Arkivi

Në Decan, marsh paqsor me moton “Ramushi është Kosova”

Marshit paqsor iu bashkangjiten mijera qytetarw nga trojet etnike(Foto R.S.) 
20 janar 2017, Radio Kosova, 
Në organizim të shoqatave të dalura nga lufta e UCK-së si dhe të komunës së Decanit, sot, në Decan,është organizuar një marsh paqsor me moton "Ramushi është Kosova". Me këtë marsh u kërkua lirimi i plotë i ish komandantit të UCK-së, ish kryeministrit të Kosovës si dhe liderit aktual të AAK-së, Ramush Haradinaj, i ndaluar nga autoritetet franceze bazuar në një fetëarrest të lëshuar nga Serbia me 4 janar të këtij viti dhe i liruar me kusht pa të drejtë rikhtimi në Kosovë deri në një vendim të ri. 


Ishin brohoritje të vazhdueshme për lirimin e Haradinajt si dhe pankarta në këtë frymw ato që karakterizuan marshin e sotëm paqsor me moton”Kosova është Ramushi”. 

“Ne kërkojmë lirimin sa më të shpejt dhe të plotë të liderit të luftës dhe të paqes, Rmaush Haradinaj, sepse Ramushi është vet liria e Kosovës”, thotë Miftar Januzaj, njëri ndër pjeswmarrwsit e marshit paqsor, thirrjes së të cilit I ishin bashkangjitur njëzëri mijëra qytetarë nga Kosova, Shqipëria dhe trojet tjera etnike.

Selmanaj: "Me Ramushin është pastërtia e dëshmuar e luftës se UCK-së "


Pankarta e flamuj per lirimin e plote te Haradinajt(foto Y.Th.)
Kryetari i komunës së Decanit Rasim Selamanaj, ndër të tjera tha se “projekti i Ramushit për clirimin e  Kosovës ishte projekt i NATO-s, e me këtë edhe i Francës.

"Ndërsa, ndalimi i këtij heroi të gjallë nga autoritetet franceze na rikthen në pikën zero; në kohën kur UCK dhe NATO po luftonin regjimin fashist të Sllobodan Milloeviqit. Ndaj, Ramushi duhet te kthehet në Kosovë, sepse me Ramushin është drejtësia, me Ramushin është pastërtia e luftës clirimtare të Kosovës, e dëshmuar tashmë dy herë në Tribunalin e Hagës”, tha Salmanaj. 

Mushkolaj: "Kriminelët të kërkohen në Serbi" 

Përderisa, kolonel Avdyl Mushkolaj, kryetar i OVL-së për Dukagjin, me këtë rast tha se arrestimi i figurave që janë personifikim i luftës së pastër për lirinë e Kosovës si Ramush Haradinaj, është lojë me zjarr që nxit destabilizim të ri në rajon nga Serbia, e cila është shkaktare e 4 luftërave të përgjakshme në Ballkan dhe se kriminelët duhet kërkuar jo në Kosovë por nga kreu I presidencës së Serbisw e tutje.

“Kërkesa e Sërbisë për ekstradim të komandantit Ramush Haradinaj në Serbi është kulmi I shantazheve dhe padrejtësive që po I bëhen Kosovës në emër të frymës së bashkëpunimit dhe të dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e  bashkësisë ndërkombtare. Ramushi është përsonifikimi I lirisë sonë, personifikimi I vuajtjeve dhe sakrificave të popullit tonë,
Mijera qytetare therrasin me nje ze    
personifikimi I luftës sonë për mbijetesë…Ramushi është krejt Kosova“. 

Thirrje e njëzëshme nga të gjitha komunitetet për lirimin e Haradinajt

Ndonëse, Ramush Haradinaj u arrestua mbi një fletëarrest të lëshuar nga shteti I Serbisë, zyrtarja komunale serbe Vesna Spalevic, sot, e radhitur në mesin e protestuesve shqiptar me panon kryesore në dorë dëshmon angazhimin e Haradinajt për respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës

”Unë me ndihmën e Ramushit jam rikthyer në Decan që nga 2007-ta. Ndaj, porosia ime është të shikojmë përpara dhe Ramushi të lirohet”,tha Spalevic për Radio Kosovën.

Marshi paqsor me moton “Ramushi është Kosova” u shpërnda i qetë. Ndërsa organizatorët ftuan për pjesëmarrje edhe në marshin e nesërm paqsor i cili është paralajmëruar të mbahet në Prishtinë me kërkesën e njëjtë për lirimin e plotë të ish komandanti të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, ish kryeministrin e Kosovës si dhe liderit actual të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Haradinaj u ndalua nga autoritetet franceze me 4 janar 2017, mbi bazë të një fletëarresti të lëshuar nga Serbia. Ndërsa u lirua me kusht me 12 janar pa të drejtë rikthimi në Kosovë deri në një vendim të ri të gjykatës.,