Arkivi

Shaban Bali Nokshiqi shkruan ne vjersha histori


11 gusht 2015, Radio Kosova, Të krijosh, don të thotë të derdhësh shpirtin në art dhe ta ndash atë me të tjeret. E kur kjo ndjesi shpërthen në muzgun e jetës, kjo është një e papritur e bukur njerëzore e cila duhet cmuar dhe dashur nga të gjithë E tillë erdhi tek shkrimtari Shaban Bali Nokshiqi nga fshati Llugaj I qarkut të Tropojës, i cili ne moshën 90 vjecare sakrificën e familjes se vet nga Nokshiqi i Plavës e derdh në vargje vajesh me rimë.
Ishte 6 gushti I viti 1944 kur familja Nokshiqi për të dytën herë u përfshi nga dhuna e forcave barbare serbo-malazeze, nga të cilët u përndoqën përgjithmonë nga vatrat e të parëve, në Nokshiq të Plavës. Ky rrugëtim I egër në kohë e hapësirë, la plagë të pashërueshme në zemrën e Shaban Bali Nokshiqit, atëbotë 16 vjecar, të cilat do ta përcjellin deri në këtë muzg jete kur gjen forcë që tragjedinë e familjes së tij ta derdh në këngë e vaje dhe të palosur brënda kopertinave, t’ua lë si Amanet e mbamëndje brezave që vinë.


Shaban Bali Nokshiqi
Bali Bajram Nokshiqi
“Më kujtohet si sot moment I ikjes, kur kemi hy për Grykë të Rugovës, nëpër Pejë e me dal n’Shipni, se me 7 gusht u zaptu Plava e na ku me u kthy si na grishin tanve…?!”, fillon rrëfimin Shaban Nokshiqi.

Bali Bajram Nokshiqi ra në mbrojtje të atdheut 

Bali Bajram Nokshiqi, komandant kufiri, I cili u betua për mbrojtjen e atdheut deri në frymën e fundit ra me shumë trima të tjerë atdhetar, më 6 gusht 1944 në Majën e Mokrës, teksa I printe luftës me flamurin kombtar në dorë.

“Prej 1941 deri e 1944, baba ka ndejt n’kufi n’mbrojtje të Plavë Gucisë. Me 6 gusht 1944 e kanë sulmu cetnikët Plavën dhe baba me gjithë bataljonin e tij asht shkri n’kufi me Shekullar. As sot nuk I dihet varri…”, kujton Shaban Nokshiqi.

Dëbim I mbarë familjes Nokshiqi nga vatrat shekullore

Stuhitë e egra familjen Nokshiqi e bartën në një kënd tjetër të trojeve shqiptare, në fshatin Llugaj të rrethit Tropojës, për të filluar jetën e përgjysmuar të lënë dhunshëm në rrënojat e djegura e të lara në gjak në Nokshiq të Plavës. “Qelem do male, ma s’ pari I bamë do shpia gardhi e atëherë gradualisht u ringjallëm”, rrëfen baca Shaban I cili shton se  bashkëpunimi I sistemit komunist të Shqipërisë me atë jugollav sjell goditje tjetër për këtë familje.
Me bacen Shaban Nokshiqi: Zymtesi gjate intervistes...

“N’atë kohë erdhën prej atjehit dhe vëllaun tem Islamin ua dorëzuan komunistat shqiptar. 25 burra I kanë arrestu përnjëherë I kanë cu n’Qafë t’Morinës e ua kanë dorëzu OZNA-s.Tetanë I kanë pushkatu e tre vet prej tyre kanë mbijetu…”, rrëfen Shaban Bali Nokshiqi I cili shton se rifillimi I jetës nga e para ishte tejet I vështirë…

“Fillin e jetës e kapëm me shumë vështirësi. Vallahi, pasi ma morën vëllanë e ma pushkatuan, jetë e zymtë…-rrëfen baca Shaban sy përlotur ,errësirën e të cilëve e shpërndan një dritë kur shton se:- Vëllau jem kur e kanë marr e ka pas gruan shtazënë edhe I ka lind djali, Dini”.

Sakrifica e Nokshiqasve derdhet në vaje zemre


Vrasjet e dëbimet nga vatrat e veta dhe tragjeditë që I përcollën edhe pas vendosjes ne Shqipëri, Shaban Bali Nokshiqi I derdhi në letër me vaje zemre…


“Shkijet e zi mos pafshin dite
Rrethuan shpitë kurrkush pa e ditë
Kurkund n’botë s’ka ba vaki
Me e djeg nanën me fmi n’gji…”.


Paraprakisht, në bazë të memoareve të Shaban Nokshiqit, nga Ramiz Lushaj u botua libri “Nokshiqi I historisë” i cili brënda tri katër-viteve u pasua edhe dy libra të tjerë, me autorësi të Shaban Bali Nokshiqit: “Gurë të ngulun në Nokshiq” dhe “Këngë malli dhe historie”, ku u muros
ën historia e brezave  dhe sakrifica e dhëmbjes sw familjes Nokshiqi...”.

Bajram Husi:“Feja jeme asht shqiptaria”


Pasardhesit e Bajram Husit ne kullat e Junikut
Kujtimet e mallit e të dhëmbjes bashkëudhëtuan të pashkëputura në jetën e Shaban Bali Nokshiqit. Por u desh të kalojë gati një shekull jete që ato të shohin dritën. Sepse dëbimet nga vatrat e veta, lufta për mbijetesë në vend tjetër, rritja dhe përkujdesja për familjen ishin barrierë që iu vunë në rrugën e krijimtarisë. Përderisa shpallja “kulak”apo armik I popullit, mur I hekurt për t’ I dhënë zërit apo fjalës dritë. Sepse, thotë Nokshiqi,"një herë baba, vëllau e pastaj shpallja“kulak” e më vonë përpjekjet për t’i rrit 8 fmijë...”, sprova të vazhdueshme qw do ta pwrcillnin në jetë.Por, nga kujtimet e përgjakshme të familjes në Nokshiqin e tij nuk e shkëputi asnjë rrethanë-asnjë distancë.

“Pastaj, unë shkova n’Amerikë edhe aty m’u kujtojshin. I shihja andërr përnatë babën e vramë, vllaun, gjyshin e djegun me hekur të skuqun…Kur shkijet me 1912 I kanë bashku tetanë në gjami të Nokshiqit, të parin e kanë marr Bajram Husin,gjyshin tim me e ndërru fenë. Ai ka thanë: “Feja ime asht shqiptaria!”. Atëherë e kanë skuq hekurin e ia kanë vu n’ballë,  prej ballit n’zemër, edhe ka ra vdekun n’tokë. Qikës së tij Hyrë Bajramës, tuj pa masakrat e kiametin e babës së vet I ka ra infrakt n’zemër edhe ka ra dekun…I ke tana t’shkrueme n’liber!”.

 
Frymëzimi në gjakun e derdhur të familjes Nokshiqi 


Shkrimtari I moshuar Shaban Bali Nokshiqi thotë se frymëzimi I tij kishte rrënjët në gjakun e derdhur të familjes Nokshiqi, ndërsa shtytja për thurrjen e kësaj historie në libra, vjen nga I biri, Fatmiri:

“Mos me pas konë mbështetja e djalit Fatmir Shabanit si e kam në Nokshiq, kurrnji germë unë shkrua s’e kisha. Se, kur I tregojsha historinë e familjes ai m’ thoshte:”Babë, mos me trego por m’i shkruaj ne letër se s’ I mbaj mend”, thotë Shaban Nokshiqi, i cili potencon mbështetjen e sinqertë të krijuesve tropojan.“Kta m’ kanë mbështet, m’kanë ndihmu e m’kanë prezantu te njerëzit dhe pa kta nuk kisha mund me ba kurrgja…”.

 
Librat e Shaban Nokshiqit-kontribut për mbamëndje kombtare 



Lulzim Logu, gjate perurimit te librit te Shaban Nokshiqit
Lulzim logu, kryetar I Klubit Letrat të Shkrimtarëve dhe Artistëve në Tropojë thotë se, Shaban Bali Nokshqi është nje e papritur e bukur në gjirin e artistëve tropojan: 

“Baca Shaban, me gjithë historinë e madhe që bart familja dhe ai vet mbi supe, është një njeri modest. Në librat e tij flet për historinë e familjes së vet, historinë e Nokshiqit prej nga vjen dhe për tragjedinë e trojeve që po boshatisen…”, thotë Logu I cili shton se në librat e Shaban Bali Nokshiqit, ndehet përpjekja për ngritjen e vëtëdies sonë kombtare.

“LIbrat e tij I drejtohen një lexuesi I cili sadopak ka njohje me historinë e largët të Plavës dhe të Gucisë dhe historinë e vet trojeve shqiptare dhe në njëfarë mënyre përpiqet me e ngrit vetëdien kombtare. Sepse, ne nuk duhet të kujdesemi për historinë dhe të mos harrojmë traditat”.


Ndaj, 6 gushti i ardhshëm do të sjell një libër të ri të autorit 90 vjecar Shaban Bali Nokshiqit, në përkujtim të ditës së vrasjes se t
ë atit, komandantit të kufirit Bali Bajram Nokshiqit dhe dëbimit të familjes Nokshiqi nga vatrat shekullore, në Nokshiq të Plavë Gucisë.

Se shpejti liber tjeter nga baca 90 vjecar Shaban Bali Nokshiqi