Arkivi

Decani dhe Plava para binjakezimit

Krojet e Ali Pashe Gucise(Gucinje-Plav)
Manastiri i Decanit
Radio Kosova, 23 dhjetor 2012, Komuna e Decanit se shpejti do te binjakezohet me komunen e Plaves. Kjo eshte bere e ditur gjate nje takimi te zyrtareve komunal te Decanit me nje delegacion nga komuna e Plaves dhe Gucise. Binjakezimi pason me fillimin e aktiviteteve te ndryshme kulturore dhe artistike, zhvillimin nderrajonal te turizmit,ndersa binjakezimi eshte hapi me i rendesishem drejt realizimit te projektit te rrruges Decan-Plave.

Plava, nje venbanim në veri te Alpeve Shqiptare ne lindje te Republikes se Malit e Zi, me rreth 13 mije banore, 21 per qind  prej te cileve shqiptar, me banim në fshatrat: Vuthaj, Martinaj, Kukaj dhe Dol, eshte komuna me te cilen do te binjakezohet komuna e Decanit. Perderisa, lidhje te tjera tashme jane shtrire neper breza, thote kryetari i Kuvendit te saj, Ramo Kollashinac.

“Binjakezimi i Plaves me Decanit eshte vetem njera nder deshmite se ata qe jane te lidhur thelbsisht, nuk e kane te veshtire te mirren vesh dhe t´i pergjigjen njeri-tjetrit ne rrethana te caktuara. Banoret e Plaves me banoret e ketushem jane te lidhur historikisht dhe urat e shtrira neper breza nuk eshte rendi t´i rrenojme. Perkundrazi, do t´i ruajme dhe do t´i forcojme”.

Sipas shkrimtarit Hasan Gjonbalaj-anetar nderi i Shoqates se Malazezve te Kosoves: 
Nga takimi ne Decan:Vujicic(majtas),Selmanaj(ne mes),
Sharkinovic(djathtas)
“Ne Plave e Guci jetojnet e gjitha fiset te cilet kane arrit me i shkri hidherimet. Dhe,  shkrimtari ka pas te drejt kur ka thane se: ”Xheneti i ksaj bote fillon ne Guci!"Ndersa, une jam krenar te shoh sot ulur se bashku kryetaret e Decanit dhe te Plaves tek flasin per binjakezim".

Nje hap i rendesishem per perafrimin e dy popujve ne te dy anet e kufirit, mendon kryetari i saj, Sllobodan Vujiqiq, kryetar i Shoqates se Malazezve te Kosoves:

“Ky binjakezim jo vetem do te fuqizoje aktivitetet kulturote, sportive dhe afariste por do t´jete nje perafrim i komunave, i shtetit dhe i popullates se te dyja komunave, te cilet i do te ndryshojne menyren e te menduarit dhe te te kuptuarit te jetes, do te njohin me shume njeri-tejtrin dhe do te perqafohemi edhe me shume, per te deshmuar se ne vertet jemi vellezer”.

Vellazeria ne mes te popullates se Decanit dhe te Plaves eshte e natyrshme

 Prandaj,  Ramo Kollashinac, kryetar i Kuvendit te komunes se Plaves thote se kjo vellazeri per te cilen flet z.Gjonbalaj, vie krejt natyrshem.

“Binjakezimi i komunave i cili duhet te formalizohet ne marrredhenje vellazerore eshte edhe nje deshmi me shume se kush eshte i miqsuar e thelb me dike atehere nuk e kane veshtire te kuptohen dhe t´iu pergjigjen sfidave qe dalin ne momente te caktuara. Banoret e Plaves dhe te Gucise me popullate e ketushme jane te lidhur historikisht dhe urat te cilat i kane ndertuar parardhesit s´kemi pse t´i shembim ne. Perkundrazi, do t´i rrisim dhe do t´i zhvillojme tutje”.

Gjate ekzodit te Kosoves Plava dhe Gucia hapen dyer e zemra

Bujaria e popullit te Plaves se Gucise u deshmua ne vitin   99,  kur popullata e debuar nga forcat serbe gjeti strehe ne shtepite e tyre, kujton kryetari ikomunes se Plaves Skender Sharkinovic duke permendur edhe medaljen e dhene nga ish kryeministri Agim Qeku si mirenjohje ndaj popullates bujare dhe qeverise se Malit te Zi.

Atje po ndertohet rruga Peje-Qakorr-Murin
“Ne jemi komunat me te aferta te cialt ne historine e deritanishme kane pas debime e arratisje nga te dyja anet. Por, popullata e Plaves i ka hap dyert per te gjithe qytetaret e Kosoves dhe me miratimin e qeverise se Malit te Zi, qytetaret e Decanit,  Pejes dhe te komunave te tjera  kane gjet strehe ne komunen tone.Ndersa tash kur po i khehei te ardhmes dhe binjakezimit, ne edhepse kemi pas propozime te ndryshme per binjakezom, duke pasur parasysh projektin e perbashket te rruges Decan/Plave, ky prioritet  i eshte dhene komunes se Decanit”, tha kryetari Sharkinovic, sipa te cilit projekte te tjera rrugore jane ne ndertim e siper, sic eshte rruga Peje-Qakorr-Murin e cila pritet te perfundoje ne vere te vitit 2o12.

Qe don te thote, ne vend se te kalojme si sot neper komunen e Andrievices, te Beranit dhe te Rozhajes, ne do te vime direkt ne Peje, me nje kilometrazh dyfish me te shkurter-tha kryetari Sharkinovic i cili shtoi se- Poashtu kane filluar punimet ne ndertimin e rruges Plave-Vermosh-Podgorice, e cila do t´jete trefish me e shkurter dhe pritet te perfundoje brenda dy vitesh. Prandaj, duke pasur parasysh keto projkete kapitale, ne perkunder deshires se madhe nuk i kemi kushtuar shume rendesi projeketit Decan-Plave. Por, ai tashme ka hyre ne planin afatgjate te qeverise se Malit e Zi per vitin 2008-2020 gje e cila hap mudnesine dhe i jep vize ndertimit te kesaj rruge. Dhe une besoj se ndertimi i kesaj rruge do te mbaje lidhjete  bashkepunimi ndervellazeror ne mes te Decanit dhe te Plaves; nje projekt i perbashket dhe i perhershem i cili do t´iu sjell nje zhvilim te madh te dyja komunave. Dhe kur kjo rruge te ndertohet, ju do te kaloni neper pjesen me te bukurt e Plaves, ne mos te gjthe territorit te Malit te Zi”.

Binjakezimi iu paraprine projekteve te perbashketa nderkufitare

Kulla, pika kufitare ne mes te Kosoves dhe Malit te Zi
Binjakezimi i komunave Decan-Plave eshte inicuar pikerisht ne kohen kur qeveria e Kosoves eshte zotuar per te ndare mjetet per fillimin e ndertimit te rruges ndershtetore Decan-Plave, thote kryetari i komunes se Decanit, Rasim Selmanaj,sipas te ciëit deri atehere, do te kete hapa te tjere te perbashket.

“U morem vesh per disa aspekte te bashkepunimit ne fushen e kultures, sportit, por edhe te turizmit dhe poashtu kemi rene dakord qe ideja e perbashket per binjakezim ne mes te Plaves dhe Decanit te ndodh me 2012, ne kohen kur do te nis implementimi i projektit te rruges Decan-Plave. Dhe une besok me zotimine qeverise qe eshte dhene pulbikisht nga kryeministri ne paralmentin e Republikes se  Kosoves, se kjo edhe do te ndodh”.

Ndertimi i nje tunel Kosove- Mal i Zi eshte nje proejkt tjeter i perbashket i te dyja komunave i cili do mund te thithte fondet e Programit per Paraanetaresimt(IPA)te Komisionit Evropian, mendon kryetari Sharkinovic.

“Se ky eshte komunikimi dhe lidhja me reale ne mes te dyja shteteve, brenda te cilit do te futeshim ne Kosove e do te dilnim ne Mal te Zi. Tek ne tashme ky projekt eshte procesuar nepermjet Asociaconit te Komunave dhe do mund te kaloje  si projekt i bashkepunimit nderkufitar dhe nepermjet mjeteve te IPA-s ne keto hapesira te mjaftueshme do mund te zhvillonim turizmin, me trashegimine natyrore, kulturore dhe histroike, sepse Evropa kete e vlereson si dicka shume te rendesishme”.

A do t filloje sivjet ndertimi i rruges Decan-Plave- Vermosh?

Rrugen rreth e qark nga Decani ne Plave prej afro 130 kilometrash, nje tunnel ne gji te Bjeshkes se Belegut do ta shkurtonte ne vetem 43 km. Ky projekt i viteve 60-te i aktualizuar ne vitin 2005 i cili per shkak te shtrirjes rreth 7 kilometra pergjate Zones se Vecante te Manastirit te Decanit u politizua deri ne nderprerje, eshte aktualizuar serish. Dhe kjo ngaqe perfaqesuesit e komunave Decan dhe Plave besojne se bashkarisht do ta shtyne perpara kete projekt i cili ne fillim te vitit 2007 mori driten e gjelbert edhe nga kabineti i kryeministrit Sali Berisha per mundesine e shtrirjes deri ne Vermosh te Shqiperise. Rasim Selmanaj, kryetar i komunes se Decanit madje eshte i bindur se realizimi i ketij projekti do te filloje brenda ketij viti:
Rruga Decan Plave

“Ne jo vetem  qe besojme, por mund t´iu themi qytetareve se kemi bere perpjekje te medha qe kjo te ndodh. Ndersa, une jam i bindur se me zotimin e qeverise i cili eshte dhene publikisht  nga kryeministri Thaci ne Parlamentin e Republikes se Kosoves, une besoj se kjo do te ndodh vitin e ardhshem”, thote kryetari Selmanaj.

Ndertimi i rruges kerkese dhe deshire nga komuniteti deri te qeverite

Sipas kryetarit te komunes se Plaves Skender sharkinovic, regjistrimi me i fundit tregon se ne komunene  Plaves jane 13 mije banore rezident, rreth  56 per qind prejt e cileve boshnjak musliman, 21 per qind serb dhe malalzez si dhe 20 per qind shqiptar dhe dy here aq, ne diaspore.

“Por, qe te gjithe jane te interesuar per ndertimin e rruges Decan-Plave, e cila ka ngel pak nen hije per shkak te ndertimit te rruges  Plave-Peje nepermjet Qakorrit e cila priet te perfundoje brenda vitit 2012 si dhe rruges Plave-Vermosh Podgorice, e cila do te jete tri here me e shkureter dhe do te perfundoje per tri vjet. Por,  e mira eshte se rruga Decan-Plave eshte futur ne planin stratetegjik te Republikes se Malit te Zi, viti 2008-2020. Perderisa, qe nga gjysma e dhjetorit 2011, qytetaret e Malit te Zi dhe te Shqiperise mund te kalojne kufirin me leternjoftim”.

Nje deshire te tille ushqejne edhe decanasit, te cilet enderrojne per shkurtimin e qindra kilometrave ne mes te Decanit dhe Plaves. Njeri nder ta eshte edhe Beqir Kadrijaj, kryetar i fshatit Rastavice, banoret e te cilit me breza te tere verojne ne bjeshket e tyre brenda territorit te Malit te Zi.

Peisazh vere nga Decani 
“Belleja e Selmit eshte bjeshka te cilene shfrytezojme fshati yne,120 shpi,  ndersa Plava na e ka dhene kete te drejte, per cfare ne emer timin dhe te bashkefshatareve te mi, i falenderoj. Se plavjanet na kane respektu gjithhere dhe na kane qendru prane ne ditet me t veshtira. Prandaj, per ndertimin e kesaj rruge une kisha deshiru qe edhe gjunjazi te jap kontrubutin tim, se infrastruktura rrugore e ben afrimin e Decanit dhe Plaves, e ndihmon zhvillimine  turizmit te te dy shteteve”.

Rruga Guci-Vermosh tashme eshte hapur

Ndersa, me te zeshmit ne kete rast jane komuniteti i biznesit nga te dyja republikat Kosove Mal i Zi, kerkesat e te cileve jane te njezeshme, thote Petrit Hakaj, nenkryetar i Shoqates se Malazeve te Kosoves.  

“Une dhe z.Vujiqiq ne disa forume biznesi dhe panaire shtronim disa plane bashkepunimi me Malin e Zi. Por, problemi me i madh i bashkepunimit te qeverise se Mali te Zi dhe Kosoves ne aspektin ekonomik ka qene infrastruktura rrugore. Se, per shume produkte te cilat mund te plasohen nga Mali i Zi ne Kosove problemi me i madh ka qene rruga dje te gjithe bizmes,emet e kane kete kerkese, Qe don te thote, te gjithe kane pas nevoje dhe krrkese qe permes komunes se Plaves te vine ne Kosove por edhe ne Shqiperi se  edhe rruga eshte me e afert se nepermjet pjeseve te tjera. Dhe krahas kesaj, te kete  kontakte kulturore, forume, biznese, ku qytetaret e Decanit te shkojne ne Plave se une jam i bindur se  80 per qind e qytetareve te Decanit s´kane qene ne Plave asnjehere. E nese shkojne nje here, nuk besoj se do te ndalen me kaq”.

Hasan Gjonbalaj, shkrimtar i cili vie nga keto vise shqiptare te administruara nga Mali i Zi, ceremonine e hapjes se rruges Guci-Vermosh, e kujton me emocion.

Peisazh dimri nga Plava(foto Plav Gucinje)
Ishte e bukur dhe e dhimbshme njekohesisht, kur i shihje vellezerit tuj qajte per here te pare u takojshin pas 50 vjeteve. Ate hap e ka bere Mali i Zi para shteti shqiptar!Ndersa, une i kam thene kryetarit  Selmanaj:”Nese , nese vdes mos fol kurgja per mua vec thuajse  ka pas qejf me e qel  rrugen Decan-Plave!” Une jam njeri qe besoj, por nga sa jam i unte, tuten s´mund ma heq kush. Vec uroj te jem gjalle e ta pres diten kur te nisemi ne Decan,e kafen e nxehte ta gjejme ne Plave“.

Perkrahje e plote e te tria qeverive

Hapja e korridorit te tete nga Decani ne Plave me shtrirje deri ne Vermosh te Shqiperise, gezon perkrahjen e plote te tria shteteve nderkufitare. Por, deri ne realizimin e ketij projekti kapital i cili kerkon kohe, duhet filluar me projekte te vogla, mendon kryetari i komuens se Plaves Skender sharkinovic, sipas te cilit Decani dhe Plava duhet ofruar bashkarisht tek fondet e IPA-s per hapjen e nje tuneli ndermjet te dyja shteteve.

 “Rruga Decan-Plave eshte lidhja me reale ne mes te  Kosoves me Malit te Zi. Por, deri atehere te fillojme me hapjen e nje tuneli i cili do te shkurtonte rrugen mes nesh ne rreth 25 kilometra dhe ne vend se te kalojme si sot tri komuna, Andrijevice, Beran, Rozhaje deri ne Peje, ne do te vime  per  20-30 minuta nga Plava ne Decan. Prandaj, do duhej qe ekspertet te shohin se ku do mund te fillonte  ai tunel me hyrje ne Mal te Zi dhe dalje ne Kosove, i cili pervecse do te krijonte lidhje te perhershme mes nesh do te nxiste edhe zhvillimin e Decanit dhe te Plaves. Dhe kur te rregullohet ajo rruge, ju do te kaloni neper pjeset me te bukura te Plaves dhe ndoshta, te gjithe Malit zte Zi”.

Perderisa, Adem Miljush,ish nxenes i gjimnazit “Vellezerit Frasheri” ne Decan, i cili aktualisht eshte drejtor i administrates ne komunen e Plaves thote se do te jap ate me te miren nga vetja qe rruga per ne Decan te shkurtohet sa me shpejt.

Decanin dhe Plaven i ndajne vetem Alpet Shqipare
“Une sot jam udherrefyes dhe kenaqesia me e madhe  imja eshte qe Decani me qene komune vellazerore e Plaves. Gjithashtu do te  punojme dy komunat dhe dy qeverite ne ndertimin e rruges Decan-plave qe t´i afrojne dy komuna fqinje, dy popuj. Kjo  do t´sjell nje zhvillim me te madh turistik, ekonomik, kulturor dhe sferave te tjera.  Ne jemi te hapur ne cdo kohe  per cfaredolloj  aktivitetesh dhe une mendoj se mund te fillojme me zhvillimine aktiviteteve te perbashketa, ndersa ky takim eshte hapi i pare konkret per keto iniciativa. Dhe kenaqesi me t madhe per mua s ka,  per faktin se une jam nxenes i gjimnazit “Vellezerit Frasheri”, gjimnazit me te mire ne Kosove”, thote z.Miljush, i cili per hete te fundit ne Deca ishte para kater vitesh, i ftuar nga shoket e gjenerates per te kremtuae 30 vjetorin e diplomimit te gjenerates se tij.

Takimi i sotem ishte hapi i pare konkret drejt binjakezimit te komunes se Decanit dhe komunes se Plaves, i cili pas nje vizite te zyrtareve komunal te Decanit ne Plave ne pranveren e hershme, pritet te zyrtarizohet ne gjysmen e vitit te ardhshem ne Shtepine e Malazezve, ne Prishtine.  Binjakezimi i te dyja komunave fqinje shihet si hapi me i rendesishem drejt realizimit te projektit te rruges Decan-Plave-Vermosh, si nje korridor i rendesishem qe lidh shtetet e rajonit mes vete dhe me Evropen i cili do te nxis nje zhvillim te hovshem ekonomik te Decanit dhe te Plaves, resurset natyrore dhe kulturore te te cilave garantojne rigjenerim vendpunimesh dhe ngritje te mireqenjes se qytetareve nga te dyja anet e kufirit. Perderisa, komponenta e dyte e Instrumentit për Paraanëtarësim në Bashkimin Evropian per Bashkepunim Ndërkufitar,eshte nje mundesi e mire per realizim projektesh dhe ecje te perbashket te te dyja shteteve drejt integrimit ne Bashkimin Evropian.