10 dhjetor 2008, Radio Kosova, Në Kompleksin Memorial "Deshmorët e Kombit në Gllogjan, ne praninë e qytetarëve të shumtë, familjarëve të dëshmorëve, janë rivarrosur eshtrat e katër dëshmorëve të kombit, Shemsi, Bajram, Azem dhe Bekë Muslijaj, nga fshati Shaptej, të cilët kishin rënë në një betejë në afërsi të këtij fshati.
Pas rivarrimit të dëshmorëve, në Pallatin e Kulturës "Jusuf Gërvalla", në Decan, është mbajtur akademi përkujitmore, në të cilën përvec strukturave udhëheqëse komunale dhe të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, ishte I pranishëm edhe lideri I AAK-së Ramush Haradinaj.
Fitnete Ramosaj, duke përkujtuar sakrificën nëpër breza të luftës për liri, ka thënë se edhe këta katër dëshmorë janë pjesë e kwsaj sakrifice sublime, e cila ka sjell pavarësinë e vendit.
Lideri I AAK-së, Ramush Haradinaj, iu ka përkujtuar të pranishmëve se lufta për liri ishte sakrificë e atyre që ranë, por edhe të këtyre që e mbijetuan, kurse këta të fundit kanë obligim që të jetësojnë amanetin e të rënëve për liri. Ai, duke përkujtuar, dëshmorët e zonës së tij, ka thënë se edhe këta katër dëshmorë ishin pejsë e luftës sonë të lavdishme që së bashku me të tjerët kanë ndërtuar vlerat e mëdha të sakrificës, e cila është shpërblyer me lirinë e këtij vendi dhe së fundmi, në pavarësinë e tij. Mirëpo, sipas Haradinajt, këto vlera shtojnë obligimet tona që të jemi bashkë ashtu si në luftë, edhe në realizimin e projektit të pranimit të pavarësisë së vendit nga shtetet e tjera si dhe në zhvillimin e tij ekonomik. Ndryshe, ai ka përkujtuar ofenzivën e krerëve të Beogradit, për ta ndalur zhvillimin e proceseve në Kosovë, të cilët haptaz përdorin gjithë arsenalin e tyre propagandistik dhe zotohen se gjithmonë do të jenë kundër zhvillimeve në Kosovë.
Për jetën dhe veprën e tw katwr dëshmorëve, me një fjalë rasti, është paraqitur Avdyl Mushkolaj, kryetar I OVL-së për Dukagjin, kurse ne emër të Kuvendit të komunës, ka folur kryetari, Musa Berisha.
Ajete Beqiraj, Radio Kosova