Arkivi

Plavë-Guci:Kodra ilire Jerina mbulohet me mbeturina!

Mali i mbeturinave ne Jerina
 Martinajt pare nga Jerina
21 korrik 2016, Bota Sot, Vendosja e një vendgrumbullimi te hapur mbeturinash pranë vendbanimeve të fshatit Martinaj të Plavë-Gucisë, është bërë pa vullnetin e banorëve dhe rezistenca e tyre është thyer me forcë. Hedhja e tyre mbi gërmadhat e selisë së perandoreshës ilire Jerina, përdhos trashëgimine kulturore të komunitetit autokton shqiptar. Përderisa, presionet e qeverisë malazeze ndaj banorëve me arrestime, gjykime e gjoba si pasojë e rezistencës kundër kësaj deponie tashmë kanë rezultuar me shpërnguljen e dhjetëra familjeve. Rezistenca e banorëve është thyer me forcë.Kundër këtij vendgrumbullimi ka reaguar edhe Zyra Evropiane për Mjedisin(EEB), e cila e ka vendosur në Ejolt Atlas si pikë të kuqe mjedisore në botë.