26 nwntor 2012, Radio Kosova, 100 vjetori I pavaresise se shtetit shqiptar ne Gllogjan po pritet nen ethet e pritjes se vendimit te Tribunalit te Hages per krime lufte per ish komandantin e Zones Operative te Dukagjinit dhe ish kryminitrin e Kosoves Ramush Haradinajn dhe bashkeluftetareve te tij.
Nentor ne Gllogjan. 100 vjetori i pavaresise se Shqiperise, ne prag. Prandaj, flamujt kombtar neper rruge,dyqane e ballkone valojne qe tani, si para nje shekulli kur Ismail be Qemail e ngriti flamurin ne Vlore. Glogjanasi 80 vjecar, Arif Smajl Qerimaj kete feste e perjeton si njeren nder ditet me te bukura ne jeten e tij gati nje shekullore.
“Mire migje, mire. Qe 100 vjet kjo dite asht e shenjt per krejt shqitpart kah jane. Kom degju prej historianve qe ky popull asht ma I vjetri n´Ballkan. Edhe para grekeve jemi kone e e jona o kone deri ne Zare breg deti. Por, me qindra familje shqiptare deri te Molla e Kuqe I kane shperngul serbet e tetane ata shqiptare sot gjenden neper Turqi. S´po hyme te vuajtet...Vec qekjo Evrope e ka nda popullin shqiptar n´pese-gjashte shtete, e Shipnise i mbet trungu pa dege hic. Tash krejt qeky popull kah janw trojet shqiptare e pret 100 vjetorin e Shipnise dite t´madhe e t´shejt”.
Kosova e Isa Boletinit perkrah Shqiperise se Ismail Qemalit
Kulla e Haradinajve |
“Gllogjani kte 28 nentor edhe kete 100 vjetor te pavaresise se Shqiperise e pret ne nje menyre shume te gezueshme duke e dit cka ka vujt ky popull ne jemi ardhe deri te 100 vjetori I pavaresise se Shqiperise. Por, e dhe 5 vjetori I pavaresise se Kosoves na ben edhe ma t´gezueshem e te lumtur”.
Pervjetoret e dikurshme neper burgje e roberi
Islam mustafaj, kryetar I Shoqates se te Burgosurve Politik ne Decan, sot kujton 6 pervjetoret e pritura neper burgjet serbe ne Sarajeve dhe ne Zenice.
„Por, as bashkeqytetaret mi te Kosoves nuk e kane prit ma mire sepse kemi qene ne nje okupim te thelle. Tani, fale gjakut te derdhur per liri, Kosova qe 4 vite e ka pavaresine edhepse jo e atille cfare e kane dashte ata qe jane ra per Kosoven tone. Por, disa patriote e luftetare te cilet fatbardhsisht jane gjalle, po iu prine proceseve drejt unifikimit te trojeve etnike shqiptare. Sepse, kjo ka qene moto prej Lidhjes se Prizrenit e kendej”.
Islam Mustafaj,ish I burgosur politik |
Cmimi I atdhedashurise dhe i simboleve kombtare per shqiptaret gjithmone ishte I larte, i pasuar me persekutim, burgim, rrahje e vrasje…
“Kinse ne 68-ten asht leju flamuri shqiptar. Por, jane ba dasmat e policia e kane kap flamurtarin, ia kane thy flamurin e i kane rreh dasmoret, se kurrfare lirie e flamurit s´o kone as pa 68-tes. Nuk kane leju Serbia…E tash, krejt kush ka mundesi t´shkojne n´Shipni . Vallahi, une jam plak e n´Gllogjan, me muj me e stolis fshatin me flamuj se tetane kane deshire per kete 100 vjetor t´pavaresise“, thote glogjanasi 81 vjecar Arif Smajl Qerimaj.
Gllogjani, rrefim ne vete ne faqet e historise kombtare
Historia e Gllogjanit, fshat rreth 7 kilometra ne juglindje te Decanit eshte nje rrefim ne vete i cili ka lene gjurme ne faqet e historise. Ai ia fali atdheut bijte me te mire te kombit te cilet iu bene rezistence te vazhdueshme okupatoreve neper periudha te ndryshme historike, thote z.Mustafaj, ish i burgosur politik.
"Roli i Gllogjanit duhet t´permendet vlen te ceket prej luftes se Pashe Maxharit ku ka marr pjese Xhemajl Haradini, n´luften e Junikut ku forcat serbe kane thane:“Ma e malle Gllogjana s Junika“, per faktin se Gllogjani s´ka qene shpi e madhe me ia pagu paret hoxhes, por ka dhane mashkuj nder breza“.
Nder atdhetaret glogjanas me permasa kombtare ishte edhe mësuesi dhe ish-i burgosuri politik Smajl Xhemajl Haradinaj 1943, i cili vdic me 2008 pas nje semundjeje te gjate si pasoje e torturave të përjetuara në burgjet jugosllave. Ndersa,ne vitin 1998-1999, nga gjiri i Gllogjanit dolen trima te tjere te cilet pas vrasjes se Jasharjave iu pregjigjen kushtrimit per liri dhe se bashku me trima tjere te trojeve hqiptare si tufa shqiponjash dolen ne balle te luftes per liri. Ne balle te betejes se Dukagjinit e cila filloi ne Gllogjan ishin dy komandantet heronj Luanin dhe Shkelzen Haradinaj te cilet u flijuan ne altarin e lirise.
Gllogjanasit krenar per rrugetimin e gjate pwr liri
Ndersa , rrugetimi pergjakshem per liri vazhdoi nga i vellai Ramush Haradinaj i cili si komandant i Zones Opertaive te Dukagjinit nuk u ndal deri ne clirimin prefundimtar te kosoves.
Ilmi Haradinaj |
Por, pavaresisht pastertise se luftes se UCK-se dhe qellimit te shenjt per mbrojtjen e pragut nga forcat ushtarako policore serbe, Ramush Haradinaj edhe me tej i nenshtrohet procesit maratonik ne Gjykate Nderkombtare te Hages per Krime Lufte. Prandaj, nje hije me mjegull ka mbuluar Gllogjanin dhe heshtja mbreteron ne kullen e Haradinajve. Ndersa, 100 vjetori i pavaresise se Shqiperise nder ethet e pritjes se vendimit te GJND-se do t´jete nje emocion i perzier per kete prind te madh i cili iu qendroi me dinjitet goditjeve te njepasnjeshme ne emer te lirise se popullit dhe te vendit te tij, do t´jete nje emocion i perzier.
“Paj, ky asht nje rast prekes...Por me siguri do t´bahet mire qysh e shohim,edhepse me besu krejt s´po mundemi vec…Do t´bahet mire!“
Gati per festen e shumefishte
Perderisa, gllogjanasit e Ramushit tashme jane gati per festen e shumfishte.
Gllogjanasi Jakup Hamzaj |
„Per 28 nentor, meqense nuk jam fort i deshirueshem per asnje lider politik do t´jem ne Gllogjanin heroik te stolisur me flamuj kombtar dhe duke pritur qe me ne fund drejtesia nderkombtare ne Hage ta liroje komandanitn, strategun e Ushtrise Clirimtare te Kosoves, liderin e AAK-se Ramush Haradinajn dhe bashkelufttaret e tij,per te vazhduar festen tone“, shton bashkefshatari Islam Mustafaj.
Qytetaret besojne ne pafajesine e Ramushit
Por, se nga beteja per te deshmuar pastertine e luftes se UCK-se, Ramushi do te kthehet faqebardhe, besojne edhe qytetaret e tjere dhe festa e flamurit dhe e pavaresise do t´vazhdoje edhe me 29 nentor ne gjithe komunen e Decanit, thote kryetari I komunes Rasim Selmanaj.
Kryetari Selmanaj |
Nje emocion i tille si te kryetari Selmanaj, gllogjanas dhe ish i burgosur politik vazhdon te reflektoje ne cdo deklarate te glogjanasve, ndersa mundesise per nje vendim ndryshe ata nuk i lene vend.
„S´ka shance me ndodh e kunderta dhe ne vec po pergatitemi per feste. Sic e shihni, ngjarjet po lidhen. Ramushi po vjen, por po vjen bashke me 100 vjetorin e pavaresise. Gjithsesi, kjo nuk eshte per cfare luftuan dhe rane deshmoret tane. Prandaj, duhet pune, angazhim dhe hapa konkret qe t´ecim drejt bashkimit kombtar“.
Gllogjanasit:“Shpallja e Remushit fajtor, e papranueshme“
Dhe per ata qe besosjne ne pafajsine e Ramushit, shpallja e tij fajtor nga Gjykata Nderkombtare e Hages do t´ishte e papranueshme, thote Jakup Hamzaj:
Kompleksi memorial ne Gllogjan |
Arif smajl qerimaj, 81 vjecar beson se ai edhe deri me tani eshte mbajtur padrejtsisht dhe i gjithe procesi kunder Ramushit eshte i montuar.
„Oj bijw, montimet jone kone prej Serbie besa edhe ngapak prej shqipfolsave se ajo familje e ka dhane kontributin me shekuj e mos me pas qene Ramush Haradini, sikur asht e ndame Mitrovica sot ish e dame edhe Peja. Vec ishalla tash na vjen e ka me I dhane ma teper se cdo kryeminister e edhe 50 vjet ma t´mire se Ramushin s´kem me pas. Se Ramushi asht edhe atdhetar,edhe guximtar. Ai asht mundu pre kete toke e per gjakun e deshmoreve, se populli shqiptar kurre nuk I kemi zapu kujt toke vec tuj na shty e tuj na shty, na mblodhen nje qark t´vogel e o dasht me u vetmbrojt,se populli shqiptar kurre s´o kon agresor kunder kurrkujt!“
Koha qe Evropa t´ia kthej borxhin Kosoves
Perderisa, per Islam Mustafajn, eshte koha qe Evropa te permiresoje gabimin e saj kur qe nga copetimi I tokave shqiptare,popujt renkojne te ndare ne 6 shtete.
Varrezat e deshmoreve ne Gllogjan |
„Evrope, kthena borxhin…!“
Kjo ofshame sikur del edhe nga varrezat e Kompleksit Memorial “Deshmoret e Kombit” ne Gllogjan, ku prehen eshtrat e qindra deshmoreve te te gjitha trojeve mbareshqiptare te cilet rane ne mbrojtje te Kosoves dhe popullit te saj nga shfarosja qe i kercenohej nga maqineria vrastare e nje pushtuesi te eger qe s´mban mend historia shqiptare...