Arkivi

Dita Ndërkombtare kundër Tuberkulozit

24 mars 2010, Dojce Vele, Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, në krahasim me përiudhen e pasluftës kur numri i të infektuarve me sëmundjen e tuberkulozit ishte rreth 2000, falë mbështëtjes së fuqishmë të Fondit Global numri i pacientëve me TBC ka rënë në 901. Të dhenat zyrtare tregojnë së TBC më shumë është e shprehur në zonat rurale të Kosoves si dhe në qendrat më varfëri më të theksuar, përderisa më të rrezikuara janë grupmoshat e reja.

Rreziku nga minat prezent edhe 11-të vjet pas luftës

17 mars 2010, Dojce Vele & Radio Kosova, Që nga përfundimi i luftës në Kosovë në fusha të minuara kanë humbur jetën 114 persona, mbi 60 per qind prej të cilëve, të mitur-tregojnë të dhënat e Regjimentit të Mbrojtjes Civile në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Njëmbëdhtjetë vjet pas luftës, zonat e pademinuara edhe me tej paraqesin rrezik për kosovarët ndërsa si rrjedhojë e kësaj, fshatra të tëra kanë ngelur të boshatisura.  





Banka Botërore mbështet reformimin e Administratës Publike në Kosovë

11 mars 2010, Dojce Vele, Dy grantet te ndara nga Banka Boterore prej 12.8 milione dollaresh do te ndihmojne reformimin e Administrates Publike ne Kosove si dhe formimin e zyrave moderne per sherbimet kadastrale. Keto dy grante vine vetem dhjete muaj pas anetaresimit te Kosoves ne kete institucion financiar nderkombetar.

Riintegrimi i romëve, ashkalinjve dhe egjiptasve

10 mars 2010, Dojce Vele, Pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptas në Kosovë përballen me vështirësi të ndryshme, sic është edukimi, problemi i banimit, qasja në shërbimet publike si dhe punësimi. Për të zbutur gjëndjen aktuale të këtyre komuniteteve, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim si dhe Fondacionin Kosovar për Shoqëri të Hapur, tashmë ka hartuar Stratëgjinë për Integrimin Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve për vitin 2009-2015.

Investimet në kthim dhe shtëpitë e boshatisura në Kosovë

2 mars 2010, Dojce Vele, Sipas të dhënave të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, deri më tani në Kosovë janë kthyer rreth 20 mijë të zhvendosur të të gjitha përkatësive etnike. Vetëm gjatë vitit 2009 janë kthyer 1,553 persona të zhvendosur. Ndërsa, brënda vitit 2010 parashihet kthimi i 2000 familjeve të tjera, kryesisht të komunitetit serb. Por, krahas investimeve në kthim, shumica e shtëpive ngelen të boshatisura.

Arsimimi i boshnjakëve në Kosovë

25 shkurt 2010, Dojce Vele, „Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka punuar në hartimin e planprogrameve, përpilimin e teksteve shkollore, krijimin e ambientit për mësimdhënje si dhe për përgatitjen e kuadrit mësimor në gjuhën boshnjake“-thonë zyrtarë të kësaj minisitrie. Nga ana tjetër, nga prindërit dhe nxënësit boshnjakë vine ankesa për mungesë hapësirash shkollore dhe të teksteve mësimore në gjuhën boshnjake.

Lypës nga Shqipëria në Kosovë

Lypës në rrugë, Prishtinë
13 shkurt 2010, Dojçe Velle. Sipas të dhënave zyrtare në Kosovë afro 80 per qind lypësve vinë nga Shqipëria. Arsyeja me e shpeshtë është shpresa për gjetjen e një vendi pune, në mungesë të të cilit lëmosha mbetet e vetmja mënyrë mbijetesë.

Bonjakët e dëshmorëve dhe martirëve

12 shkurt 2010, Dojce Vele & Radio Kosova, Sipas Ministrisë për Punë dhe Mirëqenje Sociale të Kosovës, janë gjithsejt 740 fëmijë bonjakë në të gjitha qendrat e Kosovës, shumica prej të cilëve pa të dy prindërit kanë ngelur si pasojë e luftës.

Lypës nga Shqipëria

10 shkurt 2010, Dojce Vele & Radio Kosova, Sipas Departamentit për Qështje të Komunitetit në Policinë e Kosovës, afro 80 per qind prej lypësve vinë nga Shqipëria. Arsyeja me e shpeshtë e cila I tërheq ata kah Kosova është shpresa për gjetjen e një vendpunimi, në mungesë të të cilit kërkimi I lëmoshës mbetet e vetmja mënyrë për të mbijetuar.

Foshnjat e braktisura dhe kërkesat për adoptim

3 shkurt 2010, Dojce Vele & Radio Kosova, Sipas Ministrisë për Punë dhe Mirëqenje Sociale të Kosovës, brënda vitit në Kosovë braktisën rreth 60 foshnja. Nga ana tjetër, numri I kërkesave për adoptim është në rritje dhe familjet adoptuese ankohen për pritje të gjata. Gjatë dhjetëvjecarit të fundit në Kosovë jane bërë vetëm dhjetë adoptime ndërkombtare.