Arkivi

Rrugëtimi i Grupit Folklorik "Dervish Shaqa" nga Decani

27 qershor 2009, Radio Kosova, Grupi folklorik “ Dervish Shaqa” ne Decan, me 15 rapsodë dhe instrumentalistë të spikatur, i ka mbetur besnik kultivimit të folklorit burimor te Rrafshit te Dukagjinit. Ai prezanton denjsisht Decanin, duke mos u kthyer pa shperblime nga asnje Festival Mbarekombtar i Folkorit qe mbahet perbrenda dhe jashte Kosoves.

Reportazh nga Novoberda


24 qershor 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Komuna e Novoberdes, e banuar me popullsi shqiptare dhe serbe, eshte nder komunat e rralla ne te cilen pas luftes se fundit ne Kosove, vazhdon bashkejetesa. Papunesia dhe shperngulja jane probleme te vazhdueshme. Sfida e radhes do te jete procesi I decentralizimit. Ndersa, strukturat paralele megjithese ekzistojne, nuk perfillen nga vet komuniteti serb.

Gjilan: A e afron decentralizimi pushtetin prane qytetarit?

22 qershor 2009, Dojce Vele & Blue Sky, Qeveria e Kosoves eshte e perkushtuar te realizoje ne praktike procesin e decentralizimit, i cili vjen si kerkese e Pakos te Ahtisarit.Qytetit te Gjilanit me kete rast i shkeputen nente fshatra dhe i bashkangjiten komunes se Novoberdes. Banoret shqiptare me protesta dhe peticione kundershtojne shkeputjen nga Gjilani per faktin se ju largohen sherbimet me dhjetera kilometra. Nderkohe qe banoret serb, megjithese duan te mbesin pjese e Gjilanit, jane me pak te zeshem ne kundershtimin e ketij procesi.

Depopullimi i Rugovës dhe iniciativat për kthimin e popullatës në vatrat e veta


18 qershor 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Debimi masiv I popullatës me 1999, si dhe djegja dhe rrënimi I vendbanimeve nga forcat policore e paramilitare serbe në Kosovë, që atëherë ka pamundësuar kthimin e banorëve në 13-të fshatrat e Rugovës. Dhjetë vjet pas ndërhyrjes së forcave të NATO-s, në Kosovë, Ajete Beqiraj vizitoi njërin nga këto fshatra për të parë nga afër gjëndjen aktuale.

Sa është i kënaqur elektorati me punën e të votuarve të vet

15 qershor 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, ne zgjedhjet lokale te 15 nentorit ne Kosove do të garojnë 40 parti politike, nder te cilat 19 parti politike shqiptare, 6 serbe, 7 parti politike boshnjake, 1 turke, 1 gorane, 1 egjiptase, 1 rome, 2 parti politike ashkaliane, 1 parti malazeze. Por, sa jane te kenaqur banoret e Kosoves me te arriturat e pushtetit te deritanishem, sa eshte interesimi per dalje ne zgjedhje dhe cilat jane te priturat e elektoratit nga partite te cilave do t´ua besojne voten?

Pak shance pune në Kosovë

Komuna e Gjilanit
Papunësi në Kosovë
12 qershor 2009, Dojçe Velle. Në Kosovë, ekonomia e shkatërruar nga lufta dhe privatizimi i ndërmarrjeve, kanë ndikuar në rritjen e papunësisë. Në Gjilan, njëra ndër shtatë qendrat rajonale të Kosovës perqindja e papunësisë në mbi 50 per qind

Ministri Limaj: Rruga Decan Plave nder projektet e vitit te ardhshem

12 qershor 2009, Radio Kosova & Blue Sky, “Ne Dukagjin jane investuar rreth 20 milione euro, ndersa rruga ndershtetrore Decan Plave vazhdon te jete nder prioritetet e qeverise se Kosoves e cila shpresojme se do te radhitet nder projektet e vitit te arfdhshem”- deklaroi Ministri i Transportit dhe Postetelekomunikacionit, Fatmir Limaj, sot, me rastin e perurimit te rruges Irzniq Ratish i Decanit. 






Klinë: Forca të ndryshme përbrënda bashkësisë serbe


12 qershor 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Klina eshte nder komunat e para ne te cilat ka filuar kthimi. Ne qytett dhe ne shtate fshatra ku jetonin serbet, tashme ka mbi 900 te kthyer. Ata kane levizje te lire dhe komuna ka qasje ne te gjitha vendet ku ka te kthyer. Mirepo, krahas papunesie e cila vazhdonte mabje familetj e ndara Kosove-Serbi, papunesise se madhe ne Kosove dhe mudnesise se te qenit ne amrrdhnje pune vetem duke qene te apguar nga isnitucinet e Serbise, ndikon ne ndarjen ne dy grupe te bashkesise serbe. Fshati Videje i Klines nuk eshte i vetmi ne te cili n verhen keto dukuri.

Reportazh nga Gjilani

11 qershor 2009, Dojce Vele & Blue Sky, Ne Gjilan, njera nder shtate qendrat rajonale te Kosoves, e cila synon te jete nje qender e rendesishme e trekendeshit kufitar Kosove Maqedoni-Serbi, ekonomia e shkaterruar nga lufta dhe privatizimi i ndermarrjeve te cilat nuk mbulojne as 10 perqindshiun e kapaciteti te prodhimit, kane ndikuar ne rritjen enorme të papunesisë. Ndërsa, sfidë e radhës është procesi i decentralizimit.