Arkivi

PANO TAQI:Vargu nuk burgoset

11 qershor 2004, ZWRI Javor, "Gjwndjet dhe gjetjet e mirëfillta poetike; shumë pikëllim, dhe pak shpresë: hove të fundme dashurore në pleqëri të thellë,-ja ç'kumton me një thjeshtësi prekëse poeti endacak Pano Taçi, të cili ,si burgu, si pasburgu,ia mpakën po s'ia plakën dot shpirtin rrebel dhe ndjeshmërinë serembiane. Humbellat e shembjeve dhe ritmi i valëve të një jete të trazuar të pikin në zemër dhe të bëjnë të mendosh se njeriu nuk është ishull i vetmuar: fati i tij është pjesë e fatit të të gjithëve. Fjalë drithëronjëse,pagëzim gazavaji. Fjalë njeriu për njeriun. Mbi dhê e nën dhê."  



Kështu Xhevahir Spahiu me pak fjalë përmbledh poezinë dhe natyrën e poetit të persekutuar, i cili përveç se është i njohur edhe jashtë trojeve mbarëshqiptare, I përkthyer në disa gjuhë të huaja ai është përfshirë edhe në Antologjinë e Poezisë Shqipe të gjysmëshekullit të artë, përgatitur nga studiuesi dhe kritiku i mirënjohur, Ali Aliu.
 
Goditje që në agun e jetës
 
U lind në Gjirokastër, në vitin 1929-nip i Zoto Tacit mik i Fan Nolit dhe patriot. E emëruan Pano, sipas një ylli dardan. Mirëpo, shkëlqimi i këtij ylli u zhyt në errësirën e jetës që në rininë e hershme. Sepse, që në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç u përjashtua nga shkolla për një dashuri zogjsh, të cilën e ndjeu dhe ia shprehu vajzës së klasës. Për një ndjenjë të çiltër adoleshentësh, vargun e tij të sinqertë dhe konceptin e cuditshëm komunist të dashurisë së shpirtite cila nga njerëzit e athershëm u quajt "dashuri borgjeze",  poeti i vogël u përjashtua nga shkolla. Mirëpo, ata të cilët që në nismë ia përmbysën perspektivën, s'ia prenë dot fjalën. Ai vazhdoi të shkruaj poezi e edhe drama, mbi bazën e dramës se jetës së tij. Sepse, shpirtin e një poeti vuajtja e pasuron dhe e rilind gjithnjë në një formë të re. Kështu ndodhi edhe me Pano Taçin, i cili nuk ndërpreu kurrë së shkruari por edhe së lexuari, duke kërkuar gjithnjë ushqim për shpirtin e etur.
 
Kur  pnangoset lumturia... 
 
Në vitin 1946, u bë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve. Por, pikërisht në këtë vit fillon edhe kalvari i vuajtjeve të tij. Sepse, për herë të parë në moshën 17 vjeç iu vunë prangat që pasuan me dënime të kohëpaskohshme mbi akuzat: tentim arratisjeje, thyes kufiri, poezi direkte kundër Enver Hogjës dhe në fund me goditjen më të rëndë-pesëmbëdhjetë vjet heqje lirie, "si njeri u cili fut në klasën punëtore mendime dekadente perëndimore". Dhe, ishte ky viti 1963, kur pas internimit, Pano Taçi kishte filluar jetën e vërtet me një lushnjare, me të cilën ishte martuar që me '61. Me të tashmë kishte edhe një fëmijë, sepse kish kujtuar se jeta e tij po binte në binarë. Mirëpo, koha e dëshmoi se lumturia e tij kaq e kishte, sepse arrestimi i papritur folenë e familjes se re shthuri që në nismë. Në jetën e tij mbeti e kalitur përjetësisht vetëm një tabllo trishtimi e një burri me pranga ndër duar përballë nuses me foshnjën në krahë.
 
Dorëshkrimi i varrosur në Burgun e Spaqit
 
Përkundër goditjeve të jetës, poeti nuk jepet. Vargu i tij edhe në lagështinë e burgut mbijeton. Shkëndijat e tij shkëlqejnë në errësirën skëterrë. Por, i vetdishëm se po të gjendeshin do dënohej prapë, të gjitha vargjet në dorëshkrim ia lë mikut të tij me porosinë t'i digjte. Miku nuk e dogji por e varrosi dorëshkrimin, I cili edhe sot e kësaj ditë mbeti në burgun e Spaqit, varrosur edhe më thellë nga shembja e një masivi dheu. Mirëpo, një poemë nga ky dorëshkrim Panoja e dinte përmendsh. Prandaj, kur del nga burgu e rishkruan. Ishte kjo poeme kushtuar bashkeshortes se tij e cila ia dyfishoi fatkeqësinë. Por, djali I lënë gjashtë muajsh do t'i kthehet pas njëzet vjetësh;burrë! 
 
..."Nëse do të shkoni në kafe "Europa", në cilëndo ditë, të paraditeve dhe në prag të mbrëmjeve do të shihni në një nga tavolinat jashtë një burrë të vetmuar, në moshë të thyer tashmë, me borsalinë, teksa pi një gotë birrë apo kafe e, ndërkaq se c'shkruan i përqëndruar dhe pandërprerë në ca fletë të vogla e të bardha si leshrat e tij, ta dini, është poeti Pano Taçi..."(Visar Zhiti). Mikun e Lasgushit, këtë bohem shpirt-njeriu serish e gjejme dhe e leme te kapur fort për boshtin e vetëm të jetës së tij;poezinë, teksa pret mëngjeset e ngrys muzgjet e vjeshtës së jetës në (Cafe)"Evropën" e Metropolit shqiptar.