Arkivi

Atësia e dyshimtë dhe kërkesat për ADN

31 mars 2010, Dojce Vele, Kërkesat për vërtetim apo kundërshtim të atësisë apo amësisë në Kosovë janë gjithnjë në rritje. Në mungesë të laboratorit të ADN-së, marrëveshjet me laboratorët e shteteve të rajonit i kushtojne miliona buxhetit të Kosovës. Vonesa e analizave zvarrit me vite lëndët nëpër gjykata, ndërkohë që shumë prindër detyrohen t´ua mësynë klinikave dhe laboratorëve në shtetet e rajonit.

Familje e kthyer nga Gjermania

25 mars 2010, Dojce Vele, Vetëm gjate vitit të kaluar nga disapora në Kosovë janë riatdhesuar 4,160 persona, 436 prej të cilëve nga Gjermania-kumton Ministria për Punë dhe Mirëqenje Sociale e Kosovës. Kthimi i detyrueshëm vazhdon edhe në vitin 2010, në vazhdën e të cilëve ishte edhe kthimi i 69 familjeve rome si dhe i një familjeje shqiptare nga Gjermania në Kosovë, para 10-të ditësh.

Dita Ndërkombtare kundër Tuberkulozit

24 mars 2010, Dojce Vele, Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, në krahasim me përiudhen e pasluftës kur numri i të infektuarve me sëmundjen e tuberkulozit ishte rreth 2000, falë mbështëtjes së fuqishmë të Fondit Global numri i pacientëve me TBC ka rënë në 901. Të dhenat zyrtare tregojnë së TBC më shumë është e shprehur në zonat rurale të Kosoves si dhe në qendrat më varfëri më të theksuar, përderisa më të rrezikuara janë grupmoshat e reja.

Rreziku nga minat prezent edhe 11-të vjet pas luftës

17 mars 2010, Dojce Vele & Radio Kosova, Që nga përfundimi i luftës në Kosovë në fusha të minuara kanë humbur jetën 114 persona, mbi 60 per qind prej të cilëve, të mitur-tregojnë të dhënat e Regjimentit të Mbrojtjes Civile në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Njëmbëdhtjetë vjet pas luftës, zonat e pademinuara edhe me tej paraqesin rrezik për kosovarët ndërsa si rrjedhojë e kësaj, fshatra të tëra kanë ngelur të boshatisura.  





Banka Botërore mbështet reformimin e Administratës Publike në Kosovë

11 mars 2010, Dojce Vele, Dy grantet te ndara nga Banka Boterore prej 12.8 milione dollaresh do te ndihmojne reformimin e Administrates Publike ne Kosove si dhe formimin e zyrave moderne per sherbimet kadastrale. Keto dy grante vine vetem dhjete muaj pas anetaresimit te Kosoves ne kete institucion financiar nderkombetar.

Riintegrimi i romëve, ashkalinjve dhe egjiptasve

10 mars 2010, Dojce Vele, Pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptas në Kosovë përballen me vështirësi të ndryshme, sic është edukimi, problemi i banimit, qasja në shërbimet publike si dhe punësimi. Për të zbutur gjëndjen aktuale të këtyre komuniteteve, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim si dhe Fondacionin Kosovar për Shoqëri të Hapur, tashmë ka hartuar Stratëgjinë për Integrimin Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve për vitin 2009-2015.

Investimet në kthim dhe shtëpitë e boshatisura në Kosovë

2 mars 2010, Dojce Vele, Sipas të dhënave të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, deri më tani në Kosovë janë kthyer rreth 20 mijë të zhvendosur të të gjitha përkatësive etnike. Vetëm gjatë vitit 2009 janë kthyer 1,553 persona të zhvendosur. Ndërsa, brënda vitit 2010 parashihet kthimi i 2000 familjeve të tjera, kryesisht të komunitetit serb. Por, krahas investimeve në kthim, shumica e shtëpive ngelen të boshatisura.