Artan Halim Qerkezi, 24 vjecar, i gjetur n´Vermice te Prizrenit |
Edmond Halim Qerkezi, 14
vjecar
gjetur pas 5 vitesh n`Rugove te Hasit |
Dojce Vele, 24 prill 2013, Në Republikën e Kosovës edhe 1,750 persona rezultojne të pagjetur. Institucionet zotohen për zbardhjen e fatit të tyre. Agonia e 14 vjecare familjarëve vazhdon ne enigmën e fatit të më tw dashurve të tyre....
Në këtë shtëpi në Lagjen Orize të qytetit të Gjakovës, para 14 vjetësh vlonte jeta. Ferdonie Qerkezi, atëbotë 46 vjecare, jetonte me bashkëshortin të dhe katër djemtë, dy prej të cileve i martoi për një ditë. Pa u bërë viti ndoshta do të bëhej edhe gjyshe, sikur në gjirin e kësaj familjeje të mos plaste kobi.„Me 27 mars 1999, policia serbe e Gjakovës m´i kanë marr e cu n´drejtim t´panjohur burrin Halilin, djemtë: Artanin-24 vjec, Armendin-23, Ardianin-18 , Edmondin-14 vjec dhe gjashtë mysafirë...Jo, s´kam tjetër fëmijë. Artanin dhe Armendin i patëm martu për një ditë. Nuk me lanë as fëmijë!Nuset pritën pesë vjet e gjysmë dhe morën drejtimin e vet...”, rrëfen Ferdonia, sot 60 vjecare.
Për t´u pajtuar me fatin,asaj iu dësh forcë e cila nuk do të mblidhej për vite të tëra. Një forcw
Ferdonie Qerkezi,per
familjen 5 anetareshe kerkon
mbeshtetje nga tw gjitha instancat vendore e nderkombtare
|
Republikes se Kosoves i mungojne edhe 1,750 qytetarw
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZH) pranë Zyrës së Kryeministrit i themeluar për ndriçimin e fatit të të pagjeturve, në bashkëpunim me institucionet dhe shoqatat vendore dhe ndërkombëtare dëshmon përkushtimin e qeverisë së Kosovës në këtë proces të ndjeshëm, thote për DË-në Prenkë Gjetaj, kryetar i këtij komisioni, sipas të cilit
në Kosovë rezultojne si të pagjetur edhe 1,750 qytetarë. “Gjetjet e mbetjeve mortore janë
Armend Halim Qerkezi,
23 vjec,
i pagjetur qe
nga marsi ´99
|
Ndërsa, roli kryesor rreth qështjeve për krime lufte edhe më tej vazhdon të jetë tek mekanizmat ndërkombtar dhe ky komision varet nga raportet e tyre. “Aktualisht janë 246 mbetje mortore të meshkujve-157 prej të cilave skelete dhe 89 pjesë skeletore, kurse prej 96 mbetjeve skeletore të femrave-82 prej tyre skelete dhe 14 pjesë skeletore”, transmeton z.Gjetaj të dhenat e raportit të EULEKS-it, sipas të cilit arsyeja e mos përputhjes me mostrat e gjakut janë gabimet apo identifikimet klasike në periudhën e pas luftës, mundësia e nxjerrjes së trupave që nuk i takojnë periudhës së luftes si dhe mbetjet te dëmtuara nga zjarri prej të cilave eshtë e vështire te nxirren profilet e ADN-së.
Hipoteza të shumta rreth mbetjeve mortore në Morgun e Prishtinës?
Arsim Gerxhaliu-ekspert
i forenzikes
|
“Hipotezat e punës ishin se disa NN raste nuk i përkasin konfliktit; disa NN mund të jenë rezultat i identifikimeve të gabuara gjatë dhe menjëherë pas konfliktit; mungesa e mostrave të gjakut nga familjet parandalon përputhjen; disa mund t’iu përkasin luftëtarëve të huaj, të cilët asnjëherë nuk janë raportuar si të zhdukur; disa mund t’i përkasin minoriteteve si atij rom, zhdukja e të cilëve duket të jetë raportuar në numër më të vogël se ai faktik. Ndersa, sa iu përket pjesëve skeletore trupore, këto i përkasin trupave jo komplete tashmë të identifikuar. Veç kësaj, për një pjesë të caktuar skeletore, p.sh.duart apo këmbët, nuk ka siguri se individët e afektuar në të vërtet kanë vdekur“.
Maratona 14 vjecare për të pagjeturit, vazhdon...
Haki
Kasumi, Këshilli Koordinues i
Asosiacioneve për të Pagjeturit
|
“Institucionet e Republikës se Kosovës po bëjnë përpjekje të pamajftueshme për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Numri i kufomave të kthyera nga viti 2006 ka rënë dukshëm. Raste të proceduara në gjykata kemi pak e të dënuar edhe më pak, sepe neve na është thënë se këtë nuk kemi të drejtë ta bëjmë dhe do të ngrisin procedura në mënyrë kolektive. Mirëpo, dëshmitarët po na vdesin, deshmitë po na treten dhe kjo qështje për 14 vite qëndron afër pikës zero”, thotë z.Kasumi për të shtuar: Ne do të vazhdojmë të bëjmë trysni te institucionet vendore dhe ato ndërkombtare, për të realizuar të drejtën tonë elementare njerëzore, të paktën për sigurimin e informacionit që na mungon tash e 14 vjet: se cka ka ndodh me familjaret tanë?”
Ardian Halim Qerkezi,18, ende i pagjetur |
Sipa raportit te EULEX-it, brënda vitit 2012 ekspertët e mjekësisë ligjore në Prishtinë kanë zhvilluar 46 operacione në terren duke gjetur 20 përsona, ndërsa nga mbetjet mortore të 55 viktimave, 39 prej tyre iu janë kthyer familjarëve. Për vitin 2013, janë identifikuar mbi 40 raste me lokacione potenciale për operacione fushore. Ndërsa, sfida më e madhe vazhdon të mbëtët qasja në informata të besueshme që shpien në vendndodhjet e varrezave të mundshme.