Arkivi

Vajzat e mbuluara në Kosovë dhe e drejta e tyre për shkollim

9 qershor 2010, Dojce Vele, “Shamia në shkollat publike-e ligjshme apo e paligjshme?”-është tema e debatit që do të mbahet sonte, në Prishtinë, me qëllim të përafrimit të qëndrimeve të kundërta në mes të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e cila me anë të një Udhëzimi Administrativ ndalon bartjen e uniformës fetare në shkolla të arsimit të mesëm të lartë. Aplikimi i një udhëzimi të tillë, nxënëset e mbuluara me shami i përjashton nga shkollat.