Arkivi

VASJAN LAME: "Për kosovarët Shqipëria gjithnjë I mban dyert e hapura"

15 janar 2005, Radio Peja & Pavarësia,  Që nga viti '78, pas Fakultetit, punoi në Teatrin Kombtar. Pati një aktivitet të ngjeshur me rreth 30 role në Teatër e 20 të tjera në film, si: "Vitet e pritjes", "Natë pa hënë", " Pas fasadës", "Shpella e piratëve", "Plaku dhe hasmi", "Një vit i gjatë", "Misioni përtej detit" e në shumë filma të tjerë, në mësin e të cilëve edhe në "Valsi i ngrirë në Prishtinë"-me regji të Bashkim Hoxhës dhe në filmin më të fundit të Mevlan Shanajt, "Lule të kuqe-lule të zeza" premiera e të cilit u mbajt në Prishtinë.