22 nentor 2008, Dojce vele & Radio Kosova, Kosova tashme ka krijuar kushte te mjaftueshme per kthimin e te zhvendosurve. Mirepo, perderisa shume familje kosovare nuk kane kulm mbi koke, qindra shtepite e ndertuara anembane vendit per komunitetin serb e malazez, vazhdojne te jene te zbrazta. Fshati Lëvoshë e Pejës, është shembull tipik I kësaj dukurie.
Sipas kryetarit te ketij fsahti, Ranko Bakic, “ne Ljevoshe, deri me 1999, ishin 70 shtepi me 260 banore”.
Por, Hamdi Drançolli, kryefamiljar I njeres nga te dy familjet e vetem shqiptare ne kete fshat, thote se:
“Ljevosha, asnjehere nuk ka pasur kaq shume shtepi. Ketu ka qene nje ship e pakryer, ajo prane saj s´ka qene, tjetra s´ka ekzistu poashtu. Ajo lart, ishte, e andej rreth e rrotull kas qene livadh. E di se ketu kam jetu!-pohon me bidnje z.Drancolli, duke deshmaur per nje fakt te pazakonshme:
„Secili serb, stallen e derrit e ka shenuar me numer si shtepi. E tash thone se i kane pas 74 shtepi. E ne fakt, kane qene 32-3 shtepi“.
Ne prill te vitit 2005, me ndihmen e Bashkesie Evropiane dhe te qeverise italiane, ne Ljevoshe u mundesuaa ndertimi i 80-te shtepive. Ndersa, ne qershor te viti 2006, ndertimi i 18-te shtepive te tjera. Kete e pohone dhe z. Bakiç:
„Jane ndertuar 28 shtepi dhe ketu jetojne 28 kryefamiljare, ndonjehere pese dhe ndonjehere, 50-te. Sigurisht do te kishte edhe ndertime te shtepive te tjera, po mos te ndalonin donacionet“.
Perderisa fqinji shiptar, Hamdi Drançolli, sjell statistika te tjera.
„Ju jane mbaru shtepite qind per qind. Shume me teper se kishin dhe te atillas cfare nuk I kishin kurre. Por, qe te gjitha jane te zbrazta dhe krejt pese gjashte veta nu kjetojne ne to”.
Sido qe te jete, I sigurt mbetet fakti se, perderisa qindra shtepi te komunitetit serb e malezez qendrojne te zbrazta dhe gjashte milione euro te tjere jane ndare per ndertimin e shtepive te tjera per keta te zhvendosur, familje te tera shqiptare te zhvendosura perbrenda vendit, banojne me qira apo nuk kane kulm mbi koke.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele & Radio Kosova