Arkivi

Nuk do ta kenë të drejtën as për varr

20 maj 2006, Dojçe Vele, Sipas të dhënave të lëshuara me 1 qershor 2006, nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, si pasojë e luftës në Kosovë numri i përgjithshëm i personave të pagjetur është 2287, 1966 prej të cilëve janë meshkuj dhe ë21-femra. Pas këtyre shifrave qëndrojnë familjet të cilat ecin me kokën prapa. Ato prej shtatë vjetësh janë peng i shpresës dhe dëshpërimit, mbetur pezull në pritje të përgjigjes për një lajm çfarëdoqoftë për fatin e të dashurve të tyre.

Pozita e komunitetit rom në komunën e Pejës

11 prill 2006, Dojçe Vele, Një studim i Qendrës Monitoruese për Racizmin dhe Ksenofobinë I financuar nga BE-ja, me qendër në Vienë, tregon se minoriteti më I madh etnik në Evropë edhe më tej përballet me jotolerance dhe diskriminim. Njësia e BE-së thotë se popullsise rome I është mohuar në mënyrë të vazhdueshme e drejta për punë, strehim, arsim dhe kujdes shëndetsor. Por, cfare vendi zë komuniteti rom në komunën e Pejës? 

Si të luftohet papunësia në Europën Juglindore

10 prill 2006, Dojçe Vele, Një ndër problemet me të cilat ballafaqohen vendet e Evropës Juglindore është papunësia e të rinjve. Ky fenomen ishte edhe arsyeja e organizimit të Konferencës ndërkombëtare e mbajtur në Vjenë, ku morrën pjesë përfaqësues të OJQ-ve dhe të qeverive të Ballkanit.

Kujtohet 8-të vjetori i fillimit të fushatës së NATO- kundër Serbisë

26 mars 2007, Dojçe Vele-Populli I Kosovës dhe institucionet e saj i shprehin mirënjohje bashkësisë ndërkombtare lidhur me vendimin e përbashkët për të penguar spastrimin etnik të Kosoves nga pushteti i Sllobodan Milloshevicit

Krimet dhe kriminelët në Rajonin e Pejës

17 mars 2006, Dojçe Vele, Këshilli i Asociacioneve të Familjeve të Personave të Zhdukur me Zyren për Persona të Zhdukur, në Prishtinë, ku ishin prezent edhe përfaqësuesit e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut si dhe perfaqesuesit e Odës së Avokatëve, morën vendimin për hartimin e kallzimeve penale për krimet e kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës së fundit, në Kosovë. Ndërkohë, Qendra Rajonale e KLMDNj-së, në Pejë, me shënimet e grumbulluara që nga viti 1999, tashmë ka bërë hartimin e kallzimeve penale për krimet e kryera në Rajonin e Pejës dhe ia ka dërguar Gjykatës Ndërkombtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi. Kjo qendër u shfrytëzua si burim informacioni edhe nga Tribunali Nderkombtar I Hagës, kundër të kërkuarit për krime lufte, Nebojsha Miniç.
 

Falja e parë e gjakmarrjes në Kosovën e pasluftës

18 mars 2006, Dojçe Vele, Familja Kastrati dhe Markaj ishin nismetare te aksionit per faljen e gjaqeve ne Kosoven e pasluftes, kur ne tubimin e dites se shtune ne Peje, ku ishin prezent kryetarit te Parlamentit te Kosoves Kole Berisha, deputetet e Parlamentit te Kosoves Xhavit Haliti dhe Gazmend Muhagjiri, keshilltari I presidentit te Kosoves, te Rame Manajt si dhe te shume qytetareve te tjere ,u shtri dora e pajtimit.

Peja në krye të kronikës së zezë

 Sheshi i Korzos ne Pejë 
27 shkurt 2006, Dojçe Vele, Në Kosovë vepron policia ndërkombtare dhe ajo vendore. Mirëpo, qyteti I Pejës, qëndron në krye të kronikës së zezë. Atje ndodhin vrasje serike: politike, ekonomike, raste gjakmarrjeje... Vrasjet nga struktura të organizuara kriminale në prag të zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës, shqetësojnë qytetarët dhe po vështirësojnë përmbushjen e këtij standardi të domosdoshëm të lëvizjes së lirë dhe krijimin e institucioneve të pavarura.

Lëshohet urdhërarresti për 22 bashkëpunëtorë të CIA-s

27 dhjetor 2005, Dojçe Vele, Prokuroria milaneze lëshoi të premten urdhërarrestin kundër 22 agjentëve të CIA-s, të dyshuar për pjesëmarrje në rrëmbimin në shkurt të vitit 200ë të imamit egjiptian, Abu Omar.

Duhen garanci për rikthimin e Millosheviçit në Hagë

23 dhjetor 2005, Dojçe Vele, Nuk ka asnjë garanci për atë, se Millosheviçi pas një trajtimi mjekësor jashtë shtetit do të vazhdonte sërish procesin-tha prokurori Geoffrey Nice, të ejten ku përmes një komunikate hodhi poshtë kërkesën e ish-presidentit të Jugosllavise Sllobodan Millosheviç, për një lirim të përkohshëm për trajtim mjeksor në klinikën e Moskës.

Fatos Lajci: "Rrugetimi i gjate per paqe"


Fatos Lajci, regjisor dhe ambientalist
9 dhjetor 2005, Dojçe Vele, Këtë javë në kinemanë ABC në Prishtinë u shfaq premiera e filmit dokumentar "Rrugëtimi i gjatë për paqe" në regji të Fatos Lajçit. Dokumentari i mbështetur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe Zyra e Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara, në Pritshtinë, është promovues i idesë së krijimit të Parkut ndërkufitar të Paqes në Ballkan, mes vendeve fqinje, Kosovës, Malit të Zi e Shqipërisë.