13 qershor 2006, Dojce Vele, Vendimi ekzekutiv
2005/5, parasheh një zonë të vecantë rreth Manastirit të Decanit me
rreth 800 hektar në formë të një drejtkëndshi-tetë kilometra me një
kilometër gjërësi, pa përjashtuar as pronat private. Kunder ketij aktvendimi Levizja Vetvendosje ka organizuar proteste ne Decan.
Pages
Arkivi
Protestë kunder Zones se Vecante te Manastirit te Decanit
Gjurmëve të kompozitorit gjenial Ludvig Van Bethoven
Ludvig Van Bethoven (Foto "Bethoven Haus") |
Ne muzeun "Bethoven Haus", Bonn |
Në muzeun "Bethoven Haus"në Bonn të Gjermanisë, përmes 150 mijë pjesëve të prezantuara mund të dokumentohet jeta dhe vepra e Bethovenit, por edhe shumëllojshmëria e botës së tij. Në njërën shtëpi, atëbotë jetonin muzikantët e orkestrës së Bonnit, çfarë Bonin e athershëm e bënte shumë të zhurmshëm. Ndërsa, në shtëpinë e pasme prindërit e Bethovenit u shpërngulën në vitin 1767.
"Nën këtë kulm modest Ludvig Van Bethoven pa dritën e jetës, si fëmijë I dytë I të shtatë fëmijëve të Johan dhe Maria Magdalena van Bethovenit. Data e saktë të lindjes së tij nuk dihet, por sipas shënimit në regjistrin e kishës së athershme Sant Remigius, data e saktë e pagëzimit është 17 dhjetori I vitit 1770"-thotë z.Gite Schatz, nga shoqata Bethoven Haus e cila na shpien përgjatë jetës së Bethovenit.
Mesuesi i pare i Bethovenit ishte i ati i tij
Bethoveni nuk u shkollua gjatë, sepse ai që në vegjëli mësoi të luante në shumë instrumente. Mësuesi I tij I parë ishte I ati, Johan Van Bethoven, atebotë, tenor në oborrin mbretror. Ndonëse jo i talentuar sa I ati Ludvig Van Bethoven-I vjetri, ai e kuptoi shumë shpejt se kishte nje fëmijë shumë të talentuar. Prandaj, nxiti talentin e Bethovenit të vogël. Që në moshën katër vjeçare filloi t'I mbante mësime në piano. Komponimet e para të Bethovenit vinë me 1782. Ato janë variacione për piano të nxitura prej mësuesit të shquar nga Bonni, Kristian Gotlob Neefe"-rrëfen Gite Schatz, nga Shoqata "Bethoven Haus".
Paraqitja e tij e parë publike është koncerti i 26 marsit të vitit 1778, në Këln. Dyshohet se i ati I tij Johan Van Bethoven qëllimisht ia zvogëloi moshën në 6 vjet, që të tërhiqte vëmendjen më shumë. Ai u mundua që djalin e tij të talentuar ta prezantojë para publikut si fëmijë- mrekulli, siç ishte Moxarti.
Bethoveni për shkak të shurdhimit duhej të komunikonte me bllok shënimesh...
"Porteti I pikturuar nga Josepf Karl Stieler, një adhurues I flaktë I Bethovenit është piktura më e bukur e kompozitorit-por jo më realja. Portreti më I hershëm që muzeu Bethoven Haus posedon është një siluetë e vogël e Betovenit 16 vjeçar. Në këtë kohë, Bethoveni shkon në Vienë për të mësuar nga Moxarti. Fatkeqsisht, pas pak merr lajmin se nëna i është sëmurë rëndë nga tuberkulozi. Pas kthimit në Bonn, ajo edhe vdes bashkë me të bijën. Pas tragjedisë, babai I tij u dha pas alkoolit dhe e gjithë barra e familjes Bethovenit I ra mbi supe. Por, ai mbështetjen, këshillën dhe formimin shpirtror ia dedikon Helenës nga Breuningu, fëmijëve të së cilës iu jepte mësime në piano. Ajo ia ofroi gjithë dashurinë amërore dhe këtu ai ishte në familjen e tij. Dëshmi të shoqërisë së tyre të përjetshme janë kartolinat e shkëmbyera ndërmjet Betovenit dhe Eleonora Breuningut. Ndërsa, bashkëshorti I ardhshëm I Eleonorës, doktori Franz Gerhard Vegeler, bashkë me Ferdinand Ries, botoi "Kujtimet e rinisë së Bethovenit" (1838), e cila është edhe biografia e parë e kompozitorit-rrëfen Gite Schatz.
Pushtimi francez ndryshoi kahjen e jetes se Bethovenit
Në vitin 1792, Bethoveni largohet serish në Vienë, tashmë për të marrë mësime nga Hajdn. Shokët e tij me rastin e lamtumirës ia përgatitën një album familjar, në të cilin ia uruan dëshirat më të mira. Por, prekëse janë vargjet e të famshmit Ferdinand Graf Valdstein I cili ndër të tjera thotë:"...të dëshiroj Shpirtin e Moxartit në Duart e Hajdnit". Valdstein ishte një bohem I shquar me një bibliotekist të veçantë - Kazanovën, I cili kujtimet e tij të famshme I shkroi në kështjellën e tij. Valdstein e mbështeti shumë Bethovenin. Kompozitori më vonë do t'ia kushtojë sonatën me titull "Sonata e Valdsteinit".
" Bethoveni synonte t'I rikthehej Bonnit-thotë z.Schatz. Mirëpo, pushtimi francez I Reinlandit (1794), çoi në shuarjen e mbretërisë. Ardhja e Napoleonit ndikoi edhe në shpërndarjen e orkestrës. Bethoveni, e admironte Napoleonin, idenë e republikaneve dhe dëshironte demokracinë. Mirëpo kur dëgjoi se Napoleoni e kurorëzoi veten mbret, u dëshpërua shumë. Kështu, simfoninë e tretë dedikuar Bonapartës e emëroi 'Heroika' dhe jo si deri atëherë, 'Napoleon Bonaparta'".
Bethoveni në Vienë qëndroi më gjatë se mendonte. Ai, vendlindjen e tij-Bonin nuk e pa më kurrë!
Bethoveni nuk degjonte me duartrokitjet per komponimet e tij...
"Bethovenit admironte Gëten, poashtu. Ai komponoi shumë tekste të Gëtes. Por, ai nuk e pranonte dhe gjithë çfarë tha për të ishte: "Bethoveni është një pianist I mirë, por jo më shumë!"-rrëfen Gite Schatz.
Bethoveni që në moshën 30 vjeçare, për herë të parë njofton shokun e tij Vegeler për vështirësitë në dëgjim. Prej këtu rezulton edhe vetmia e tij dhe izolimi. Dy vjet më vonë, ai shkroi të ashtuquajturin "Heiligerstadter testament",(Testamenti I qytetarëve të shenjt") një letër dy vëllezërve më të rinj. Që nga viti 1818, Bethoveni duhej të komunikonte me bllok shënimesh, të cilat sot janë burime të rëndësishme për krijimtarinë e tij.
"Mirëpo, përkundër faktit se ishte komplet I shurdhër, Bethoveni kurrë nuk humbi ndjenjën e mirë. Ai në këtë gjëndje komponoi edhe Simfoninë e Nëntë, duartrokitjet për të cilën s'mund t'I dëgjonte. Dhe, një mendim I tillë është shumë I dhimbshëm!"-rrëfen Z.Schatz, sipas së cilës, "Bethoveni ishte I dashuruar gjithë kohën":
Kujt ia kushtoi Bethoveni të pavdekshmen "Für Elise"?
Autogrami per "Dashnoren e perjetshme"u deshifrua gabimisht "Për Elizën"
"Ai I shkruante nxënësit të tij Ferndinand Reis se dëshironte të martohej. Por, të zgjedhurat e tij ishin ose nga familje fisnike, ose pothuaj gjithnjë të martuara. Dhe, Bethoveni nuk ishte I fisnkiëruar. Prandaj ishte e pamundur martesa. Josefine Brunsvikun desh ta martonte. Gjulieta Giokardit- një zonje të bukur italiane, ia dedikoi edhe "Moonlight Sonate-n". Pas vdekjes së tij, në tavolinën e shkrimit gjenden dy miniatura me portrete zonjash dhe një letër dashurie, me mbishkrimin "Dashnores së pavdekshme". Por, edhe pse janë bërë filma e libra të bukur, identiteti I kësaj zonje edhe sot e kësaj dite ka mbetur mister. Betoveni fshehtësinë e tij e mori me vete në varr!"
Bethoveni ia kushtoi këtë pjesë të bijës së doktorit të tij, Tereza Malfatit të cilën deshi ta martonte. Por kopjuesit autogramin "Për Terezën" e deshifruan gabimisht "Për Elizën". Por, është e sigurt se Elizë në jetën e Bethovenit s'ekzistoi kurrë"."Ky është keqkuptimi më I madh në botë!-thotë Gite Schatz, ciceron e muzeut te Bethovenit,ne Bonn.
Ludvig Van Bethoveni vdiç me 26 mars të vitit 1827 në apartamentin e tij në "Schëarzpanierhaus", në Vienë. Se sa I famshëm dhe I promovuar ishte Bethoveni gjatë jetës se tij, dëshmon akuarelli I Franz Stoberit, I cili prezanton funeralin e tij(28 mars 1827), ku morën pjesë 20.000 njerëz.
Ajete Beqiraj-Radio Kosova(audio)/Zeri Ditor(shtyp))
Gjurmëve të kompozitorit gjenial Ludvig Van Bethoven
Ludvig Van Bethoven |
Ne muzeun"Bethoven Haus",ne Bonn |

"Dashnorja e pavdekshme"-Autogrami "Për Terezën" u deshifrua gabimisht "Për Elizën"
"Ai I shkruante nxënësit të tij Ferndinand Reis se dëshironte të martohej. Por, të zgjedhurat e tij ishin ose nga familje fisnike, ose pothuaj gjithnjë të martuara. Dhe, Bethoveni nuk ishte I fisnkiëruar. Prandaj ishte e pamundur martesa. Josefine Brunsvikun desh ta martonte. Gjulieta Giokardit- një zonje të bukur italiane, ia dedikoi edhe "Moonlight Sonate-n". Pas vdekjes së tij, në tavolinën e shkrimit gjenden dy miniatura me portrete zonjash dhe një letër dashurie, me mbishkrimin "Dashnores së pavdekshme". Por, edhe pse janë bërë filma e libra të bukur, identiteti I kësaj zonje edhe sot e kësaj dite ka mbetur mister. Betoveni fshehtësinë e tij e mori me vete në varr!"
Bethoveni ia kushtoi këtë pjesë të bijës së doktorit të tij, Tereza Malfatit të cilën deshi ta martonte. Por kopjuesit autogramin "Për Terezën" e deshifruan gabimisht "Për Elizën". Por, është e sigurt se Elizë në jetën e Bethovenit s'ekzistoi kurrë"."Ky është keqkuptimi më I madh në botë!-thotë Gite Schatz, ciceron e muzeut te Bethovenit,ne Bonn.
Ludvig Van Bethoveni vdiç me 26 mars të vitit 1827 në apartamentin e tij në "Schëarzpanierhaus", në Vienë. Se sa I famshëm dhe I promovuar ishte Bethoveni gjatë jetës se tij, dëshmon akuarelli I Franz Stoberit, I cili prezanton funeralin e tij(28 mars 1827), ku morën pjesë 20.000 njerëz.
Ajete Beqiraj-Radio Kosova(audio)/Zeri Ditor(shtyp)