Arkivi

Beg Rizaj u varros sot prane bashkeluftetareve ne Gllogjan

24 maj 2015-Radio Kosova, Sot, në Kompleksin Memorial "Dëshmorët e Kombit në Gllogjan, me nderime të larta është varrosur Beg Rizaj, i cili vet i 10-të humbi jetën gjatë një përplasjeje të armatosur me forcat policore dhe ushtarake maqedonase më 9 dhe 10 maj, në Kumanovë.Beg Rizaj ishte epror i Njësisë Speciale “Shqiponjat e Zeza” të UÇK-së të Zonës Operative të Dukagjinit.

Beg Rizaj, i radhitur në Ushtrinë Clirimtare të Kosovës që në moshën 20 vjecare, më shumë se vite jete kishte beteja të luftës për liri, sepse ai as paraardhësit e tij nuk mund të pranonin shtypjen e kombit, tha në fillim te fjales se saj Fitnete Ramosaj, nga Këshilli Organizativ.
Sipas kryetarit të komunës se Decanit Rasim Selmanaj, lufta dhe herozimi i dhjetë deshmorëve të rënë në Kumanovë, ishte një përvoje e re në historinë kombtare shqiptare: "Beg Rizaj me shoke ishin bartësit kryesor të luftës së Ushtrise Clirimtare Kombtare. Ndërsa, mbi luften, mbi jeten dhe rëiet ë shokëve të tyre kishte filluar edhe ringritja e shqiptarëve në Maqedoni", tha Selmanaj.

Për Hysni Shaqirin nga Organziata e Veteranëve të Ushtrisë Clirimtare Kombtare, dëshmorët e Kumanovës kishin vizionin e qartë për të ardhmen e kombit: "Flasim për djemtë, të cilet gjithnjë kanë qënë me ideologji të frymëzuar për zgjidhjen e drejtë të cëshjtes kombtare",tha Shaqiri.

Ndersa, Daim Hyseni përfaqësues i Ushtrisë Clirimtare Kombtare nga Ilirida tha se, këta


dëshmore nuk i thyen forcat ushtarako policore maqedonase por i goditi pas shpine në sofër të bukës tradhtia e mizorëve me gjak të helmuar të cilet edhe sot e kësaj dite i rrinë në perqafim armikut:

"Duhej të kalonin 14 vite nga 2001-ta...Duhej që, përsëri në Iliridë bashkë me shokë të vinte

Beg Rizaj dhe t' i demaskonte njerëzit tradhtar të pushtetit dhe individët  gjakshitur të cilët kishin lidhur kumbari me armikun dhe ishin vënë në tallje dhe përbuzje të gjakut të derdhur ndër shekuj dhe dekada...", shtoi Hyseni.

Në emër të bashkëluftëtarëve të Beg Rizajt foli Muse Maloku nga Njësia Speciale "Shqiponjat e Zeza", i cili ndër të tjera tha se:"Emrin e Begut e mbajten betejat e lavdishme të Rrafshit të Dukagjinit, të Kosovës Lindore e të Karadakut të Kumanovës".Ndërsa në emër të bashkëfshatareve foli Sofe Rizaj.

Beg Rizaj ishte epror i Njësisë Speciale “Shqiponjat e Zeza” të UÇK-së të Zonës Operative të Dukagjinit si dhe një nga luftëtarët dhe eprorët më të dalluar të tri ushtrive çlirimtare.Eprori ushtarak beg Rizaj sot,  me nderime te larta u varros në Kompleksin Memorial "Dëshmorët e Kombit" në Gllogjan, ku prehen 84 heronj e dëshmorë të kombit të rënë në betejat për liri.