Arkivi

Hapja e muzeut shqiptar në SHBA inicohet nga një kolonel amerikan

Kompleksi i uzines se armes "Colt',
ndertuar ne vitet 1850
Projekti per "Sem & Elisabeth Colt,
ku planifikohet dega e muzeut shqiptar
27 shkurt 2019, RTK, Në Hartford të SHBA-së pritet të hapet dega
e muzeut shqiptar, ku do të rrëfehet mbijetesa e kulturës dhe traditës shqiptare nga invazionet pushtuese e shtypëse ndër shekuj si dhe roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shpëtimin e Shqipërisë nga copëtimi i dytë, në çlirimin e Kosovës si dhe në konsolidimin e të dyja shteteve.

Shqiptarët në ShBA ruajnë vlerat kombtare dhe promovojnë vlerat amerikane

Flamuri i Kosovës në
Capitol Building, Hartofrd,CT
Flamuri kombtar shqiptar
në Capitol Buliding, CT
24 shkurt 2019, RTK. Për përfaqësuesit e politikës amerikane në Hartford-CT,kultura shqiptare është dekor i diversitetit kulturor në SHBA ndërsa bizneset shqiptare-shtyllë e zhvillimit ekonomik. Dhe, prandaj në përvjetore të pavarësisë, flamuri kombtar shqiptar dhe ai i Kosovës me ditë e javë valojnë lirshëm mbi ndërtesat e legjislativit amerikan.

Guri mbivarror ilir në Istog-dëshmi lashtësie në këto treva

Salih Zogaj nga Gjyshkoka e Istogut
Guri mbivarror në Istog
15 korrik 2016, Radio Kosova, Në lagjen Gjyshkokë të Kaliqanit, një qytetar ka gjetur një gur mbivarror I cili besohet t‘I takojë periudhës romake si dhe pjesë e gurit të ekspozuar tashmw në muzeun komunal të Istogut, I gjetur para 20 vitesh nga po i njëjti qytetar.

Plavë-Guci:Kodra ilire Jerina mbulohet me mbeturina!

Mali i mbeturinave ne Jerina
 Martinajt pare nga Jerina
21 korrik 2016, Bota Sot, Vendosja e një vendgrumbullimi te hapur mbeturinash pranë vendbanimeve të fshatit Martinaj të Plavë-Gucisë, është bërë pa vullnetin e banorëve dhe rezistenca e tyre është thyer me forcë. Hedhja e tyre mbi gërmadhat e selisë së perandoreshës ilire Jerina, përdhos trashëgimine kulturore të komunitetit autokton shqiptar. Përderisa, presionet e qeverisë malazeze ndaj banorëve me arrestime, gjykime e gjoba si pasojë e rezistencës kundër kësaj deponie tashmë kanë rezultuar me shpërnguljen e dhjetëra familjeve. Rezistenca e banorëve është thyer me forcë.Kundër këtij vendgrumbullimi ka reaguar edhe Zyra Evropiane për Mjedisin(EEB), e cila e ka vendosur në Ejolt Atlas si pikë të kuqe mjedisore në botë.

Shpejtim Ahmetaj Kampion Bote në WKU

Ahmetaj,pas shpalljes Kampion Bote në WKU
3 dhjetor 2014, Radio Kosova, Kick Bokseri Shpejtim Ahmetaj, nga Isniqi i Decanit, pas medaljes së artë në kategorinë 75 kg,  vitin e kalaur në Kreta të Greqisë, me 29 nëntor, në Gjakovë sfidoi kundërshtarin hungarez Dezso Backos në meqin për titullin Kampion i Botës në versionin WKU.