Fshati Dashinoc, pika me e larget ne lindje te Decanit pas Maznikut, aktualisht nuk ka asnje dalje ne rrugen kryesore. Nga pamundesia e depertimit atje, kryetari i fshatit Qamil Mustafaj mund te kontaktohet vetem ne telefon.
Trupat e drunjve jane zhytur ne bore... |
Dashinoci pa dalje ne asnjeren rruge
Sipas drejtori per Sherbime Publike Admir Hasanajt, per mirembajtjen e rruges Lumbardh-Maznik eshte pergjegjese ministria.Por, premton hapje rrugesh per Dashinocin.
Admir Hasanaj, drejtor per sherbime publike |
Edhe fshatrat e tjera ankohen per veshtiresi qarkullimi
Imer Isufi nga Strellci ka ardhe per pushime nga Zvicra.Por, gjysma e kohes atij i shkon ne xhipin e tij, duke bartur kusherinjte pothuaj te bllokaur nga bora qe ka arritur ne dy metra. Ate e gjejme ne rruge me kater bashkefshatare, te cilet po i bart deri ne qendren e qytetit per punet qe iu kane grumbullaur nga pamundesia e qarkullimit.
Rruge kryesore qe lidh Strellcin me magjistralen Peje-Decan |
“Po m´duket po duhet me u prish me gru se ma shume ndejta rrugeve se brenda”, shton me te qeshur, Imeri, sipas te cilit te reshurat e mbremshme kane bere rruget te pakalueshme dhe krahas angazhimit me banoret e fshatit te tij, qe nga mengjesi po vrapon pas ndermarrjeve pastruese.
“Se rruget jane te bllokuara krejt. Me kone si dalin kompanite pergjegjese, nuk na lene keshtu. Qytetaret jane te mobilizuar me lopata e qysh po munden, por kot. Rruga Peje Decan eshe e hapur dhe po e pastrojne kohe pas kohe, por eshte shume problem me keto reshje. Katastrofe bacw!”
Qytetaret flasin per izolim-Komuna per perpjekjet per tejkalimin e krizes
Me gjithë trashësinë e borës mbi një metër dhe temperaturat e ulëta, fal angazhimit të komunës por edhe të kompanive private te cilat iu kanë bashkuar aksionit për pastrimin e borës, gjendja per nje kohet e shkurter pritet te stabilizohet, premton Admir Hasanaj, drejtor per sherbime publike, edhepse kjo me kapacitetet ekzistuese eshte teper e veshtire kur te reshurat e vazhdueshme mbulojne rruget vazhdimisht.
Bora ka veshtiresuar qarkullimin |
“Pergjegjes per fshatin Strellc te Poshtem eshte kompania “Inzhinjering group”. Por, krahas tij na eshte dashur intervenimi edhe me kompanine “Likaj Trade”me te cilen ne oret e hershme te mengjesit kemi pastuar rruget kryesore. Mirepo, na kane mbet rruget anesore per te cilat iu bej apel qytetareve qe t´i kapin lopatat dhe te punojne dhe vet pak, mos te presin se komuna mund t´ua pastroj edhe rruget e shtepive te tyre”, thote drejtori Hasanaj, i cili apo kthehet nga terreni ku kishte kalaur naten me kompanite aktive.
“Lagja Garibaldi” nuk eshte e bllokuar
Ne Lagjen Garibaldi, qender kolektive rreth tri kilomettra ne perendim te qytetit jetojne dhjetera familje te pastrhe. Por, megjithese ne zone malore, ajo per disa arsye nuk ka qene e bllokuar asnjehere, sic ndodh me Ratishin e Eperm dhe i Poshtem, fshatrat e Rajonit te Vokshit, por edhe rrugen kah Gryka e Decanit.
“Lagja Garibaldi nuk eshte e bllokuar dhe s´ ka qene asnjehere. Cdo dite se paku nje here, eskavatori ka qene ne ate lagje, jo vetem per shkak te atyre familjeve por sepse ne ate lagje edhe nje shtepi shendeti per te semuret me retardime psiqike. Keshtu qe ne e kemi pas obligim qe rruga gjate gjithe kohes te jete e hapur. Nje informacion qe ka qarkulluar ne nje televizion vendor, se gjoja keto familje jane te izoluara, fatkeqisht ka qene shume i pavertet”, thote drejtori Hasanaj.
Nderkohe, Shpend Krasniqi n 70 vjec nga Lloqani, nuk e ka penguar moti i ftohte as rruget me bore e sqote te udhetoj per nePeje qe ne megjes , sepse ai mban mend situata edhe me te renda.
“Une kam udhetu edhe kur jane ra tri metra bore. Me 1954 o kon ra bora e madhe. Per nje nate jane ra 2,60 cm, e 40 vec jone kone. Pese mullinj jone kone n´Lloqan, asnje s´punojke. M´u ka dashte me shku n´Strellc me e cu drithin me e blu n´mulli. Me e mar per nje pite per Bajram n´shami se me thes atehere nuk kemi pas. E le ata n´krahe, le rruga diku teposhte diku perpjete, se dikush e kish qel-idkush se kih qel,vec menxi kam pa ardhe”, rrefen z.Krasniqi, i cili tregon per solidaritetin e njerezve per hapjen e rrugeve nga bora.
“N´ate kohe i hapshim me metra,secili. Mua me migje temin na ka pas ra me e hap rrugen te “Ura e Bajram Hasanit”. Aty e per Junik e deri n´gryke e kemi qel me lopata. Jo,jo, jo! E ke pas urdher me i hap qekaq metra secili. E sot, ani si i ka ra me eskavator, por secili para shpise se vet mudnet me dal me e zgjeru pak me lopate, bile sa me u shnderru dikush me nje kerr. Por, Zoti na ruaj!Asnje s´kane dal, se jemi demelav. Po pertojme me e qel para pragut t´shpise se vet!”
Dikur qytetaret obligoheshin te hapnin rruget-Sot vullneti per solidaritet tejet i vogel
Por, te kontribuosh vullnetarisht per vendin e shoqerine ne cdo kohe, vend e situate eshte kulture dhe dashuri ndaj atdheut tend, kete jo secili e kupton. Prandaj, per dite me radhe ke mundur te shohesh neper rruget kryesore te vendbanimeve turma burrash te cilet me duar ne xhepa, kritikonin komunen per moshapjen e rrugeve perderisa para dyerve te tyre bora ishte mal, e rruget brenda oborreve ishin hapur vec nga hapat e tyre. Nje imazh ky mjaft i shemtuar, duke pasur parasysh se pjesa dermuese e ketyre qytetareve ishin te rinj dhe te papune. Prandaj, nje revolte e aryeshme ne kete rast vjen edhe nga komuna, e cila sipas Admir Hasanajt, drejtor per Sherbime Publike me buxhetin e saj te limtiuar eshte e pamundur te jete ne te njejten kohe prane secilit.
Aktualisht,pak kembesore per qytetarwt.Ndoshta me vone... |
“Te reshurat jane te vazdhueshme dhe me kapacitetet ekzistuese, eshte e pamundur te nderhyme ne te gjitha vendbanimet vazhdimisht. Por, me keqardhje e them se solidariteti, vullneti dhe iniciativa e qytetareve ka qene mjaft e vogel. Po pertojne te hapin rruget edhe para dyerve te veta. Presin gjithcka vetem nga komuna!“.
Por, kjo nuk vlen per kete pronar te nje marketi ne Decan, sipas te cilit:“Komuna s´mund ta heq boren edhe nga oborri yt”.
Ndersa, brenga e tij me e madhe jane reduktimet e energjise elektrike, se premtimi i KEK-ut per perjashtim nga reduktimet per Rajonin e Pejes per shkak te bores se madhe, nuk zgjati shume.
“Jo s´u mbajt hic, si tanaheret... Tri ore ka- tri s´ka. Qe, dje s´ka pas edhe mbreme s´ka pas. Tash erdh ne 9-te e ndalet n´12-te apet. S´ka! Cka o punojme po e han gjeneratori. Le si don me na mbyt Zoti po edhe KEK-u!”
Shkollat ne Decan jane te mbyllura deri me 20 shkurt
Shkollat ne Decan si ne gjithe Kosoven jane te mbyllura deri me 20 shkurt. Por, ky pushim mund te shfrytezohet ne te mire te vet incitucioneve shkollore, thote drejtori Qazim Maloku, sipas te cilit:
Qazim Maloku, drejtor per arsim |
Aksionit te te rinjve per hapjen e trotuareve ne Decan iu bashkangjit shefi i “EDYK”
Nderkohe, Qendra Rinore ne Decan ka organizuar nje aksion poaq te domosdoshem;hapjen e trotuareve per nxenesit. Ketij aksioni i eshte bashkangjitur edhe Gynter Gerzybek, Udhëheqës i Programit për Fuqizimin dhe Zhvillimin e Rinisë në Kosovë (EDYK). Ky gjerman vullnetmire, sot ka ardhe qe nga Prishtina me lopaten ne makine qe me thjeshtesine tradicionale te popullit te tij t´i bashkangjitet aksionit te te rinjve decanas. Dhe ate per arsyen e thjeshte:
Grzybek(djathtas)ne aksion per hapjen e trotuareve ne Decan |
“Sepse mediat raportojne se te rinjte dhe nxenesit ne Decan nuk mund te shkojne ne shkolle ngaqe per shkak te lartesise se bores te gjitha trotuaret jane te mbyllura. Prandaj kemi menduar qe te vime ketu qe t´iu ndihmojme dhe t´i mobilizojme te rinjte per te hapur trotuaret. Te rinjte kane qene vet te motivuar dhe kane thirrur shoket e vet qe te hapin rruget per ne shkolla. Dhe sipas mendimit tim, rinia decanase eshte tejet e motivuar dhe shume e interesuar qe te marrin pjese dhe te organizojne aktivitete rinore, turnire futbolli, shfaqje muzikore dhe kulturore. Ata deshirojne te bejne dicka per veten e tyre dhe prandaj edhe jane aktiv, jo vetem ne Decan por edhe ne fshatrat perreth tij. Prandaj kjo eshte shume interesante dhe per t´u admiruar”,thote z.Grzybek.
Probleme udhetimit per punetoret civil
Mirepo, ishin punetoret civil ata te cilet vazhduan punen edhe ne kushte te jashtezakonshme, ku qarkullimi i automjeteve ishte tejet i rralle. Kete pervoje sjell Ali Qufaj nga fshati Prilep:
Ali Qufaj,zyrtar i KK-se |
Veshtiresi qasjeje edhe ne sherbimet shendetsore-Ekipet mobile ne terren
Por, ajo qe nuk pret eshte qasja ne sherbimet shendetsore, te cilen te reshurat rreth dy metra e veshtiresuarn tej mase. Por, Drejtoria e Shendetesise ka punuar me te gjtiha kapacitetet per te menagjuar situaten si duhet, thote drejtori Haki Shehu.
“Situata eshte mjaft e rende per shkak te bores. Komunikimi me paciente eshte i veshtiresuar. Megjithate, jane bere angazhime ne nivel te Qendres Kryesore te Mjekesise Famljare bashke me Drejtorine per Shendetesi si dhe Shtabin e Emergjences te Kuvendit Komunal, jane formu grupet mobile te cilet eshte dashtur te intervenojne, per shkak se pacienet nuk kane pasur qasje. Vetem brenda dy diteve te fundit, ekipet mobile te Qendres se Mjeksise Familjare kane intervenu ne njezet raste neper fshatra.Pacientet ne dialize poashtu jane dergu me rregull dhe edhepse punet po kryhen me mjaft veshtiresi, megjithate po arrime t´i realizojme”, thote dr.Shehu.
Disa fshatra kane mungese edhe te ujit te pijes
Perderisa, uji i pijes esjte problem shtese i qytetareve te komunes se Decanit. Drejtori operatvi ne NSHP Ujesjellesi thote se:
“Meqense ka te reshura te medha, Decani me sistem te vetin eshte pak ma mire per dallim nga disa fshatra sic eshte Strellci, ku per cdo te dyten dite duhet me e pa nje pjese per shkak se ka ngrica te medha dhe rezervuari eshte ngri dhe burimet shterrin zakonisht gjate ngricave. Por edhe qytetaret gjate kohes se ftohte i lene rubinetat hapur mos me ardhe deri te ngricat. Problem ne vete e kemi edhe Rajonine Vokshit ku disa qytetare te pandergjegjshem para se me ra kjo bora e madhe e kane hjek mbyllesen e valvules e cila i furnizon dhe na nuk jemi ne gjendje me shku te nderrrojme orarin e reduktimeve, per shkak te te reshurave te medha", thote drejtori Gjikokaj, sipas te cilit nga kjo situate kane pesuar disa fshatra.
Adem Gjikokaj, NSHP "Ujesjellesi" |
"Keshtu qe per momentin eshte duke u furnizu vetem Pobergja dhe fshati Hulaj, ku nuk kemi mujt me shku me e realizu reduktimin e parapame prej ores 8 deri ne ora 2 pasdite ne Hulaj dhe Pobergje, kurse prej 2 deri ne 8 ne mengjes: Lloqani, Dranoci edhe Sllupi.E valvula me e lire kushton 800 euro,ndersa qytetaret e pandergjejshem i kane thy disa here ato dhe deren mbyllese”, thote drejtori Gjikokaj.
Kryeministri Thaci gjate vizites ne Decan premtoi mbeshtetjen e qeverise
Per shkak te gjendjes se rende, kryministri i Kosoves Hashim Thaci, krahas Gjakoves, Junikut dhe Pejes, te henen vizitoi edhe komunen e Decanit duke premtuar mbeshtetjen e qeverise.
Thaci premtoi mbeshtetjen e qeverise |
Perderisa, kryetari i komunes Rasim Selmanaj tha se krahas menagjimit me sukses te kesaj situate te veshtire nga komuna e Decanit, mbeshtetja e qeverise eshte e domosdoshme.
“I gjithe opinioni di se perkrah veshtiresive, ne kemi menagjuar situaten me sukses duek i zhbllokuar rruget vazhdimisht. Neqoftese nuk ka te reshuara gjate nates se sontme dhe neser, ne me kapacitete qe kemi do t´ia dalim t´i zhbllokojme edhe ato pjese te izoluara. Megjithate, ne kemi nevoje edhe per perkrahjen e qeverise, per te cilen morem edhe konfirmimin e kryministrit keshtu qe besoj se, se bashku do ta tejkalojme kete situate”, tha kryetari Selmanaj.
A ka qeveria e Kosoves vertet nje fond te vecante per nderhyrje emergjente?
Selmanaj, Kryetari i komunes |
“Natyrisht se ka fonde per te gjitha nevojat e domosdoshme ne situata emergjente”.
Keshtu deklaroi kryeministri Thaci para mediave, edhepse burimet tona bejne te ditur se ne takimin me dyer te mbyllura kryeministri i sugjeroi kryetarit Selmanaj qe parate te merren nga nje projekt i komunes i planifikuar per vitin 2012-te ne menyre qe kompenzimi nga qeveria te vie gjate vitit...Mbetet te shihet nese kjo te palten do te ndodh? Sepse shpenzimet e buxheti komunal nuk kane ndodh vetem ne largimin e bores nga rruga te cilat sipas kryetarit Selmanaj jane ne vlere 50 mije euro, por ka edhe deme te tjera ne pronen e qytetareve, per kompenzimin e te cilave deme deponimi i kerkesave te qytetareve tashme ka filluar.
Sido qe te jete, Keshilli Komunal per Emergjence dje shperndau 30 pako ushqimore per familjet e izoluara. Qytetaret e krahas te reshurave, pamundesise se qarkullimit dhe stoqeve te bores-mal, qe nga qendra e qytetit e deri ne vedndbanime, po perballen edhe me mungese te ujit te pijes. Perderisa premtimi i KEK-ut per perjashtime ne reduktime per shkak te gjendjes se krijuar per komunat e Rajonit e Pejes u mbajt vec dy dite dhe tashme vazhdon gjendja e meparshme tri me tri apo kater me dy, ne favor te territ.
”Decani ne pergjithesi, qytetaret, kompanite private dhe komuna kane bere perpjekje titanike. Realisht, une si kryetar komune kam qene shume i shqetsuar ngase kemi qene para nje rreziku te nje bllokade totale. Mirepo fale ketij vullneti fale dhe kesaj gatishmerie, ne me perpjekje te jashtezakosnhme kemi arrit qe tere territorin e komunes se Decanit te jete i zhbllokuar, edhepse ka pas te reshura te vazhdueshme. Kane mund te rrine disa lokalitete te izoluara nje gjysme dite apo nje dite, por jo me gjate, per shkak se ne kemi intervenu menjehere edhepse kjo ka qene tejet e veshtire qe me kapacitetet ekzistuese te hapen me 300 kilometra rruge te territorit te komunes pernjeheresh”, thote kryetari Selmanaj, sipas te cilit vetem pastrimi i rrugeve buxhetit te komunes i ka kushtuar 50 mije euro.
Nga ana tjeter këshilltarët opozita kanë drejtuar kritika në adresë të ekzekutivit komunal, për pamundësi menaxhuese dhe keqpërdorime, edhe për kohën e gjendjes emergjente në të cilën ndodhet komuna e Deçanit. Blerim Bajraktaraj-LDD, ka fajësuar ekzekutivin komunal për pa aftësi menaxhuese, dhe sipas tij, kjo situatë me Deçanin është e vazhdueshme, nga viti në vit. Sipas Blerim Bajraktaraj, kryetar i LDD-se-dega ne Decan:
Nje ndihme, e cila perkunder veshtiresive do te vie, siguron qytetaret kryetari Selmanaj.
“Qeveria na ka leju qe me i leviz permes nje qarkoreje 15 per qind te projekteve kapitale, me premtimin se keto mjete pas nje kohe do t´i kthehen komunes. Te njejten premtoi edhe kryeministri gjate takimit ne Decan, qe jane 50 mije euro qe jane shpenzime te paplanifikuara. Megjithate, keto shpenzime jane minimale krahasuar me ate me cfare jemi perball”.
Deme te shumta nga pesha e bores
Megjithese vleresimet ne terren ende vazhdojne, vlera e perafert e demeve te shkaktuara nga bora sipas Komisionit per Vleresim ne komunen e Decanit eshte rreth 200 mije euro. Qeveria e Kosoves ka premtuar kompenzimin e ketyre demeve, ndersa, me shpresen per nje ndihme te tille, qytetaret tashme kane deponuar kerkesat per kompenzim. Nder qytetaret e komunes se Decanit te cielt pesuan deme materjale nder te cilat, shemvje tallash, qatishe, etj.,eshte edhe Rame Balaj nga Strellci i Poshtem shtepiza e te cilit nga pesha e bores u shemb brenda nate.
Shtepia e Rame Balajt eshte rrenuar brenda nate |
“Me date 12-13 shkurt, pas mesnate, nga bora e madhe m´u ka rrenu shpia rrafsh pertoke. Ajo shpi ka qene dhruate e qeverise bullgare. Nje shtepi druri per nje familje, me nje dhome fjetjeje, nje kuzhine dhe nje banje. Keshtu qe ate nate, ne mes 12-te edhe 13-te shkurtit eshte rrenu totalisht. M´kane tregu kojshite, se brenda s´ka qene askush.Kur jam shku e kam gjet rrafsh pertoke”, rrefen pronari Rame Balaj, ndihma e vetme e te cilit ishte kjo shtepi e drunjte pas rrenimeve qe u bene nga forcat serbe.
“Kulla ime eshte kall nga forcat polciore e ushtarake serbe me 2 prill. Pas luftes une jam largu per Maqedoni dhe kam qendru dhjete vjet ne Evrope. Asnje ndihme nuk kam pas. Ate shtepi ma kane fal qeveria bullgare”
Komisioni vlereson demet deri ne 200 mije euro
Komuna e Decanit ka themeluar komisionin per vleresimin e demeve, i cili tash disa dite vazhdon punen ne terren. Nderkohe, kryetari i komunes Rasim Selmanaj flet per kompenzimin e ketyre demeve nga qeveria e Kosoves.
“Mendoj se qeveria e ka obligim t´iu dale ne ndihme njerezve tane te cilet kane pesuar nga te reshurat. Ne si komune nuk kemi fonde por do te shikojme per me ba ndonje ndihmese te familjeve. Ndersa, mbetet te shihet se cili do t´jete vullneti i qeverise”, thote kryetari Selmanaj, sipas te cilit komunen e Decanit situata ne te cilen u gjet papritur ishte nje sfide e vertet, menagjimi i se ciles nuk ishte aspak i lehte me buxhetin me te cilin posedon komuna.
Rruget alternative ne Strellc jane teresisht te mbyllura |
Opozita kritikon per keqmenagjim te situates dhe per keqperdorime
Rruget e shkollave-te mbyllura(majtas-shkolla e Strellcit) |
“Komuna nuk ka hapur fare tender për mirëmbajtje të rrugëve. Dhe per faktin se mirëmbajtja e rrugeve iu eshte besuar kompanive qe nuk jane pergjegjese per kryerjen e detyrave të dhëna, ndaj edhe gjendja eshte e veshtire”,tha Bajraktaraj, sipas të cilit po t´behej hapja e rrugeve me me pergjegjei, nuk do t´ishte nje kaos i tille ne komunikacion, ku edhe ne rruget kryesore shnderrimi i dy makinave behet me veshtiresi.
“Eshte bisedu qe te barten 80 mije euro per shpenzimet e te reshurave dhe pwr kompenzimin e demeve te qytetareve. Mirepo, sipas asaj qe thote kryetari pak kane me mbet per qytetaret, mqense qe te gjitha i paskemi shpenzu derivate. E ne fakt, me ato derivate do mund te pastrohej gjysma e Kosoves.Na eshte thene se kompenzimi i demeve pritet te behet nga qeveria. Mirepo, pavaresisht nese kompenzohen nga qeveria apo nga komuna, ato jane para te taksapaguesve dhe per mua eshte e njejta gja. Mirepo, vertet ndjehesh keq kur flet per keto probleme, perderisa prokurori e monitoron seancen dhe poashtu edhe auditori i brendshem i cili paguhet me parate e taksapguesve dhe nuk thote asgje”,thote z.Dobruna.
Hyri Dobrunaj, asambleiste thote se opozita eshte e njezeshme per rreth dyshimeve per keqperdorimet e bera gjate situates emergjente ne komunen e Decanit.
Hyri Dobrunaj,asambleiste |
Qytetaret kane filluar deponimin e kerkesave per kompenzim
Qytetaret e goditur nga te reshurat atmoferike tashme kane deponuar kerkesat ne komunen e Decanit per kompenzimin e demeve. Njesoj shpreson edhe Rame Balaj, i cili kerkeses ia ka bashkangjitur edhe fotografine me shtepine e tij ne fshat e cila tashme eshte vec nje grumbull drunjsh qe fle nen masen gjigante te bores.
“Une kam deponuar nje kerkese ne komunen e Decanit. Te shohim cka do te vendosin.. E kam shenu aty nje shifer qe ma merr mendja se eshte reale, 15 mije euro se mua vetem bazamenti i saj me ka kushtuar 2 mije euro. Mirepo, si ta vleresoj komisioni une do te pajtohem me vleresimin e tij. Ne jemi dy bashkeshorte, ne moshen e trete. Shpresoj ne ndihme”.
Deme te konsiderueshme nga te reshurat e bores |
“Qeveria na ka leju qe me i leviz permes nje qarkoreje 15 per qind te projekteve kapitale, me premtimin se keto mjete pas nje kohe do t´i kthehen komunes. Te njejten premtoi edhe kryeministri gjate takimit ne Decan, qe jane 50 mije euro qe jane shpenzime te paplanifikuara. Megjithate, keto shpenzime jane minimale krahasuar me ate me cfare jemi perball”.
Megjithese vleresimi i demeve nga komisioni perkates vazhdon, vlera e perafert e demeve te shkaktuara nga te reshurat e bores ne komunen e Decanit arrin ne 200 mije euro.