Arkivi

Fillon ndërtimi i Parkut të Paqes

Vila ne Bogë-Rugovë
Fatos Lajçi-Ambientalist
22 gusht 2005,Dojçe Velle - Në Rugovë të Kosovës, e cila është njëra ndër tri pjesët e propozuara të Parkut Ndërkufitar të Paqes në Ballkan, filloi faza e parë e implementimit të projektit "Ndërlidhja dhe fuqizimi i OJQ-ve ndërkufitare të Kosovës, Malit të Zi, dhe Shqipërisë në Levizjen për Parkun e Paqes në Ballkan (LPPB).
Misioni i Lëvizjes për Parkun e Paqes është nxitja e krijimit të një parku ndërkufitar në perëndim të Ballkanit, si një mjet mbrojtjeje për këtë zonë alpine, e konsideruar si zona e fundit natyrale e paprekur në Evropë. Ndërsa, qëllimi kryesor rikthimi 
i jetës në këto zona në një forme të re, të bukur e bashkëkohore. Me një emër të ri dhe kuptimplotë: Parku i Paqes! 

Projekti shtrihet në trekëndëshin kufitar

Projekti I propozuar përfshin: Bjeshkët e Nemuna -Kosovë; Theth -Valbonë- Shqipëri dhe Prokletije -Mali i Zi. Por, kjo ide nuk kaloi pa vështirësitë e fillimit, sepse njerëzit lokalë të manipuluar nga grupe interesash të caktuara ishin të preokupuar me mendiminse një park i tillë do të rrezikonte pronën private, duke shkaktuar kështu edhe shpërnguljen. 

Mr. Dritan Shala, themelues i shoqatës mjedisore "Aquila",në Pejë, i involvuar në Lëvizjen për Parkun Ballkanik të Paqes thotë se: "Ky shqetësim është shprehur nga ana e Malit të Zi në takimet e hershme pas luftës me ambientalistë dhe shoqata rinore. E njëjta ndodhte edhe me banorët e Rugovës. Mirëpo, një nga funkisonet e Parkut të Paqes është bërja e parkut ME NJERËZIT, e jo se si kanë qënë mendime e strategji të regjimeve të mëparshme që Bjeshkët e Nemuna të vëheshin nën mbrojtje dhe të ndodhte shpërngulja." 

"Parku i Paqes" për zhvillim të qëndrueshëm

Funksionalizimi I këtij Parku kontribuon në rrafshin socio-kulturor që përfshin shumëllojshmërinë e rajonit me religjione, etni, gjuhë e dialekte të ndryshme; në 
rrafshin ekologjiko-natyror që përfshin trashëgiminë natyrore; në rrafshin ekonomik, I cili do të ndihmojë zhvillimin e qëndrueshëm rural dhe turizmin si dhe do të paksojë migrimin; në integrimin rajonal dhe në bashkëpunimin gjithëpërshirës ndërkufitar, I cili do të ndihmonte lirinë e lëvizjes në të tria vendet përreth kufirit, si dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve që popullojnë zonën kufitare në mes të 
Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë. 

Skënder Boshtrakaj, udhëheqës i Zyrës Evropiane për Integrim dhe Standarde, pranë Ministrise së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë: "Veprimet e qeverisë së Kosovës, por edhe të Malit të Zi dhe të Shqipërisë i shoh së pari në një konsensus të brendshëm ndërministror, në rend të parë për të përkrahur themelimin e një komiteti rajonal ndërkufitar të Parkut Ballkanik, dhe jo të bazohet vetëm në 
komitetin ndërkombtar në Britani". 

Hapi i parë-Ndërlidhja e shoqatave ndërkufitare

Një hap I tillë filloi me fazën e I-rë të implementimit të projektit "Ndërlidhja dhe fuqizimi i 
OJQ-ve ndërkufitare të Kosovës, Malit të Zi, dhe Shqipërisë në Levizjen për Parkun e Paqes në Ballkan (LPPB)", e cila zgjati prej 18 deri me 21 gusht 2006. 

"Rezultat I takimit treditor është krijimi i një forumi rajonal në të cilin u nënshkrua një dokument me OJQ-të partnere të të tria vendeve, i cili do t'na obligojë për punë të metutjeshme. Do të jetë kjo si një fazë tranzitore deri në krijimin e atij komiteti 
rajonal, I cili do të jetë gjithmonë në harmoni me komitetin qendror në Londër"-informon Hysen Nikci-koordinator I OJQ-së "Aquila'. 

Qëllimi i këtij takimi është poashtu ndërlidhja, fuqizimi dhe motivimi i OJQ-ve në zonen trekufitare të Kosovës, Malit te Zi dhe Shqipërisë. Takimi u organizua nga Shoqata për Mbrojtjen e Ambienit 'ERA' në bashkëpunim me shoqaten 'Aquila', ndërsa u mbështet nga Zyra për Integrime Evropiane në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës (MKRS) dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS). 

"Parku i Paqes"s'është për nota politike

Ben Schpeck-vëzhgues I komitetit për Parkun e Paqes në Ballkan, me qendër në Londër, vjen me përshtypjet e takimit: "Takimi punues ka një strukturë të mirë. Këtu mund të shohësh se njerëzit e të të trija vendeve kanë të një qëllim të njëjtë. Këtu poashtu ka njerëz sic është Fatos Lajci, që punojnë me pasion në shpalljen sa më  të shpejt të këtij parku, cfarë ka një rëndësi të veçantë". 

Regjisori Fatos Lajci, njëherit edhe themelues i Shoqatës për Mbrojtjen e Ambientit 'ERA', tash e një dekadë kalon kohën nëpër bjeshkët e zones trekufitare.  Si rrjedhojë, vjen edhe filmi dokumentar "Long Walk for Peace", premiera e të cilit u shfaq në Prishtinë, në dhjetor të vitit 2005. 

Z. Lajci me këtë rast ka një mesazh: "Do të bëja thirrje që kjo të mos shfrytëzohet si garë për nota politike në sy të opinionit evropian apo tëorganizmave tjerë ndërkombëtar".