Arkivi

Sfida te nduarnduarta gjate paisjes me dokumente identitifikimi

7 shkurt 2009, Radio Kosova & Blue Sky, Megjithëse në Rrezar, Strellc dhe në Drenoc, janë ndërtuar tri objekte të ofiqarisë, ato edhe më tej vazhdojnë të qëndrojnë larg shërbimeve të qytetarit. Në anën tjetër, për shkak të mungesës së hapësirave në Qendrën Komunale për Regjistrim Civil, qytetarët perballen me pritje të gjata dhe tollovi.

Nje korridor i ngushte me nje porte e madhe dhe dy zyra ne nje objekt te vjeter ne qender te Decanit, eshte ambienti ku qytetaret e komunes se Decanit pajisen me dokumente identifikimi. Me fluksin prej qindra qytetaresh perballet stafi prej 6 punonjesish; kapacitete keto te pandryshuara tash e nente vjet.
“Punojme cdo dite pune prej 8-tve deri ne 19-te, ndersa te shtunen prej 8-ve deri ne 16-te, jemi duke punu diten e naten me krejt energjine, por kerkesat jane enorme dhe te pernjehershme-rrefen Nysret Haxhnikaj, koordinator i Qendres Komunale te Regjistrimit Civil-Tash imagjinone gjashtedhjete mije banore cfare invazioni eshte, gje qe jemi ardhe ne nje gjendje te veshtire psikofizike. Nuk e di kush do mund t´bente dicka me teper ne keto ne te cilat po punojme. Prej njecind e dhjete deri ne njecind e dyzet aplikante vetem per leternjoftime brenda dite, duke mos llogarit edhe aplikantet per pasaporta, qe mund te arrine deri ne 60-te deri ne 80-te aplikante. Ndwrsa, qe nga tete  tetori 2008, kur edhe kemi startu kemi leshuar diku rreth  4000 leternjoftime te Republikes e Kosoves”.
Por, sa jane te kenaqur qytetaret me sherbimet e kesaj qendre?
“Sinqerisht, po te mirret parasysh numri i shumte i paleve dhe orari i gjate i zyrtareve te qendres, sherbimi eshte shume i mire dhe ne nivel-thote Dukagjin Dautaj, i cili ka ardhe te aplikoje per leternjoftim te ri.
Qendra Komunale per Regjistrim ne Decan, si alternative ka gjetur caktimin e termineve me ane te numrave per aplikantet, te cilet ne kete menyre do ta dine kohen e tyre per aplikim.
“Mua me erdhi radha ne oren 10-te, sipas radhitjes. Dhe, me sa kam pare une, cdo gje ka shku me korrektesi dhe asnjehere nuk kam mund me verejt hyrje pa rend, intervenime apo dicka tjeter”-thote Zymer Hasanaj.
Ne projektin e pare pas luftes per paisje me dokumente identifikimi, ekzistonin gjashte qendra satelitore ne gjashte bashkesi lokale. Tashme,  te mijera qytetaret jane te adresuar ne nje qender te vetme.
“Tashme, ne dispozicion i kemi dy zyra ne kete objekt parahistorik. Pra, po e  shihni vet ambientin ne te cilin punojme...Jemi ne negociata me Minsitrine e Puneve te Brendshme qe te gjejme nje alternative per te na siguru kushte me te mira per pune”-thote koordinatori Haxhnikaj.
Dhe, perderisa objektet e ofiqarise ne Dranoc, Rrezar dhe Strellc ne te cilat jane investuar mbi 100 mije euro jane larg sherbimeve te qytetarit, banoret e ketyre fshatrave edhe per dokumentin me te thjeshte udhetojne me kiloemtra te tere.

Ajete Beqiraj, Radio Kosova & Blue Sky