11 prill 2007, Dojçe Vele, Anëtaret e Ekipit të Unitetit të Kosovës, sot kane udhetuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Përgatitja e Strategjisë për 120 ditët e para për Kosovën”. Ne konferencën e organizuar nga „Fondacioni i Vëllezërve Rokfeller“ do të marrin pjesë edhe personalitete të larta amerikane, përfshire edhe ish-presidentin Bill Klinton dhe ndihmes sekretarin amerikan të shtetit, Nikolas Bërns.
“Pas miratimit të rezolutës së re për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, faza 120 ditëshe do të jetë një sprovë, të cilen kosovarët do ta kalojnë me sukses. Por, është me rëndësi të madhe që në këtë konferencë pala kosovare të argumentojë se është e përgatitur për t’u përballur me sfidat që dalin gjatë periudhes passtatusore. Kjo do të thotë që so të jemi të gatshëm të të impelementojmë krejt ato që kemi thënë në takimet e Vjenës dhe është me rëndësi që kjo fazë e parë e tranzicionit 120 ditësh të jetë sprovë e drejtperdrejtë e gatishmërisë sonë të përditshme dhe unë mendoj që Kosova do të shpejtojë hapin e vet ne proceset integruese“-deklaroi tha sot kryesuesi i Ekipit të Unitetit, dr. Fatmir Sejdiu, para nisjes për në konferencën ndërkombtare me temën: “Përgattija e strategjisë për 120 ditët e para të Kosovës“, ku udhëheqësit kosovarë do t’i paraqesin edhe një herë argumentet për krijimin e shtetit të Kosovës.
Presidenti I Kosovës, Fatmir Sejdiu, shfaqi besimin se në përshpejtimin e proceveve integruese të Kosovës do të ndihmojë edhe prania civile ndërkombtare dhe trupat e NATO-s, të cilët do të qëndrojne edhe pas zgjidhjes së statusit. Përderisa Kryeministri i Kosovës dhe anëtari i Grupit Negociator, Agim Çeku, tha se: “Përvojat e ekspertëve të ndryshëm ndërkombtare në konferencën e Nju Jorkut, do t’i ndihmojnë qeverisë për të menaxhuar më mirë sfidat e para të shtetësisë së Kosovës“.
Në konferencën e nesërme, e cila pritet të zgjas deri me 14 prill, është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e anëtarëve të Grupit Politik Strategjjk, përfaqësues të minoriteteve dhe përfaqësues të shoqërisë civilie. Lideri i partisë „ORA“ si dhe anëtar i Grupit Negoicator, Veton Surroi, temën e quajti të një rëndësie të veçantë, për faktin se, siç tha ai, “kësaj çështjeje nuk i është kushtuar vëmendje e duhur në Kosovë dhe konferenca është rast i mirë që së bashku me miqtë ndërkombëtarë të bisedojmë për atë prioritete tona qeverisëse, të Grup të Unitetit,etj”.
Konferencën, e cila pritet të drejtohet nga i dërguari i posaçëm amerikan për Statusin e Kosovës, Frenk Wizner dhe nga diplomati austriak, Vofgang Petriç, do ta hapë ish presidenti amerikan, Bill Klinton.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele