2004, Zeri Ditor, Reshat Arbana është njëri ndër aktorët më të mirënjohur të kinematografisë shqiptare. Galeria e protreteve të tij është e pasur dhe e larmishme. Me fuqinë e shprehjes, mesazhet qytetare dhe pasionin në intepretim gjithmonë mbeti i dashur për popullin dhe i duartrokitur nga spektatori. Interpretoi rreth 60 role në film, si në: "Komesari i Dritës", "Nëntori i dytë", "Fundi i një hakmarrjeje", "Kush vdes në këmbë", "Hije që mbeten pas", "Kur hapen dyert e jetes" etj. dhe rreth 35 në teatër, ndër të cilat veçon: "Familja e Peshkatarit". Gjithnjë i pranuar dhe i pëlqyer nga shikuesi dhe kritika. Gjithnjë i adhuruar nga populli dhe i dashur për popullin. Zëri i tij bucitës si i krijuar për vargjet e Fishtës, si jehonë kushtrimi ka bartur epizmin e maleve tona në cdo kënd ku ka shqiptar. Me një reputacion të tillë artistic, me të arritura kulminante ne skenë teatri e filmi, ky ktor sot, mbase I prin gardës së madhe aktoreske të të gjithë shqiptarëve. Reshat Arbabanën, me cmimin Artist I Popullit dhe shumë e shumë cmime të tjera, që stolisnin karrierën e tij të gjatë në skenë, e mbajnë të afërt te të gjithë artdashësit duke ia cmuar vlerat aq të shënuara e që e I bëjnë nder historisë së përgjithshme të artit të të interpretuarit .
Pages
Arkivi
-
▼
2004
(21)
-
▼
Jan
(15)
- RESHAT ARBANA: "Të bësh një rol don të thotë të da...
- NATASHA LAKO: "Dënimi nga mendimi zyrtar na bëri m...
- RIKARD LJARJA: "Në Kosovë e ndjej veten si peshku ...
- ZHANI CIKO: "Të ecim me akorde të njëjta"
- MEVLAN SHANAJ: "Gjeografia shpirtërore të jetë ash...
- PANO Taçi: "Unë jam për poezinë e shpirtit"
- RAJMONDA BULKU: "Cdo të mirë e të fisme e kam tras...
- NDRICIM XHEPA: "Teatri dhe filmi kanë të përbashkt...
- VIRON NOTI: "Ta dashurosh profesionin, që të jesh ...
- TEFTA RADI: "Me punë e vullnet arrihet gjithcka "
- BASHKIM KUCUKU: "Shqiptarët janë dinjitozë në letë...
- ADELHEID FEILKE-TIEMAN: "Dojçe-Vele"një dritare pë...
- VASJAN LAME: "Për kosovarët Shqipëria gjithnjë I m...
- NASHO JORGAQI: "Rikthimi I kritikës-domosdoshmëri ...
- Bjornsson: Kosova të reagojë në zgjidhjen e proble...
-
▼
Jan
(15)
NATASHA LAKO: "Dënimi nga mendimi zyrtar na bëri më trima"
2004, Zwri Ditor, Natasha Lako-Drejtoreshë e Arkivit të Filmit në Tiranë është njëra ndër figurat më të shquara të kulturës shqiptare. Autore e dhjetëra librave në prozë dhe poezi si dhe skenariste e rreth 12 filmave që vulosën në ekran periudha të rëndësishme të historisë kombtare, si:"Plumba Perandorit", "Fletë të bardha"etj. dhe filmi më i fundit premiera e të cilit u shfaq në Prishtinë,"Lule të kuqe-lule të zeza", me të cilin film mori pjesë në Festivalin e Filmit në Nju-Jork,që po mbahet prej 10 deri me 21 nëntor.
RIKARD LJARJA: "Në Kosovë e ndjej veten si peshku në ujë"
Viti 2004, Zeri Ditor, Artisti i merituar Rikard Ljarja filloi me muzikë, ku fillimisht punoi në Orkestrën Simfonike të Shkodrës me dirigjent kompozitorin e madh Prenk Jakova. Ushtroi në tastierë, piano, fizharmonikë etj. dhe mori pjesë si muzikant-kompozitor në Festivalin e Këngës në radio. Por, këtë kapitull e mbylli që heret, për të vazhduar në shkollën për aktor. Kjo ishte vetëm pikënisje drejt një karriere të shkqlyer prej aktori dhe regjisori, e cila e radhiti ndër figurat më të spiktura të kinematgorifisa shqiptare.
ZHANI CIKO: "Të ecim me akorde të njëjta"
2004, Pavarwsia, I ardhur prej një familjeje muzikantësh, studioi në Liceun Artistik dhe me vetëm 25 vjet, drejtor artistik i Teatrit të Operas dhe Baletit, në Tiranë. I pa pajtuar me konceptimin e izoluar të Shqipërisë në zhvillimet botërore, konfliktuohet deri në atë masë sa t'i ndalohet kontakti me skenën, me jetën, me profesionin. Por, më vonë rikuperohet në Liceun Artistik si mësues i violinës dhe si drejtues i kësaj shkolle. Para viteve '90, ftohet në televizionin shqiptar ku qëndron në një periudhë mbi 15 vjeçare si Drejtor Artistik për orkestër ku percillte Festivalet e Këngës në Radio Televizion dhe me këtë,iniciator i parë i krijimit të Festivaleve të këngës mbarëkombtare. Pjesëtar i pesëshes së famshme në konkursin Ethet e të së premtes si dhe Drejtor i Institucionit më të lartë muzikor, Teatrit të Operas dhe Baletit, në Tiranë.
MEVLAN SHANAJ: "Gjeografia shpirtërore të jetë ashtu siç ishte historikisht"
U rrit me ëndrrën për Teatrin.Ai edhe braktisi Shkollën e Mesme si ndihmës-mjek për Shkollën e Aktorëve "Aleksandwr Moisiu",emër i cili qysh si fëmijë i flinte në zemër.E përfundoi me Diplomë të nderuar nga Ministri,për të filluar që aty karrierën artistike.Filloi si aktor me rolin e Komesarit Memo në filmin"I teti ne bronz" për të vazhduar me role evidente në më se dhjetë filma.Ndërkohë fillon punën edhe si regjisor për të vazhduar edhe sot e kësaj dite.
PANO Taçi: "Unë jam për poezinë e shpirtit"
22 maj 2004, Pavarësia, Ky lumë i madh botimesh, ky det i trazuar ka pak pika ujë që mund të pihen. Mirë bëjnë që shkruajne! Por, këtu mungon kritika që t'i ndihmojë gjithë
kesaj morie të dijë se ku është? Unë jam për poezinë e shpirtit! Për poezinë me këmbë në tokë dhe jo atë poezinë ekstravagante që shkruhet dhe tash "Gjëje c'dua të them unë!" Këtu ka dy gjëra: je poet-s'je poet. Poeti lind, ai nuk formohet.Poeti gdhendet, sigurisht!
RAJMONDA BULKU: "Cdo të mirë e të fisme e kam trashëguar nga gjyshja pejane"
2 prill 2005, Radio Peja & Pavarësia, E lindur në Tiranë me babanë ushtarak, aktorja Rajmonda Bulku u rrit në disa qytete të Shqipërise. Karrierën artistike e filloi si cupë 16 vjecare për të vazhduar edhe sot e kësaj dite. Me një karrierë të pasur artistike dhe një bagazh prej rreth 30 rolesh, në vitin e 46-të të jetës ajo është e bukur,e freskët dhe më joshëse se kurrë më parë.
NDRICIM XHEPA: "Teatri dhe filmi kanë të përbashktën e tyre të padiskutueshme"
26 shkurt 2005, Radio Peja & Pavarwsia, Si bir I dy artistëve, në artin masovik që zhvillohej atëbotë u kërkua shumë shpejt. Nën ndikimin e brezit të tij dhe me dëshiren shoqërore, ende pa përfunduar maturën beri hapin e parë në fushën e teatrit. Dhe, atëherë kur në mes të gjimnazeve të Tiranës mbaheshin festivale me një konkurencë interesante, aktive dhe të bukur, Ndricim Xhepa hapat e parë në skenë I bëri ne gjimnazin "Qemal Stafa"ku kreu edhe maturën. Ky ishte vetëm fillimi I karrierës se tij artistike.
VIRON NOTI: "Ta dashurosh profesionin, që të jesh I suksesshëm"
5 gusht 2004, Pavarësia, Babai i vdiç kur i kishte vetëm dy vjet. U rrit jetim, vetëm me gjyshen, nënën dhe motrën. Pas mbarimit të Shkollës së Mesme, i doli e drejta e studimit në Kinë për inxhinjer anijesh. Mirëpo, ikja e tij në atë vend të larget donte të thoshte shtatë vjet studimi. Dhe, meqë familja e tij mbështetej vetëm në supet e tij të brishta u detyrua të ndërronte degë. Studioi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega-Bio-kimi. Pas mbarimit të Fakultetit, punoi gjashtë vjet në arsim-katër vjet në Burrel dhe dy vjet të tjera, në Tiranë. Në vitin '71 kalon në profesionin e folësit, ku fillon edhe karriera e shkëlqyer radiofonike e Viron Notit,i cili me kalimin e kohws do të bëhet njëri ndër zërat më të adhuruar në Shqipëri.
TEFTA RADI: "Me punë e vullnet arrihet gjithcka "
26 shkurt 2005, Radio Peja & Pavarësia, Mbaroi studimet për Gjuhë dhe Letërsi, filloi si mësuese dhe kaloi në gazetari. Kur pas diplomimit u emërua në Fushë Arrëz dhe për pesë vjet ushtroi profesionin e mësuesisë, një intervistë e vetme ia ndryshoi kahjen e jetës.
BASHKIM KUCUKU: "Shqiptarët janë dinjitozë në letërsinë e përgjithshme evropiane"
2005, Bashkim Kucuku,pas studimeve në degën Gjuhë shqipe dhe Letërsi, për shumë vjet punoi si redaktor i kritikës letrare në gazetën "Drita". Kaloi si profesor në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Filologjisë. Pas viteve '90,pesë vjet drejtoi gazetën "Qamëria" dhe më vonë punoi si kryeredaktor i revistës "Universi shqiptar i librit". I specializuar në Letërsinë Shqipe bashkëkohore, studimet e tij ia kushtoi letërsisë së gjysmës së dytë të shekullit XX-të. Bëri shumë studime të autorëve të mirënjohur shqiptar si të Anton Pashkut, Ismail Kadaresë, Ali Podrimjes, etj.
ADELHEID FEILKE-TIEMAN: "Dojçe-Vele"një dritare për Kosovën në terrin informativ të viteve ´90-të"
4 maj 2005, Radio Peja & Pavarësia, Nëqoftëse lirohet gjysma e hapërsirës në mjetet e infromimit, e cila mbushet me përsëritjen e të njëjtës formulë, për opcionet e ndyshme qe janë diku në horizont për qëshjten e Kosovës, nëqoftëse nuk përsërit ato që janë dhënë ditëve të kaluara , atëherë do të mbetet hapësirë të mjaftueshme për informacione shtesë për të cilat kanë nevojë njerëzit.
VASJAN LAME: "Për kosovarët Shqipëria gjithnjë I mban dyert e hapura"
15 janar 2005, Radio Peja & Pavarësia, Që nga viti '78, pas Fakultetit, punoi në Teatrin Kombtar. Pati një aktivitet të ngjeshur me rreth 30 role në Teatër e 20 të tjera në film, si: "Vitet e pritjes", "Natë pa hënë", " Pas fasadës", "Shpella e piratëve", "Plaku dhe hasmi", "Një vit i gjatë", "Misioni përtej detit" e në shumë filma të tjerë, në mësin e të cilëve edhe në "Valsi i ngrirë në Prishtinë"-me regji të Bashkim Hoxhës dhe në filmin më të fundit të Mevlan Shanajt, "Lule të kuqe-lule të zeza" premiera e të cilit u mbajt në Prishtinë.
NASHO JORGAQI: "Rikthimi I kritikës-domosdoshmëri e kohës"
25 shtator 2004, Radio Peja & Pavarësia, Nasho Jorgaqi, romancier, tregimtar, shkrimtar për fëmijë, seknarist, autor udhëpërshkrimesh, biograf, së shpejti do të botojë kryeveprën e jetës së tij, biografinë e Fan Stilian Nolit.
Bjornsson: Kosova të reagojë në zgjidhjen e problemeve pa vonesë
8 shkurt 2011, Dojce Vele, Në kuadër të programit të Instrumentit të Ndihmës për Para-anëtarësim, Komisioni Evropian dhe qeveria në largim e Kosovës tashmë kanë nënshkruar marrëveshjen e programit të asistencës në vlerë prej 63.9 milionë eurosh. Për përiudhën 2007-2012, Bashkimi Evropian ka ndarë për Kosovën 561.1 milione euro.