Arkivi

Decani shënon Ditën e Clirimit me protesta


16 qershor 2016, Radio Kosova, Decani 17 vjetorin e clirimit e ka shënuar me një protestë gjithëpopullore, për të shprehur  kundërshtimin ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për bartjen  e pronësisë të 24 hektarëve prona të ndermarrjeve shoqërore “Iliria” dhe Apiko, mbi Manastirin e Decanit. Kjo është protesta e dytë këtij lloji , e thirrur dhe organizuar nga kryetari I komunës Rasim Slemanaj dhe Komisioni Komunal I përbërë nga të gjitha partite politike.

Decani kundershton kushtetuesen per pronat e ILIRISE dhe APIKO-s

Manastiri i Decanit
Hoteli Iliria(ish Visoki Decani)
15 qershor 2016, Radio Kosova, Në vazhdën e formave të kundërshtimit të vendimit te Gjykatës Kushtetuese e cila ia ka bartur në pronësi Manastirit të Decanit 24 hektare prona të ndërmarrjeve shoqërore "Iliria"dhe "Apiko", sot,në Decan, Komisioni Komunal i Decanit ka organizuar debatin me temën “Aktgjykimi i Kushtetueses i bazuar në drejtësi apo rast i veçantë”.