15 qershor 2004, Pavarwsia, Margarita ishte shumë e re atëbotë dhe ende nuk dinte ç'është arti. Ajo, në fushën e tij të bukur hyri krejt natyrshëm. Margarita s´e kuptonte as ç'është poezia Se aty fshihej e bukura e artit dhe magjia që do ta udhëhiqte në të ardhmen. Poaq pavetdishëm edhe i lexonte, vetëm me faktin se ato ushqenin shpirtin e saj të ndjeshëm.
Pages
Arkivi
PANO TAQI:Vargu nuk burgoset
11 qershor 2004, ZWRI Javor, "Gjwndjet dhe gjetjet e mirëfillta poetike; shumë pikëllim, dhe pak shpresë: hove të fundme dashurore në pleqëri të thellë,-ja ç'kumton me një thjeshtësi prekëse poeti endacak Pano Taçi, të cili ,si burgu, si pasburgu,ia mpakën po s'ia plakën dot shpirtin rrebel dhe ndjeshmërinë serembiane. Humbellat e shembjeve dhe ritmi i valëve të një jete të trazuar të pikin në zemër dhe të bëjnë të mendosh se njeriu nuk është ishull i vetmuar: fati i tij është pjesë e fatit të të gjithëve. Fjalë drithëronjëse,pagëzim gazavaji. Fjalë njeriu për njeriun. Mbi dhê e nën dhê."