Arkivi

Në Decan, marsh paqsor me moton “Ramushi është Kosova”

Marshit paqsor iu bashkangjiten mijera qytetarw nga trojet etnike(Foto R.S.) 
20 janar 2017, Radio Kosova, 
Në organizim të shoqatave të dalura nga lufta e UCK-së si dhe të komunës së Decanit, sot, në Decan,është organizuar një marsh paqsor me moton "Ramushi është Kosova". Me këtë marsh u kërkua lirimi i plotë i ish komandantit të UCK-së, ish kryeministrit të Kosovës si dhe liderit aktual të AAK-së, Ramush Haradinaj, i ndaluar nga autoritetet franceze bazuar në një fetëarrest të lëshuar nga Serbia me 4 janar të këtij viti dhe i liruar me kusht pa të drejtë rikhtimi në Kosovë deri në një vendim të ri. 

Edhe ne Peje u protestua per lirimin e Haradinajt

 11 janar 2017,Sot, ne sheshin "Shkelzen Haradinaj" ne Peje, mijera qyetare pa dallim perkatesie politike apo etnike kane kerkuar njezeshem lirimin e ish komandanit te Zones Operative te Dukagjinit, ish kryeminstirit te Kosoves dhe liderit aktual te AAK-sw Ramush Haradinaj, I cili u ndalua nga autoritetet franceze me 4 janar 2017.