Arkivi

Kujdes i shtuar per Lagjen Garibladi

27 shkurt 2012, Radio Kosova, Per shkak se reshjet e medha te bores kane renduar edhe me teper jeten e banoreve te “Lagjes Garibaldi”ne Decan, kujdesi ndaj tyre ka qene me i shtuar dhe kontigjenti i sotem i ndihmave te ardhura nga Federata Nderkomtbare e Kryqit te Kuq ne bashkepunim me Kryqin e Kuq te Kosoves, eshte i treti me radhe qe nga fillimi i reshjeve te bores.

Lojërat e fatit-Ketu fitorja dhe humbja jane motra

21 shkurt 2012, Dojce Vele, Në Kosovë, mungesa e aktiviteteve për të mitur dhe papunesia enorme për të rritur, jane ndër arsyet kryesore të frekuentimit në lokalet e lojërave të fatit. Ndwrsa, vendndodhja e kwtyre lokaleve vend e pa vend ka nxitur aksione te përbashkëta të institucioneve përkatëse për mbylljen e tyre.

Bora ne Decan paralizon cdo pore te jetes



16 shkurt 2012, Radio Kosova,  Qytetaret e Decanit po perballen me veshtiresi te ndryshme per shkak te gjendjes se krijuar pas reshjeve te medha te bores, e cila iu afrohet dy metrave. Komuna po ben perpjekje te vazhdueshme per te tejkaluar kete  gjendje te jashtezakonshme. Mirepo, me kapacitetet ekzistuese dhe buxhetin e limituar, gjendja nuk mund te tejkalohet aq lehte.

Kulla e Gjukajve ne radhen e objekteve per nderhyrje emergjente

7 shkurt 2012, Radio Kosova, Te qindra kullat e Rrafshit te Dukagjinit nuk jane me. Numri i tyre eshte zvogeluar dukshem, nga lufta, nga koha por edhe nga faktori njeri. Mirepo, ka edhe te tilla qe fale kujdesit te pronareve te tyre si dhe institucioneve perkatese, jane futur nen mbrojtje si monumente te trashegimise kulturore perderisa te tjera, per shkak te gjendjes se tyre emergjente, po konservohen dhe restaurohen.Nder to eshte edhe kulla e Kajtaz Gjukajt ne Strellc te Poshtem , e cila fale fondeve te Ministrise per Kulture, Rini  dhe Sport dhe organizates suedeze CHWB, se shpejti do te kthehet ne origjinalitetin e vet shekullor.