15 nentor 2008, Radio Kosova, Qendra për Mirëqenien e Gruas me seli ne Peje, me aktivitetet e saj mbulon komunat e Rajonit të Pejës, ndersa ofron strehim për viktimat e dhunës (gra dhe femije) familjare nga tërë Kosova.
Programi mbi Dhunën në Baza Gjinore(DHBGJ) i filluar në vitin 1999, nga OJQ amerikane “IRC”, ndikoi ne thyerjen e heshtjes mbi dhunën, e sidomos të asaj familjare. Ne vitin 2001, ne bashkepunim me grate e ketij komuniteti, u hap Qendra per Mireqenjen e Gruas, e cila vepron edhe sot e kesaj dite.
“Ballkanasit me duket se ne pergjithesi e kane ate prirje qe familjent a marrin si dicka mbi te cilen askush s´ka te drejte,as ligji as shteti. -thote Mehrije Haxhisefa, keshilltare ne kete qender-E, nese viktima me vite te tera ka qene e ekspozuar dhunes, ajo sistematikisht e ka humb ate vetdijen mbi vleren e saj dhe kjo vetedie eshte aq e ulet sa nuk e kupton se dhuna ne asnje rast nuk justifikohet. Ndersa, dhenja e mundesise qe ajo te flas mbi veten dhe mbi problemet e saj, e ndihmon ate qe te ngritet moralisht dhe te kuptoje se edhe ajo eshte e rendesishme, se edhe ajo eshte pjese e shoqerise...E ndihmon,fundja,te jete vetvetja!”
Ne dhjetor te vitit 2002, prane kesaj qendre hapet “Shtëpia e Sigurt”, nje strehimore e tipit te mbyllur. e cila ofron te mbijetuarve te dhunës, grave dhe fëmijëve, strehim, sigurimin e ushqimit dhe te veshmbathjes, mbështetje psikosociale dhe ne bashkëpunim me institucionet përkatëse i ofrojmë atyre përkujdesje mjekësore, juridike, trajnime edukative për ngritjen e vetëdijesimit dhe fuqizimit te tyre si dhe aktivitete tjera rekreative.
“Me strehim nenkuptojme, strehe dhe ushqim per ate dhe femijen. Kapaciteti is trehimores sone eshte per 18-te persona, mirepo shume shpesh ndodh qe te kalohet edhe numri 20-te 25, sepse nanat ne te shumten strehohen me femijet. Ndersa, e vecanta e kesaj qendre eshte se ajo ka komponenten e edukimit. Qendra ka stafin i cili punon ne ngritjen e vetedijes ne komunitet mbi dukurite e ndryshme, sic eshte eshte dhuna, trafikimi dhe prostitucioni. Pastaj, stafi punon edhe me personat qe ushtrojne dhune, ne kete rast me burrat, ku gruaja, burri dhe keshilltarja bashkebisedojne deri ne zgjidhjen e problemit. Pra, te shpeshta jane rast kur qifti perfundon me ribashkim!”
Kesaj qendre, e cila tash nente vjet vepron ne objekt me qira, KFOR-i italian me 30 per qind participim nga komuna e Pejes, do t´i ndertoje strehimoren ne truallin e blere nga organizata gjermane, Diakonia.
Ajete Beqiraj, Radio Kosova