Gezimi, 40 vjecar dhe gjysh |
30 maj 2012, Dojce Vele,Tradita e martesave të hershme tek komunitetet RAE nuk kanë pësuar
ndryshime me kohën dhe vajzat e tyre martohen-të mitura sikurse nënat dhe
gjyshet e tyre. Martesa e hershme është si problem për emancipimin e familjeve
RAE poashtu. Ndërsa, kur fëmijët lindin fëmijet, sfidat janë të
vetkuptueshme.
Edhepse sapo kanë kaluar të 40-tat, Gezimi
dhe Sulltanja,egjiptas, kanë 25 vjet martesë dhe pesë fëmijës. Katër prej tyre
i kanë martuar në moshën 15-16 vjecare ndërsa tashmë janë gjyshër të 7 nipave
dhe mbesave. Edhe ata u fejuan me t´marr Abetaren dhe bashke me shkronjat e
para mësuan se të tjerët kishin marrë për ta vendimin më të rëndësishëm në jetë.
“Jam feju 7 vjec kur s´kam dit as cka asht
fejesa. Disa shokë bajshin hajgare me mu dhe pse isha i fejuar me shihnin
ndryshe. Pasi u mbusha 15 vjet jam martu me dasem e me flamur kombtar
shqiptar,sic e kemi tradite. E sot i f alenderoj prinderit e mi qe m´kane taku
me nje familje dhe vajze te ndershme te cilen e kam edhe sot dhe i kam me te 5
fëmijë”, thotë Gëzim Pallulli.
Nga
loja me kukulla-Nuse e nënë!
“M´kanë
feju 7 vjet e m´kanë martu me 15 vjet. E re, por...Atëherë o konë zakon ku
t´jep baba dhe naan t´ pelqeu e s´të pëlqeu asht dashtë me e marr. Mua Gëzimi më
pëlqente, por...Nuk t´rrej! Ditën e parë-nuse u pata mërzit shumë se erdha prej
qyteti n´katund e mendojsha: “Khu,qysh me ik e me shku n´shpi?!”Mandej u
msosva e s´më dukej kund më mirë”, rrëfen
bashkëshortja e Gëzimit, Sulltanja, e cila edhepse ishte shkëputur nga
loja me kukulla për t´u bërë nuse, vetëm pas një viti do të bëhet nënë.
“Shtatzanë
fill jam mbet. Me 16 vjet ma ka fal Zoti djalin.I kemi pesë fëmijë, tri cika e
një djalë i kemi martu. Tash i kam 41 vjet dhe jam gjyshe e katër nipave e tri
mbesave”.
Kur
fëmijët lindin fëmijë...
Vaxhide Sopjani, sociologe |
Martesa, si një vendim i rëndësishëm në jetë,
në familjet RAE nuk ka pësuar ndryshime me kalimin e kohës dhe vajzat martohen –të
mitura, si nënat dhe gjyshet e tyre. Dhe kur fëmija lind fëmijë, sfidat të cilat
do t´i përcjellin gjithë jetën janë të vetkuptueshme,thotë për Dojce Vele-n
sociologja Vaxhide Sopjani, e cila është autore e një hulumtimi në bashkëpunim
me organizatën “Save the Children”.
“Gjatë
hulumtimi ne kemi has edhe nuse 12-13 vjecare dhe rrallëherë mbi moshën 18-të.
Në këtë moshë vajza e mitur vëhet në pozitë shumë të rëndë, e papërgatitur për
sfidat e bashkëshortësisë e sidomos të shtatzënisë dhe edukimit të fëmijëve, e
cila është në shpërputhje të ashpër me aftësitë psikofozike të vajzave të këtij
komuniteti. Pikërisht këtu fëmijët lindin fëmijë të cilët s´janë në gjëndje t´i edukojnë ashtu
sic duhet. Prandaj edhe kemi raste të shpeshta të kërkesës së ndihmës mjeksore,
qoftë në psikiatri apo problemeve gjenekologjike”,
thotë z.Sopjani, .
Se martesat e hershme në familjet e komuniteteve RAE janë traditë e
cila vazhdon të bartet nëpër breza me fanatizëm dëshmon edhe Hyrë Rama 68
vjecare, e cila u martua e mitur poashtu. Edhe para pesë dekadash, mosha dhe mënyra e fejesës së vajzave ishtë e njëjtë
si sot.
“Jam
martu 16 vjet.Burrin e kam pas 15 vjet para vetes. Nuk e kam njoftë, se nana
m´ka dhanë. Erdhën me më marrë me kali e me pajton. Si nuse kam hjek keq shumë.
Nëpër koliba të huja,me thupra,flejshim n´kashtë e n´tokë. U lajshum,herë me
sapun herë pa ta me pacërrkë.Qysh kemi mujt me e shty. I kam ba gjashte fmijë.
Nuse me 16 vjet ma... “.
15
vjec dhëndër
Njësoj ndodhi edhe me të nipin Shkëlzenin,
tash 52 vjecar, i cili mëngjeseve për në shkollë zgjohej nga shtrati i martesës.
Peshën e prangave të martesës në fëmijëri ai do ta ndjej pas punësimit, kur
edhepse jeta ofronte raste edhe më të mira, familja tashmë ishte aty dhe ai i
pafuqishëm të bëj kthesa.
“M´kanë
martu 15-të vjecar. Po vallahi,jom kone n´shkolle fillore! Paj,pendimi i gatshëm
se me 22-25 vjet erdhën raste gjithnjë e ma t´mira, e u qelën sytë. Si prindërit që t´fejojnë ma...<por,
jo,jo,jo. Aty kthesë s´ka pas se e merrshe n´qafe robin e huaj. Tash i kam 7 fëmijë
dhe jam i lumtur në martesë“, thotë Shkëlzeni.
Egjiptianwt: "Jo
martesa jashtw komunitetit"
Tradita e martesave të hershme dhe të
aranzhuara te komunitetet RAE, vazhdon. Me këtë zvogëlohet edhe mundësia e
shkollimit dhe edukimit të mirëfillte të brezave të rinj. Ndërsa arsyet për lidhje martesash mbesin të njëjta,
si dikur.
“P.sh.,
mahalla e keqe-mashkujt e kqij. Del e ta nguc cikën,ndoshta edhe dashurohen e
del e ta merr gabelin. Ne gabelit nuk ia japim qikën.(Hatri mos t´mbetet), ne
as shqitparit nuk ia japim cikën! Për qejf as me shqiptar,as me serb, as me
rom, as me ashkalij, vec me magjup tanë. Se nesër me u martu një qikë e jona për rom i thonë:”Mori magjupe. T´ishe
konë e mira s´e kishe marr romin tanë po ishe martu me kombin tënd!”
Përpjekjet e faktorit vendor, të atij ndërkombtar
dhe shoqërisë civile kanë qënë të shpeshta, por jo të pandërprera. Ndërsa, nevojitet
angazhim i vazhdueshëm për t´i bindur këto familje se martesat e hershme nuk iu
sjellin asgjë të mirë nga jeta. Përkundrazi! Që në moshë të re do të fillojë
ballafaqimi me probleme të cilat s´do t´kenë mundesi t´i tejkalojnë gjatë gjithë
jetës, mendon socilogja Sopjani.
“Në
familje thonë se ne pa i pyetur vajzat asnjëherë nuk vendosim me i martu. Dhe,
në pyetjen se sa janë ato të afta për të dhënë përgjegje të matur për hapin që
do t´i pres në jetë në moshën e miturisë,ata nuk kanë dit të japin përgjegje. Pra,
janë shkaqet ekonomike, por edhe fakti se ato nana të rejabrez pas brezi s´mund t´iu flasin vajzave për shkollimin dhe perspektivën por vetëm për
pajën dhe martesën. D.m.th është përsëritje e mënyrëstradicionale të jetës gjenerate. Prandaj, rekomandimi kryesor
i hulumtimit është vetdijësimi”.
Filizat e vetdijësimit
Edhe Gëzimi është ndër ato familje të cilat
janë mbajtur fort pas traditës, duke i martuar fëmijët e tij sic vepruan
paraardhësit nëpër breza; prej 15 deri në 17 vjet.
“Unë
i kam ruajt traditat dhe s´kam pas qejf me m´shku rrugëve t´kqija. Si e kanë
kry shkollën i kam cu te burrat e vet. Asnjërin nuk e kam martu pa pyet. Të
tria i kam në tri shtete t´Evropës dhe
të gjitha e kanë jetën ma t´mirë se te unë”, arsyetohet
Gëzimi.
E njëjta ndodhi edhe me Binakun, djalin e
vetëm të kesaj familjeje, i cili u martua në moshen 16-të vjecare me nusen nje
vit më të re me të cilën u ka dy fëmijës. Por, po në këtë familje tradicionale
egjiptase e gjejmë edhe forcën për të sfiduar fatin, guximin për një jetë më
ndryshe dhe të ardhme më të mirë si dhe vetëdien, që duke ruajtur vlerat
tradiconale të përqafohen ato bashkëkohore. Kjo shihet në Edonën, vajzën e
vogël, e cila me vetëm 13-të vjet e di se si gjatë jetës kapen gjërat me rend
dhe në marrëveshje me prindërit në familjen e saj do të bëj kthesë.
“Nuk
martohem heret në asnjë mënyrws. Në pajtim me prindërit do të vazhdoj shkollimin.
Martesa, pas diplomimit ne fakultet.Kismet!”