5 shkurt 2008, Radio Kosova,Sot,ne Dranoc te Decanit, u be varrimi i Besnik Mazrekajt, i cili me 2 shkurt humbi jeten ne nje aksident trafiku. Ne gurin e varrit u be edhe falja e gjakut te tij.
Burrat dhe trimat gjithmone kane falur. Kete tradite e percolli edhe familja Mazrekaj, e cila fali gjakun e djalit ne gur te varrit.
„Te nderuar qytetare, ju falenderojme per pjesemarrjen ne varrimin e birit tone i cili humbi jeten ne nje fatkqesi komunikacioni ne moshen 21 vjecare. Pejsmerrja juaj na lehteson dhimbjen…Ndersa, ju pjesemarres te familjes Lluka rrini te qete dhe se bashku me neve ndani pikellimin, ne keto dite kur i madh e i vogel pret pavaresine. Ne emer te kesaj pavaresie, ne emer te familjes Mazrekaj, te qytetareve te Dranocit dhe te Rajonit e Vokshit, ju qofte fale jeta e birit tone: Besnikut! Vllazni, ngushellime!...Bashkefshatare, ngushellime!... Miq, ngushellime per Besnikun!“ -ishin fjalet,me te cilat familja Mazrekaj fali gjakun e te birit, Besnikut, familjes Lluka nga Peja.
Ne ceremonine varrimit ku merrnin pjese qindra qyteare, pjesetare te familjeve te deshmoreve, perfaqesues te shoqatave te dala nga lufta, perfaqesues te Kuvendit Komunal dhe te sherbimit policor te Kosoves, ne emer te familjes Mazrekaj foli Bashkim Nitaj i cili pervec jetes, pershkroi edhe diten fatkeqe, kur 21 vjecari, Besnik Zeke Mazrekaj, humbi jeten ne nje aksident trafiku, nga nje makine SHPK-se te cilen po e ngiste polici Lluka.
Mulla Nexhmedin Hoxha, kryetar i Bashkesise Islame, ne Peje, duke lavderuar aktin e faljes se gjakut si veper te njerezve te medhenj e besimtar, beri thirrje per kujdes.
“Ne nuk jemi hakmarres,ne nuk do te derdhim gjak pas ketij gjaku! Ne po shkarkojme nje barre nga shpirti dhe ndergjegja jone! Qofshi faqebardhe ju, Dranoc…Qofshit faqebardhe te gjithe ju, farefis I Besnikut! Vec mos te harrojme, se ne kemi kete force te falim sepse ky eshte gjesti me i mire dhe me sublim qe mund ta beje njeriu. Por,te kemi kujdes, se cdo njeri qe ka ardhe n´kete bote eshte nje ndertese e Allahut xh.h. A gezohet Zoti me ia prish ndertesen e tij?!”
Ajete Beqiraj, Radio Kosova