20 dhjetor 2011, Radio Kosova, Lufta e fundit ne Kosove, krahas vrasjeve dhe masakrimeve nuk kurseu as monumentet e trashegimise, ndersa kullat qe iu mbijetuan shekujve u shnderruan ne germadha. Disa prej tyre u ndertuan nga donatore, ca te tjera nga institucionet e Kosoves, disa nuk u rimekemben kurre, perderisa te tjera ne shenje dashurie dhe respekti ndaj vlerave trashegimore u rindertuan me kontributin e vet pronareve. Kulla e Rrustem Gecit ne Lluke te Poshtme e cila qe nga 2001 po ndertohet mbi themelet e kulles e se vjeter , eshte shembulli me i mire i dashurise dhe perkushtimit ndaj trashegimise se te pareve.
Nje objekt guri ne Lluke te Poshtme ne te cilin jane gershetuar besnikerisht tradicionalja dhe bashkekohorja shqiptare, eshte Kulla e Rrustem Gecit e ndertuar mbi themelet e kulles 200 vjecare te vellezerve Adem, Nimon dhe Esat Tafa. Ndersa, nje atelje e veshur ne gur dhe ogjaku i ndezur ne balle eshte atmsofera e ngrohte ne te cilen do te zhvillojme biseden me Hysen Gecajn, njerin nga sterniperit e tyre.
“Ne vitin 80 ka qene nje shembje e kulles dhe 70 per qind te saj e kemi rrenuar, per ta rindertuar me 83 me mjete te agjes sim, Rrustemit. Pra, shembja ka ndodh si pasoje e vjetersise dhe e mospergatitjes se forte te periudhes se stergjysherve. Ndersa, luftes i ka mbijetu”, fillon rrefimin Hyseni.
Kulle re mbi themelet e kulles se lashte
Hysen Geci: "Dyert e kulles jane te hapura per te gjithe" |
Kulla iu eshte pershtatur nevojave te kohes
Oda e burrave ne katin e trete |
Nje premtim i cili edhe u mbajt, thote z.Geci, sepse synim i perbashket eshte transformim i ketij kompleksi trashegimie per banim, per zhvillimin e turizmit si dhe te aktiviteteve te ndryshme kulturore.
Divanhanja e odes ne katin e trate |
Ne ndertimin e kulles se Rrustem Gecit u bashkua mjeshteria e zejtareve popullor me profesionalizinin e histroianeve te specializuar ne lemine e kullave. Prandaj, arqitekti Berisha prezanton me krenari punen e kryer mbi bazen e projetkit e hartuar me stafin e tij.
Ndertimine kulles popullata e ketushme e priti me entuziazem te madh.Per me teper, fqinjte familjes Gecaj liruan truallin per kompleksin e kulles, perderisa te tjere iu qendruan orane ne menyra te tjera.
“Me t´thane te drejten, fqinjte kane kontribuar shume ne ekte drejtim, meqense vendin e kemi pas shume te vogel. Me kete rast do tedoja te falenderoj pikerisht SadikGecin, i cili na i ka dhane gjashte ar truall si ndihmese per kullen. Brahim Tetajn, fqinjin e dyte poashtu i cili mbi pese ar trual. Dhe kshtu eshte bere pjesa e mjaftueshme per kompleksin. Poashtu dua t´i falenderoj per mirekuptim te gjithe fqintje tane,te cilet per kater-pese vjet i kemi mundu me gure, pengu me mjeshter, por asnjehere nuk kane reaguar. Perkundrazi, e kane prit me vullnetin me te mire!”, thote z. Geci
Kulla qe s´kembehet me thesaret e botes
Dhoma e dites ne katin e dyte |
“Mua po t´me kerkohet nuk e jap kullen per thesarin e botes sepse une jam lind ne kulle, rrit e martuar ne kulle, me gjithe vorfnite e periudhes se viteve 60-te kur jam lindur. Edhe femiejt e mi, tetane jane rrit n´kulle. Dhe ne edhepse e kemi pas shpine andej dhe dhomen shume me te mire, deri sa e kemi prish kullen une kam fjet ne kulle se kulla e ka te veten...P.sh., nuk mund ta imagjinosh driten e neteve nepermjet dritareve te kulles . Nje njeri qe e don gurin eshte problem... Une kam pare punime te shumta ne Turqi, ne Greqi e Itali dhe e di vleren e gurit. Prandaj, asnje menyre jetese per mua nuk eshte me e dashur se ajo e kulles. Kulla eshte pasion imi dhe i te gjithe familjes dhe edhepse ruaj kujtime te shutm anga kulla e vjeter, kur e shoh tash kete ndjej kenaqesi dhe nje pushim shpirtror”, rrefen z.Geci, i cili shton se pikerisht kjo lidhje e ngushte e familjes me kullen ka nxitur ndertimin e nje kulle te re ne orgjinalitetin shekullor.
Kuzhina e katit te dyte |
Kulle me vlera te larta trashegimore dhe bashkekohore
Kulla e Rrustem Gecit ne Lluke te Poshtme eshte nje objekt me vlera te larta trashegimore, e ridnertuar ne origjinaltietin shekullor dhe e adaptuar per nevojat e kohes. Hartuesi Beqir Berisha se bashkue me arqitektin Blerim Bajraktarin dhe stafin e tyre jane hartues te disa kullave ne Rajonin e Pejes, perderisa ka dorezuar projektin per kullen e kryeministrit Sali Berisha.
Dhome fjetjeje me orendi druri |
Shqiptaro-Amerikani Geci shquhet per humanizmin e tij
Rrusem Geci, afarist i njohur shqitparo-amerikan i cili me afaristin tjeter Hajdar(Hari) Baraktarin te cilet kane privatizuar ne vlere mbi 70 milione ne Kosove, eshte i njohur per humanizmin e tij ne te gjitha periudhat kohore. Dhe, perderisa kontributi i pasluftes preket nga banore e familjet e shumta te ketij rajoni, Ali Geci, kusheri i tij flet per kontributin e Rrustem Gecit gjate levizjeve te para kombtare per clirim, kur se bashku me Hari Bajraktarin lobuan per qeshtjen shqiptare.
Rrustem Geci me familje |
“Une dua te permend me kete rast vetem nje: Kur Serbia i deboi minatoret nga Trepqa dhe mbeten pa buken e gojes, une ne ate periudhe isha edhe vet ne ato organizime,sepse veprimtaria kombtare sillet ne dy krahe: ne nga brenda ndersa mergata nga jashte. Dhe ne rastin e minatoreve, me kujtohet shume mire prosoia e tij permes Hysenit qe me kish derguar: “Une i pari marr nen mbikeqyrje 30 familje minatoresh!” Dhe kete fjale e mbajti deri pas lufte. Ajo per mua ishte nje fuqi, ishte nje mobilizim qe na ndihmonte te veprojme me tutje. Kjo ishte nje pune e madhe e atij qe e ka kry ne ate kohe, por paralel ju ka ndihmu edhe fshatit ne pergjithesi ,nje pjese e te cileve eshte ne SHBA dhe kane kriju nje baze te mire per jetese. I ka mbeshtet edhe disa shkolla te rajonit me mjete shkollore ne Rrafsh te Dukagjinit,etj”.
Por, pasqyra me e mire e kontributit te z.Geci eshte investimi afro dymilionesh ne rimekembjen e kulles se te pareve te tij, e cila eshte quajtur edhe“Kulla e shekullit 21”.
Ketu eshte gershetuar e lashta dhe modernja |
Dashurine e atdhetarit te devotshem Rrustem Geci ndaj kulles shqiptare e deshmon edhe kontributi i tij ne ndertimin e kulles se heroit komtbar Isa Boletinit, ne Mitrovice. Perderisa, ne kullen e stergjysherve te tij ne Lluke te Poshtme, ndertuar ne gure e veshur ne dru, deri ne elementin me te vogel shkrihen ne nje vlerat me te cmueshme te trashegimise se vendbanimit tradicional shqiptar e cila Kosoven e radhit denjesisht ne thesarin e trashegimise kulturore boterore.