Arkivi

Deponia e Martinajve ne Atlasin Global te se Drejtes Mjedisore

Protetstat e banoreve te Martinajve kunder deponise
2 tetor 2014, Radio Kosova, Pas përplasjeve të banorëve të Martinjave me pushtetin e Plavës e cila me asistencën e policisë ka vendosur një vendgrumbullim mbeturinash mbi fshatin Martinaj, problemi është vendosur në Ejolt Atlas.

"Ejolt Atlas" është një projekt global i Bashkimit Evropian për hulumtimin, katalogizimin dhe analizimin e konflikteve ekologjike në botë, të cilat bien ndesh me të drejtën mjedisore. Ndërsa, Zyra Evropiane për Ambientin, rastin e Martinajve e vlerëson si një shkelje flagrante e të drejtës mjedisore dhe i të së drejtës civile të pakicave. Sepse, Vendimi i njëanshëm nga Komuna e Plavës në nëntor të vitit 2012-të, mundësoi vendosjen e një vendgrumbullimi të hapur mbeturinash në Kodrën Jerina, rreth 350 metra larg lagjeve të banuara dhe mbi burime dhe depozita të ujit të fshatit Martinaj të Plavë Gucisë, të banuar me shqiptarë. Naim Prelvukaj, koordinator i Këshillit për Parandalimin e Deponisë në Martinaj flet për një gjëndje të mjerueshme."Hedhja e pakontrolluar, e pa matje dhe e paseleksionuar e mbeturinave në Kodrën Jerina ka krijuar një gjëndje të mjerueshme ku gjithnjë e më shumë rriten të gjithë parametrat për një katastrofë ekologjike me pasoja të papara. Pasojat shihen në kulturat furragjere. Ngordhja e bagëtise është në rritje. Ndërsa, sipas një të dhënë statistikore dëshmon se brënda vitit është rritur rreth 80 per qind numri i vizitave mjeksore dhe nesër presim edhe lindje të fëmijëve me pasoja", thotë Prelvukaj,i cili para pak kohe vuajti dënimin 11-të ditor për rezistencën e tij kundër kësaj deponie.

Piotr Barczak zyrtar i lartë për menagjimin e mbeturinave në Zyrën Evropiane për Ambient, me seli në Bruksel, e cila përfaqëson zërin e rreth 140 OJQ-ve, deklaroi për Radio Kosovën se kjo zyrë, mjedisore në botë është kontribuesi më i madh në EJATLAS, ndërsa rasti i Martinajve i përshtatet përsosmerisht shkeljes së të drejtës mjedisore. "Në fakt, situata në Martinaj është e ngjashme me rastin e hedhjes së mbeturinave në Karolinës Veriore-si rast i parë i raportuar për drejtësinë mjedisore ku zë fill lëvizja për të drejtat civile të pakicave. Ndërsa, këtë na e mundësoi bashkëpunimi i ngushtë me gazetarët dhe me përfaqësues të komunitetit lokal",tha Barczak për shtuar se rasti tashmë është i publikuar në EJOLT Atlas në gjuhën angleze dhe aktivistët mejdisor mund të alarmojnë përfaqësuesit e tyre politik.

Prelvukaj, thotë se komuniteti martinas presin ndikimin e Zyrës Evropiane për Ambient (EEB), për crrënjosjen e këtij vengrumbullimi mbeturinash nga fshati i tyre: "Presim nga EEB të ngris notë proteste ndaj Malit të Zi që sa më parë të përmirësojë gabimet e tija dhe të heq këtë vendgrumbullim mbeturinash nga Kodra Jerina.Është e ditur se ky është një projekt famkeq i qeverisë malazeze me qellime të errëta për depopullim të komunitetit shqiptar nga vatrat e tyre të sterlashta ndër mileniume.Ndërsa vendosja e vendgrumbullimit të mbteurinave në Martinaj si pikë e zezë mjedisore në atlasin global Ejolt, përkrah të drejtën tonë dhe hedh poshtë cdo pretendim të inspekcioneve që ishin në shërbim të pushtetit komunal se vendosja e tij është në përputhje me standardet".

Ndërsa, zyrtari i lartë për menagjim mbeturinash në Zyren Evropiane për Ambient në Bruksel Piotr Barczak, deklaroi per RTK-në se:"Njëri nga zyrtarët tanë që merren me çështjet e zgjerimit e me këtë, edhe me kandidaturën e Malit të Zi në BE, do të shtrojë këtë problem gjatë takimit me Komisionin Evropian dhe me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian, përgjegjës për marrëdhëniet me Malin e Zi.Dhe, për cdo zhvillim do të jeni të informuar me kohë".