Arkivi

Plave:deponi ne lokacione antike

Ne hyrje te rruges qe con te Kodra Jerina
2013, Telegrafi, Kuvendi Komunal i Plavës ka sjell vendim për përcaktimin e lokacionit të një deponie në fshatin Martinaj, e cila nuk është tjetër veçse një vendgrumbullim i hapur mbeturinash me pasoja të papara për shëndetin e njerëzve dhe të mjedisit. Deponia është 350 kilometra larg lagjeve të banuara të fshatit Martinaj ku fillon qyteti i lashte i perandoreshës ilire Jerina.


Komunitetit të Martinajve të Malësisë së Plavës dhe Gucisë po i kanoset një rrezik i madh ekologjik për vendosjen e një vendgrumbullimi të hapur mbeturinash në Kodrën e Jerinës antike dhe pran lagjeve të banuara.

Naim Prelvukaj, koordinator i Këshillit për kundërshtimin e kësaj deponie thotë për Telegrafin se Kuvendi Komunal në nëntor të 2012 solli vendimin për caktimin e lokacionit të deponisë. Sipas tij, kjo nuk akt ë bëjë me deponi por me një ambientet të hapura në të cilin do të hedhen mbeturinat, afër fshatrave Martinaj, Dosugje dhe Zagrajë.

“Kjo ka indinjuar pa masë banorët ë këtushëm të cilët po shfaqin pakënaqësinë me peticione, protesta dhe forma të ndryshme kundërshtimi që dëshmojnë realitetin e fatkeqësisë qe po u kanoset nga strukturat udhëheqëse të Ndërmarrjes Publike Higjeniko-sanitare dhe Çështje Banesore e Komunës së Plavës, titullar i së cilës është komuna e Plavës”, tha Prelvukaj.

Deponia e cila do të ndërtohet është 350 metra larg lagjeve të banuara të fshatit Martinaj, në lokacionin antik të perandoreshës ilire Jerina. “Vendi për hedhjen e plehrave është përcaktuar te jetë brenda hapësirës territoriale te fshatit Martinaj, në distancë prej 350 metrash nga lagjet e banuara”saktësisht në gjirin e një trashëgimie të qytetit të lashtë të perandoreshës Ilire Jerina të shekullit III dhe IV para lindjes se Krishtit . Në njërën prej perlave të bukurisë së lashtësisë tonë, të cilën fraksionet shkurtpamëse të interesave me prejardhje të pista duan që me një të shtënë të vrasin 24 shekuj të paraardhësve dhe pasardhësve në një varrezë të përbashkët plehrash”, shpjegon Prelvukaj, sipas te cilit banorët e Martinajve nga kjo deponi parashohin rreziqe të përmasave katastrofale të ndotjes se mjedisit.

“Se pari ndotja e ajrit,ndotja e ujërave, e burimeve që i përdorin lagjet e fshatit për nevojat në amvisëri, për bagëti dhe ujitje. Dëmton florën dhe faunën e në veçanti, kullotat dhe mjedisin me kundërmimet që lirojnë mbeturinat. Ndërsa, kur kemi parasysh një vendhedhje mbeturinash të formës së pakontolluar, të pa mbrojtur dhe të pa standardizuar konform standardeve bashkëkohore të deponimit dhe seleksionimit dihet se në afërsi të pyjeve janë egërsirat,shpezët dhe kafshët tjera që mund të jenë bartës viral dhe infektimesh deri te tërbimet me pasoja për njerëz dhe botën shtazore”.

Si rrjedhoje, fshati Martinaj në njërën nga mbledhjet e tija zgjodhi këshillin 8 anëtaresh të përbërë nga përfaqësues të tria fshatrave:Martinaj, Dosugje dhe Zagrajë, i cili gjeti përkrahjen e qytetarëve me rreth 100 për qind të nënshkrime kundër deponisë . “Me përjashtim të 4-5 personave , të cilët fshati i konsideron si fraksionist, shkurt pamës të kolaboracionizmit vetëvrasës”,thotë Prelvukaj sipas te cilit, trokitja në të gjitha institucionet relevante që nga pushteti lokal deri tek ai republikan e ndërkombëtar, hasi në vesh të shurdhër.

Komuna hesht edhe para mediave. Përkundër përpjekjeve për të kontaktuar kryetarin e komunës së Plavës Orhan Shahmanovic, ai pas konfirmimit për intervistë u përgjigj nëpërmjet sekretarisë me një zvarritjeje tre javore dhe pas kësaj, me heshtje. Ndërsa, banorët e tri fshatrave mbesin të paluhatshëm që kërkesat e arsyeshme t’i mbrojnë deri në fund. “Në asnjë mënyrë s’do ta pranojmë të bashkëjetojmë me plehra dhe deponia mund të ndërtohet vetëm mbi varrezën e përbashkët të banoreve. Ne do te kërkojmë ne mënyrë të qytetëruar të drejtën tonë demokratike. Por, nëse ata që do ta thyejnë këtë durim të hekurt të komunitetit tonë , përgjegjësinë do ta varin mbi supet e tyre ”,thotë Prelvukaj.
Ajete Beqiraj, botuar ne Telegrafi