21 mars 2007, Dojçe Vele, Zyra për Siguri Publike e Qeverisë së Kosovës, e cila së bashku me institucionet relevante monitoron situata të ndryshme, gjëndjen në vend e vlerëson si të kënaqshme dhe stabile. Por, nuk përjashton mundësinë e rrebelimit të popullit nëse nuk respektohet vullneti I tyre.
Kryetari I Komisionit për Siguri i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, në një dëgjim publik për gjëndjen e sigurisë, të mbajtur sot, në Prishtine, paralajmëron përshkallëzim të situatës në rast të shtyerjes së metujeshme të definimit të statusit të Kosovës.
„Vet procesi i definimit të statusit është një sfidë për Kosoven. Normalisht, kjo rrit rrezikun e përsëritjes së situateve të krizave, pavarësisht nga cili komunitet vjen“.
Vlerësime të tilla kanë bërë edhe institucione dhe mekanzima që merren me vlerësime dhe parashikime të situatave. Ndërkohë që ish ndërmjetësi amerikan për paqe në Ballkan, Richard Hollbruk, të hënën deklaroi se nëse Rusia e ndalon planin e OKB-së për t’I dhënë pavarësinë provincës së shkëputur të Serbisë, dhuna në Kosovë mund të shpërthejë që në fillim të muajit të ardhshëm.
Naim Maloku nuk e përjashton këtë mundësi:
“Mendoj se ky parashikim është I drejte dhe ka bazë për arsye se, vet shtyerja e definimit të statusit nga viti I kaluar në këtë vit, ka shkaktuar situata të nderlikuara dhe tensione. Ndërsa, shtyrja e mëtejme eventuale edhe pas qershorit rrit rrezikshmërinë për eskalimin e situates“.
Keto komente Naim Maloku i beri ne nje degjim publik, per gjendjen e sigurise per te cilen raportoi zyra per sigur publike ne qeverine e Kosoves.Javen e kaluar, një batalion gjerman prej 600 trupash rezervë të NATOs- ka filluar zbarkimin në Kosovë. Koloneli Michael Knop, zëdhënës I KFOR-it, thotë se stërvitja e ushtarëve të KFOR-it nuk është përgatitje për parandalim të trazirave të reja. Përderisa, aktivistët e lëvizjes „Vetvendosje“, paralajmëronë organet e sigurisë, në përgjithësi, që të mos shikojnë situatën me gjakftohtësi. Sipas tyre, nëse mohohet e drejta e popullit për vetvendosje, trazirat do të jenë të pashmangshme.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele