Arkivi

Lehne-BE e interesaur për një zgjidhje të suksesshme

8 maj 2007, Dojçe Vele, Këshilli i Sigurimit I OKB-së në Nju Jork së shpejti do të dalë me një rezolutë për statusin e ri të Kosovës, tha zëvendës kryadministratori I Kosovës, Stiven Shuk të martën në Deçan. Ndërsa, po të martën në Deçan, i dërguari i BE-së për procesin e statusit të ardhshëm të Kosovës, Stefan Lehne, deklaroi se, Bashkësia Evropiane është tejet e interesuar për një zgjidhje të shpejt dhe të suksesshme, për Kosovën dhe rajonin, në përgjithësi.

"Garda e Car Llazarit" përgatiten për "luftë" në Kosovë

4 maj 2007, Dojçe Vele-“Me 5 maj, në kishën Llazarica në Krushevc do të paraqitet në uniformë "Garda e car Lazarit", e cila mbledh vullnetar serb nga mbarë bota për të luftuar në rast të pavarësimit të Kosovës. Garda përbëhet nga veteranë të luftës prej 30 qyteteve të Serbisë, por do të jenë prezent vetëm 100 prej tyre. Ndërkohë që në Serbi janë rreth 5000 vullnetarë” - citoi para pak ditësh e përditshmja beogradase “Danas”, kryetarin e Lëvizjes së Veteranëve të Serbisë, Zheljko Vasiljeviq.

Vullnetarët serbë përgatiten për luftë në Kosovë

4 maj 2007 , Dojçe Vele, Me 5 maj, në kishën Llazarica në Krushevc do të paraqitet në uniformë "Garda e car Lazarit", e cila mbledh vullnetar serb nga mbarë bota për të luftuar në rast të pavarësimit të Kosovës. Garda përbëhet nga veteranë të luftës prej ë0 qyteteve të Serbisë, por do të jenë prezent vetëm 100 prej tyre. Ndërkohë që në Serbi janë rreth 5000 vullnetarë” - citoi para pak ditësh e përditshmja beogradase “Danas”, kryetarin e Lëvizjes së Veteranëve të Serbisë, Zheljko Vasiljeviq.

Ekipi faktmbledhës i Keshilli te Sigurimit nëpër komunat të Kosovës

28 prill 2007, Dojçe Vele, Delegacioni faktmbledhës i Këshillit të Sigurimit, të shtunën(28 mars 207), përfundoi qëndrimin dy ditësh në Kosovë, ku u takua me liderët kosovar dhe komunitetet e ndryshme që jetojnë atje. Kryesuesi i delegacionit të ambasadorëve të Këshillit të sigurimit, Johan Verbeke, në një konferencë për shtyp, vizitën dyditëshe në Kosovë e vlerësoi si të suksesshme. Ai falenderoi Rusinë për iniciativën, jo pse ka pasur dallime të mëdha në informacionet që janë përcjellur në Këshillin e Sigurimit për Kosovën, por për faktin se tashmë KS ka një pasqyrë më të qartë për gjëndjen në terren."

Zonat e veçanta rreth objekteve fetare ortodokse

21 prill 2007, Dojçe Vele, Në propozimin të të dërguarit special të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës, Marti Ahtisari, për 42 objekte fetare ortodokse parashihen Zona të Mbrojtura, në shtrirje prej 50 metrash deri në kilometra të tërë. Dyshime për këto zona nuk kanë vetëm pronaret e tokave përbrenda këtyre territoreve, por edhe përfaqesuesit e kishës ortodokse në Kosovë.

Atentat i dyte ndaj kreut te ART-së së Kosovës

14 prill 2007, Dojçe Vele, Në muajin shkurt, Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART) të Kosovës, shpalli zyrtarisht fituesin e ofertës për telefoninë e dytë mobile. Pas dështimit të kompanise fituese që këtë shumë ta deponojë në Buxhetin e Kosovës brënda afatit të caktuar, ART-ja vendosi që si fitues të licencës të shpall ofertuesin e dytë. Brënda kësaj përiudhe, drejtori i Autoriteti Rregullativ të Telekomunikacionit, ju nënshtrohet dy tentim atentateve.

Përgatitje për 120 ditët e para të Kosovës shtet

11 prill 2007, Dojçe Vele-Anëtaret e Ekipit të Unitetit të Kosovës, sot kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Përgatitja e Strategjisë për 120 ditët e para për Kosovën”.

Përgatitje për 120 ditët e para të Kosovës shtet

11 prill 2007, Dojçe Vele, Anëtaret e Ekipit të Unitetit të Kosovës, sot kane udhetuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Përgatitja e Strategjisë për 120 ditët e para për Kosovën”. Ne konferencën e organizuar nga „Fondacioni i Vëllezërve Rokfeller“ do të marrin pjesë edhe personalitete të larta amerikane, përfshire edhe ish-presidentin Bill Klinton dhe ndihmes sekretarin amerikan të shtetit, Nikolas Bërns.

Dënohet sulmi mbi Manastirin e Deçanit

2 prill 2007, Dojçe Velle - Pas shpërthimit të së premtes në një distancë prej rreth njëmijë metrash pranë Manasitirit të Deçanit, zëvendësshefi i UNMIK-ut, Steven Schook, dje, të dielën, vizitoi këtë manastir.

Skefer: NATO mundohet të sigurojë atë më të mirën për popullin e Kosovës

2 prill 2007 , Dojçe Vele,Të hënën(dje), 26 përfaqësues të Këshillit më të lartë vendimmarrës të NATO-s, përvec takimit me udhhëqës kosovar dhe ndërkombtar të Kosovës, vizituan edhe komunat për të parë për së afërmi gjëndjen e atjeshme.Pas takimeve të ndara me Ekipin Negociues të Kosovës, udhëheqësit e komunitetit serb si dhe me përfaqësuesit e lartë të pranisë ndërkombëtare në Kosovë, përfaqësuesit e Këshillit Veri-Atlantik vizituan edhe disa komuna rreth e qark Kosovës.