Arkivi

Handikos:"Një ambient i përshtatshëm-Shoqëri për të gjithë"

30 prill 2010, Dojce Vele, Sipas OBSH-së, në Kosovë jane rreth 200, 000 pesona me aftësi të kufizuar, gjendja e te cileve eshte shume larg pozites qe ju garanton Konventa Nderkombtare per te Drejtat e Njeriut. Me qëllim të vetëdijësimit të shoqërisë mbi gjendjen reale te ketyre personave projekti“Një ambient i përshtatshëm- Shoqëri për të gjithë”organizuar nga Handikos dhe mbështetur nga Komisioni Evropian, po shtrihet ne 30 komuna të Kosovës.

Shqiptarët e veriut edhe 11-të vjet pas luftës këndej Urës së Ibrit


29 prill 2010, Dojce Vele, Për shkak të dëbimit të dhunshëm gjatë luftës dhe uzurpimit të pronave nga serbët pas përfundimit të saj, rreth 10 mijë shqiptarë të Mitrovicës së veriut edhe 11-te vjet pas luftës jetojnë larg vatrave të veta nga të cilat i ndan vetëm Ura e Ibrit. Cfarë po bëhet në kthimin e tyre, në një kohë kur kthimi i të zhvendosurve të tjerë nga shtetet e rajonit është prioritet i qeverisë së Kosovës?

BI kërkon edukatën fetare në sistemin e arsimit publik

25 prill 2010, Dojce Vele, Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Ternava ju është drejtuar deputetëve të Parlamentit të Kosoves me një shkresë, me anë të së cilës kërkon futjen e Edukatës Fetare në sistemin e rregullt të arsimit publik. Ipeshkvia e Kosovës e mbështet një kërkesë të tillë, ndërsa Kisha Ortodokse Serbe pohon se nxënësit e komunitetit serb të cilët arsimohen me planprogram të Serbisë, që nga viti 2001 mësojnë lëndën e Edukatës Fetare. 

Ushtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës

24 prill 2010, Dojce Vele, Ndër të 1799 pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, 3.44 per qind prej tyre janë femra. Ndër të 57 femrat e rekrutara në radhet e FSK-së, 7 prej tyre janë nga pakicat. Këtë përvojë të re për femrat kosovare e shohim nga afër në Regjimentin e Mbrojtjes Civile të FSK-së. 

Ndërprerje apo përtëritje e marrëveshjes për sigurime sociale me Zvicrën


22 prill 2010, Dojce Vele, Sindikata zvicerane UNIA kumton se që nga 1 prilli, shteti federal zviceran ka ndërprerë marrëveshjen për sigurime sociale të kosovarëve që punojnë në këtë shtet. Nga Ministria për Punë dhe Mirëqënje Sociale e Kosovës thonë se qeveria zvicerane kërkon vetëm përtëritjen e kësaj marrëveshjeje me ish-Jugosllavinë, e cila ka rënë poshtë me njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Zvicrës.

Të pastrehët në "Fushën e Pajtimit"

8 prill 2010, Dojce Vele, 25 familje nga komuna të ndryshme të Kosovës tash sa vjet jetojnë në strehimoren Fusha e Pajtimit, në verilindje të Prishtinës. Vendbanimi social i ndërtuar me koncesion në këtë lokacion do duhej të ishte një zgjidhje për banorët e kësaj strehimoreje, të cilët jetojnë në kushte të rënda social. Mirëpo, sa do të jetë kjo e mundur duke pasur parasysh 1500 kërkesa për strehim të deponuara tashmë në komunën e Prishtinës?

Festival i tradites dhe kultures rome ne Prishtine

7 prill 2010, Dojce Vele, Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve të martën (6.4.) u hap në Prishtinë një festival katërditor, në kuadër të të cilit do të prezantohen aktivitete të ndryshme të kulturës dhe traditës rome.

Presidenti Fatmir Sejdiu pwr Pashkw nw Graqanicw

5 prill 2010, Dojce Vele, Në Kosovë u kremtuan Pashkët Katolike dhe Ortodokse.Meshat kryesore u mbajten në Katedralen "Zoja Ndihmëtare", në Prizren si dhe në Manastirin e Decanit dhe të Gracanicës. Ndërsa, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, pasi ka përgëzuar krerët katolik dhe ortodoks për festën e tyre, ka vizituar edhe një familje serbe në Gracanicë.