6 maj 2012, Dojce Vele, Përkundër deklaratave të
vazhdueshme se nuk ka bazë ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
me miratimin e qeverisë së Kosovës ka mundësuar që qytetarët serb me të drejtë vote në Kosovë të ushtrojnë të
drejtën për të votuar në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë.
Zgjedhjet paralamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë po
zhvillohen në Fushë-Kosovë, Lipjan, Obiliq, Graçanicë, Llaplesellë, Shtërpcë,
Pejë, Dragash, Rahovec, Vushtrri, Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë, Leposaviq,
Viti, Gjilan, Kamenicë dhe Novobërdë. Ambasadori i OSBE-së Werner Almhofer
vizitoi dy qendra votimi atë në Graçanicë dhe në Laplasellë: "Raportet
tona tregojnë se deri më tani operacioni po shkon qetë dhe unë e pashë me sytë
e mi në disa qendra votimi se stafi lokal dhe ai ndërkombëtar i OSBE-së është
duke i kryer detyrat e veta me zell, duke iu mundësuar votuesve të japin votën
e tyre", është shprehur Almhoffer, sipas komunikatës së OSBE-së. Sipas
kësaj komunikate OSBE-ja u ka mundësuar pjesëmarrjen në votime 109.000
qytetarëve serbë me të drejtë vote në Kosovë.
Qendra e votimit ne Zvecan |
Së pari kutia e votimit, pastaj tryeza e Shën
Gjergjit
Njera ndër to është
edhe Zvecani, në të cilin mund të depërtosh pa targa fare por jo me targa të
Republikës se Kosovës. Përgjate rrugës vërehet prezencë e shtuar e forcave
vendore dhe ndërkombtare të sigurise, ndërsa në qendër të tij qarkullim i
shtuar makinash e turma me gra, burra, pleq e fëmije. Kjo, serbët këtë ditë e
shohin si festë të dyfishtë: festa “Gjurgjevdan” si dhe votimi per zjgedhjet e Serbise, të
cilin ata e njohin si shtet te tyre. Prandaj, destinacioni i secilës familje është
së pari kutia e votimit e pastaj tryeza e Shën Gjergjit.
Nder ta është edhe
familja
Milosavljevic nga fshati Grabovc, të cilët sapo dolën nga Qendra e Votimit e
vendosur në njërën prej shkollave të këtushme.
Familja Milosavljevic:"Kurre me institucionet e Kosoves" |
“Kam dal të votoj dhe të përmbush
obligimin
si qytetar.Nga këto zgjedhje pres që situata politike të rregullohet ,të mos
ketë më tensione.Votoj për institucionet tona se duam te mbetemi me shtetin tonë, Serbinë. Jo për
Kosovën se nuk duam të jetojmë me shqiptarët në të njëjtin shtet. Mund të
jetojmë krahas njëri/tjetrit por jo me
njëri -tjetrin sepse kemi përplasje të
vazdhueshme dhe nuk shoh zgjidhje. Ne nuk i
dëshirojme institucionet e Kosoves as me cmimin e jetës sepse nuk ka
perspektivë. Jo! As Pakoja e Ahtisarit
nuk garanton të drejta të mjaftueshme për serbet dhe ne deshirojmë të jetojmë në
pronen tonë, por ndarë prej tyre dhe të mos kemi të bëjmë fare me institucionet
e Kosovës”,
thotë z.Milosavljevic te cilit i bashkangjitet bashkeshortja, Vladanka:
“Me institucionet e Kosovës në
asnjë mënyrë. Shkruaje me të mëdha! Sepse me kta “shiptari” kemi konflikte të
vazhduehsme dhe assesi s kemi mund të pajtohemi. Thjesht, nuk duam! Më mirë kjo
jetë-pezull se sa me ta. Nuk ka zgjidhje tjetër dhe ne do të kundërshtojmë në
cdo formë. E nese kjo pjesë herëdokur
futet në kuadër të institcioneve të Kosovës, ateherë...”.
Shqiptaret te zhgenjyer per lejimin e mbajtjes se zgjedhjeve serbe ne Kosove
Deklaratat se nuk ka bazë
ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, të cilën e ka thënë edhe
Kuvendi i Republikës së Kosovës me rezolutën e 15 marsit 2012 duke e obliguar
qeverinë e Kosovës të zbatojë këtë vendim, mbeten pezull dhe realiteti i sotëm
bie ndesh me to. Kjo i revolton shqiptarët e Kosovës, të cilët shprehin zhgënjim.
Imri Jashari dhe Adem Ramadani janë vetëm dy prej tyre:
Barrikadat e vena nga serbet ne Uren e Ibrit, ne Mitrovice |
“Gjithë ato deklarata e
premtime që i dhane qeveritarët tanë.E cfarë është realiteti? Prapseprapë u bë
si deshi Serbia dhe zgjedhjet serbe po mbahen në Kosovë! Jam veteran i luftës
dhe që 12-të vjet jam pa shpi. Kam luftu për këtë vend e kam ngrënë në një sofër
me pushtetarët e sotëm... Sa kemi familje tuj vujt, invalidë, dëshmorë e raste sociale e ata, në pallate e me miliona.
Prandaj iu kisha lut me i hap sytë pak ma shume se me premtime boshe nuk bahet
kurrgja. Leri barrikadat gjithandej, por
zgjedhjet...!”,
thotë z.Jashari.
Perderisa z.Ramadani mendon se: “Këto zgjedhje asht dashtë me i ndërpre e mos me iu lane themel kurrkund
se Serbia n Merdare e këndej s´ka cka lyp. Kjo asht tokë e Kosovës e e qytetareve
te vet dhe prandaj unë jam kundër këtyre zgjedhjeve. Insticuionet e Kosovës e bashkesia ndërkomtbare
sa lejojnë zgjedhje e barrikada, ma mirë asht me i kërku te zhdukurit tanë, me
e zbut vuajten e popullit e varferinë...Deri kur kshtu?!”
Popullin e ka përgjakur politika
absurde
Pas
13-të vjet jete pezull mes dy shtetesh, në këto zgjedhje-“te ligjshme dhe të
paligjshme” njëkohsisht, nuk besojnë më as vet serbët. Njëri prej tyre është edhe
Votues serb ne Qendren e Votimit ne Zvecan |
Ne kushte anonimieti
serbet e veriut pranojne gjera të cilat nuk i shprehin hapur per shkak te
sigurise, sikur ky taksist nga Zvecani i cili thote se se fundmi ka marre edhe
leternjoftimin e Republikes se Kosoves dhe eshte per dialog me cilindo udheheqes
te institucioneve te Republikes se Koovës.
"E
përse jo?! Unë jetoj në Kosovë dhe këtu dua të qëndroj. Sot votova me shpresën
se do të bëhet mirë. Por(mos ma thuaj emrin!), më mirë do t'ishte që ne serbët
të futemi në kuadër të institucioneve të Kosovë, dhe të jetojmë të gjithë të
barabartë e normalisht. Kush mund ta durojë edhe më këtë kaos 13-të vjecar?!
Për mua e kaluara është e kaluar dhe për hir të së ardhmes do të flisja me
udhehëqesit e Kosovës dhe do t'u thosha se, nëse mund të jetojmë dhe të punojmë
si njerëz mua nuk më intereson aspak kush udhëheq. Dua që këtë jetë që më ka
mbetur ta jetoj si njeri".
Grumbuj rere te vena nga serbet ne rrugen Mitrovice-Zvecan |
Ndonëse analistët e fushatës elekotrale për
shkak të krizës sociale dhe ekonomike parashikonin një pjesëmarrje të ulët,
qytetarët kanë treguar interes për të dhënë votën. Deri në orët e para të
pasdites është regjistruar një pjesëmarrje me 32% e votuesve në Serbi. Sipas të
gjitha sondazheve pritet një fitore e Partisë Demokrate deri më sot në pushtet
nën presidentin Boris Tadiç. Në zgjedhjet presidenciale në garën mes dy rivalëve
kryesorë Tadiç dhe udhëheqësit të opozitës Tomislav Nikoliç pritet një
rezultat me diferencë të ngushtë, çka do të çojë në balotazh pas dy javësh.