24 dhjetor 2008, Dojce Vele, Edhe në Kosovë, festa e Krishtlindjeve po shënohet me manifestime të shumta. Ipeshkvia e Kosovës mori urime të shumta nga personalitete të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Ipeshkvi, Dodë Gjergji, ka përgëzuar të gjithë besimtarët katolikë, me dëshirën për paqe, dashuri, mirëkuptim e tolerancë në mes njerëzve. Mesha kryesore u mbajt në mesnatë në katedralen “Zoja Ndihmëtare”, në Prizren.
Familjet e mbledhura rreth bredhit të Krishtlindjes pas darkës me ushqim tradiconal dhe shkëmbim dhuratash modeste, Mesha e Mesnatës I mblodhi në Katedralen e Zonjës Ndihëmtare. Hapësira e katedrales ishte e vogël për numrin e mëdh të besimtarëve vendas, mërgitmarë e ndërkombtare, të cilët ishin mbledhur për të përcjellur meshën kryesore të Kritlindjeve.
“Për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh ndasitë fetare dhe kombtare, që të ruajmë dhe të rrisim tolerancen dhe kudjesin për njeri-tjetrin. Për ushtruesit e pushtetit në tokë, që të jenë të kujdesshmëm e të përgjegjshëm në përpilimin dhe miratimin e ligjeve, sidomos atyre që turpnisht thyejne dinjitetin njerëzor e vlerën e jetës”-ishte mesazhi i Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji, për popullin e Kosovës dhe udhëheqësit e tij.
Paraprakisht, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në emër të tij dhe të popullit të Kosovës, i dërgoi Shenjtërisë së tij, Papa Benediktit të XVI-të një telegram urimi me lutjen që të bekojë pavarësinë e Kosovës, për hir të paqes dhe stabilitetit në këtë pjesë të Evropës Julindore. Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji, me rastin e Krishtlindjeve, pranoi telegrame urimi nga Institucionet dhe subjektet politike të Kosovës. Ipeshkvi katolik dje priti edhe kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun, Naim Ternava.
“Megjithatë, gezimit tonë nuk iu bashkangjitën as kësaj radhe prijësit e Kishës Ortodkse Serbe, në Kosovë”-thotë prifti katolik, Dr. Don Lush Gjergj. Kisha katolike dhe Bashkësia Islame janë për një shërbim sa më të mire ndaj Zotit dhe ndaj njeriut pa kurrfarë dallimi. Ne shpresojmë se së shpejti do të vijë dita kur do t´mund të shkëmbjemë urimet vëllazërisht dhe të bashkëpunojmë të tria bashkësitë fetare, për Hir të Zotit dhe për të mirë të të gjithë popujve”.
Ipeshkvia e Kosovës me seli në Prizren, ka menduar edhe për paqeruajtësit me shërbim në Kosovë, me ç´rast, të cilët do të marrin pjesë në meshën e orës 17-të.
Ajete Beqiraj, Radio Kosova