Arkivi

Rruga Deçan-Plavë,projekt që bashkon apo përçanë?

Bjeshket e Nemuna qe lidhin Pejën dhe Deçanin
19 maj 2009, Dojçe Velle. Projekti i rrugës Deçan-Plavë e njohur si „Korridori i tetë“, është ndër projektet më të rëndësishme rrugore, që lidhin shtetet e Ballkanit mes vete dhe me Evropën. Por, ai  ka shkaktuar shumë përçarje mes komunave. Komuna e Deçanit insiston që pika e re me Malin e Zi të jetë Deçan-Plavë-Vermosh, ndërsa Komuna e Pejës në hapjen e rrugës Pejë-Qakorr-Plavë. Ndërsa, nga qeveria e Kosovës asnjë fjalë për këtë projekt i cili ishte prioritet i qeverisë së kaluar.

Qytetarët e Kosovës: “Më shumë vendpunime për zvogëlimin e varfërisë”

17 shkurt 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Edhe një vit pas bërjes shtet, Kosova përballet me ekonomi të pazhvilluar, shkallë të lartë të papunësisë, varfëri ekstreme dhe korrupcion.  Si rrjedhojë, përvjetorin e pavarësisë populli I Kosovës e pret me ndjenja të përziera.

Decani se shpejti me kanalizim

8 shkurt 2009, Radio Kosova, Shuma prej afro dy milione eurosh do te mundesonte realizimin e projektit te kanalizimit per ujerat e zeza, per qytezen e Decanit dhe fshatrat perreth. Decanasit tashme kane premtimin e qeverise dhe projekti pritet te filloje ne muajin maj. 

Sfida te nduarnduarta gjate paisjes me dokumente identitifikimi

7 shkurt 2009, Radio Kosova & Blue Sky, Megjithëse në Rrezar, Strellc dhe në Drenoc, janë ndërtuar tri objekte të ofiqarisë, ato edhe më tej vazhdojnë të qëndrojnë larg shërbimeve të qytetarit. Në anën tjetër, për shkak të mungesës së hapësirave në Qendrën Komunale për Regjistrim Civil, qytetarët perballen me pritje të gjata dhe tollovi.