Arkivi

Serbët pas GJND-sw:Politika e deritanishme e Beogradit e gabuar

3 gusht 2011, Dojce Vele, Cka ka ndryshuar te serbët e Kosovës vendimi I Gjykatës Ndërkombtare të Drejtësisë pro pavaresisë dhe a e ka lëkundur ai pozicionin e tyre kundër kësaj pavarësie? 

Një pjesë e komunitetit serb që jeton në Kosovë, edhe pas 11-të vjetësh të ndërhyrjes se forcave të NATO-s dhe futjes së Kosovës nën administrimin ndërkombtar, vazhduan të konsiderojnë veten si qytetarë të Republikës së Serbisë. Ata edhe me pak pranuan shtetësinë e Kosovës, duke vazhduar të besojnë në deklaratat e prijësve të tyre politik se pavarësisht ngjarjeve gjatë dy dekadave të fundit, Kosova do të mbetet pjesë e pandashme e Republikës së Serbisë, e cila kontestoi në vazhdimësi pavaresinë e Kosovës duke kërkuar shqyrtimin e legjitimitetit të saj edhe në Gjykatën Ndërkombtare të Drejtësisë në Hagë. Dhe prandaj, opinioni i GJND-së pro pavarësisë së Kosovës ishte një bumerang jo vetëm për pushtetin serb por, një goditje e papritur edhe për qytetaret serb të Kosovës. Një vendim I tillë 20 familje nga lagja Markovic nga Graqanica, me afro 100 anëtarë i coi në prag të shpërnguljes-thotë Novica Markovic.

“Një mendim negativ të cilin familja ime, Gracanica dhe i gjithe populli serb e kanë përjetuar si një tragjedi të madhe. Njerëzit janë në mjegull. Njerëzit janë të trazuar nga kjo padrejtësi e madhe dhe vendimi I Gjykatës Ndërkombtare na ka sjell aq larg sa të mendojmë shpërngulemi. Se, edhepse jemi 20 familje Markovic me afro 100 anëtarë, një vendim I tillë sjell në pikëpyetje mbijetesën tonë në Kosovë. Unë vërtet s´kam fjalë të shpreh zhgënjimin tim!”-thotë Markovic, për dallim prej të cilit, Vesna Ilic me banim në Decan këtë vendim e ka pranuar krejt natyrshëm, ngaqë:

„Atje janë takuar përfaqësuesit e të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian dhe kane sjell vendimin perfundimtar. Që don të thotë, se është vendosur në nivelin më të larte se cfarë është më e mirë për Kosovën, ndërkohë. Prandaj, unë këtë e pranoj natyrshëm, sepse që në vitin 2008 ka qënë e ditur se Kosova po ec drejt Bashkimit Evropian dhe një shteti demokratik. Dhe, kjo për mua është krejt normale.“

Vesna Ilic, e kthyer para 4 vjetësh në Decan, është serbja e vetme në këtë qytet në perëndim të Kosovës, e cila jeton në mesin e 60 mijë qytetarëve joserb, 99 per qind prej të cilëve janë shqiptar. Dhe, sipas saj, këtë do duhej ta bënin të gjithë bashkëkombasit e vet të cilën jetojnë në Kosovë apo si të shpërngulur. „Qytetetarët duhet t´i kthehen jetës, të drejtave të veta dhe pozitës së tyre në shoqërinë kosovare. Ndërsa politiken duhet lënë politikanëve“-thotë Vesna.

Opinioni i GJykatws Ndwrkombtare tw Drejtwsisw wshtw "fundi i rrwfimit"

Sipas Ljubinko Todorovic, opinioni I GJND-së pro pavarësisë së Kosovës nuk do duhej të ishte fitore as humbje e asnjërës palë. “Kjo ka filluar si një rast “sui gerenis” dhe si i tille po ecën në kontinuitet, pa u marrë si shembull për asnjë vend tjetër në botë. Megjithatë, ekziston dicka që është fundi: ajo qeveri dhe të gjithe ata të cilët në fillim të viteve 90-të e deri në fund të tyre, si dhe prej vitit 2003 deri me tani na kanë mashtruar se kjo është e vërteta, tash është fundi I rrëfimit”-thotë Todorovic.

Ivica Popovic nga Gracanica, thotë se për të gjithë ata që mendojnë me mëndje të kthjellët, një opinion I tille ishte I pritur. Por sipas tij:„Këtë do të ishte më së miri ta komentonte presidenti i Republikës së Serbisë, Boris Tadic apo Vuk Jeremic, i cili ka qenë I autorizuar të udhëheq diplomacinë serbe dhe i cili e ka bindur popullin se Kosova nuk do të jete e pavarur. Jeremic është diplomat aq sa jam edhe unë. Tash flas pak me sarkazëm, por ndoshta unë do të udhëhiqja një diplomaci më të mirë se politikën që ka udhëhequr ai dhe presidenti Tadic“.

Përderisa, bashkëkombesja e tij Vesna Ilic është e bindur se “ajo që politikanët shtrojnë në tavolinë dhe ajo që bëjnë nën tavolinë, janë dy gjëra krejt të ndryshme. Kjo don të thotë se koha do të tregojë se cila është e vërteta, sic ndodhi edhe me pavarësinë e Kosovës me 2008, për të cilën koha tash e dëshmoi se ku ishte qështja? Pra, qëllimi është që i të gjithë ne të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian“.

Krahas të gjithave, një numër i konsiderueshëm i serbve të Kosovës, kryesisht në veri, vazhdojnë të mos pranojnë pavarësinë e shpallur nga Kuvendi i Kosovës me 17 shkurt 2008, në bazë të Propozimit Gjithëpërfshirës të Emisarit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Martti Ahtisaarit dhe edhe sot e kësaj dite refuzojnë bashkëpunimin me instituconet e Kosovës. Serbet që banojnë në pjesë të tjera të territorit të Kosovës, janë treguar më të hapur ndaj realitetit të ri duke dalur në zgjedhjet e organizuara nga institucionet e Ksoovës. Ndërkohë që, procesi i decentralizimit i cili është ndër prioritetet e qeverisë së Kosovës, po ndihmon dukshëm në integrimine e këtij komuniteti në shoqërine kosovare.