Arkivi

Serbët do të dalin dhe s´do të dalin në zgjedhjet e 12 dhjetorit

25 nentor 2010, Dojce Vele, Autoritetet kosovare mirëpresin daljen e serbve në zgjedhje. Qeveria e Serbisë thërret për bojkot, por nuk përjashton më ata që preferojnë këto zgjedhje. Qytetarët serb serish janë të ndarë rreth pjesëmarrjes në zgjedhjet e Kosovës?




Përqarjet brënda Kishës Ortodokse në Kosovë të nxitura nga jashtë?

24 nentor 2010, Blue Sky, “Qendrimi I Serbise sa I perket pejsemarrjes se serbve ne zgjedhjet e Kosovës eshte I njohur. Por, ata qe preferojne te dalin në zgjedhje, nuk do të gjenden përballë presioneve”-deklaori ministri serb per Kosoven, Goran Bogdanovic, në Manastirin e Decanit. Bogdanovic ka thene se qeveria e Serbise edhe e gatshme per bisedime me Kosoven, ndersa perqarjet perbrenda Kishes Ortodokse Serbe I ka quajtur “te nxitura nga jashtë”. 








Peshkopin e shkarkuar Artemije zëvendëson Peshkopi Teodosije

24 nëntor 2010, Dojce Vele, „Ne kurrë s´do të lejojmë të vëhemi në një anë, ndërsa ana tjetër, në ne të shohë kundërshtarin, armikun apo qëllimkeqin. Në Kosovë Kishat dhe manastiret ortodokse do të jenë vende të të gjithë besimtarëve,pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike dhe fetare“-deklaroi peshkopi i ri Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije. Perderisa, ministri Goran Bogdanovic, rrebelimet e vazhdueshme të peshkopit ne pension Artemije dhe të ithtarëve të tij i  quajti "ndarje te nxitura nga jashtë".

7. 4 milionë euro nga BE për Zhvillimin Ekonomik Rajonal të Kosovës

22 nentor 2010, Dojce Vele, Zyra nderlidhese e Komisionit Evropian ka nenshkruar kontratat e para me përfiteusit e projekteve në zonën ekonomike të perëndimit të Kosovës. Projektet ne vlerë prej 1.9 milione eurosh për zhvillimin e turizmit, përpunimin e qumeshtit dhe avancimin e bujqësisë do të implementohen prej komunave dhe organizatave joqeveritare.  



Lypëse ne festën e Kurban Bajramit


17 nentor 2010, Radio Kosova, Festa e Kurban Bajramit njihet si feste e  flijimit për hir te Dashurisë dhë Nështrimit ndaj Zotit të Plotëfuqishëm. Si feste e faljes, afrimit dhe solidarizimit me te afermin e te vobektin. Se, jo perhere kjo dore e meshires arrin atje ku eshte nevoja...

12-te fshatrave kosovare nuk ju lejohet shfrytezimi i bjeshkeve ne kufi me Malin e Zi

14 nentor 2009, Radio Kosova, Venja e tabeles nga qeveria e Malit te Zi pese kilometra perbrenda kufirit te Kosoves, vazhdon te jete nje fakt shqetesues per qytetaret e Kosoves e vecanerisht per banoret e 13-te fshatrave te rajonit te Pejes, cilet jane pronare te bjeshkeve ne brezin kufitar Kosove-Mal i Zi. Te drejten e shfrytezimit per bjeshket Zhlep dhe Eshtedim e kishin edhe banoret e pese fsahtrave te Decanit.



Qytetarët e Kosovës shquhen për tolerancën fetare

13 nentor 2010, Dojce Vele, Krishtërimi katolik është një fe e njohur tradicionalisht për shekuj në Kosovë. Me rënien e Kosovës nën pushtues të ndryshëm, në territorin e saj u shtri edhe besimi mysliman dhe ai ortodoks. Gjatë luftërave dhe trazirave të ndryshme janë shkatërruar dhe djegur shumë monumente fetare myslimane e ortodokse, por Kosova vazhdon të mbetet ndër vendet me tolerancë të lartë fetare.

Mineralet e Trepcës në Muzeun Mineralogjik të Bonit

10 nëntor 2010,Dojce Vele, Muzeu i Mineraleve në Bon është vetëm njëri ndër atrakcionet e shumta turistike të këtij qyteti. Muzeu posedon me 13,557 eksponate nga mbarë bota, në radhën e të cilëve ka edhe gurë dhe minerale nga Trepça e Kosovës.

Qindra hektare toke te komunes se Decanit ende pa ujitje

9 tetor 2009, Radio Kosova, Qe nga perfundimi i luftes, banoret e shtate fshartave te komunes se Decanit po perballen me problemin e ujitjes. Problemi ze fill qe ne vitin 2007, kur kompania punekryese dhe ajo mbikeqyrese projektin e dhuruar nga Agjencioni evropian e implementoi pa bashkepunimin e komunitetit te atjeshem.

Martesa te detyruara ende në Kosovë?

8 nëntor 2010, Dojce Vele,Fejesat apo martesat e detyrueshme i takojnë së kaluarës. Fenomene të tilla shfaqen vetëm në zona të thella malore, ku dominon tradita ndërsa arsimi nu kështë në nivelin e duhur.  Në raste të tilla, krahas gjykatave bëhen zgjidhje edhe nëpër oda burrash, me  Kanunin e Lekë Dukagjinit. 

Romi nga Kosova: “Unë jam gjerman- I huaj jam veç në letër”

  3 nëntor 2010, Dojce Vele( tërhequr e përpunuar nga e përditshmja gjermane"Der Spiegel"), Refugjati rom nga Kosova, Elvis Berisha erdhi në një fshat të Saksonisë së Ulët ë moshën tetëvjecare. Atje ai u bë një shembull integrimi. Në ditëlindjen e tij të 18-te, atij ju tha se do të dëbohej për në Kosovë.