Arkivi

Intensifikim i bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi

Peja,lidere e zhvillimit te turizmit nderkufitar
23 qershor 2013, Dojce Vele, Qeveritë e të tria shteteve, komunat ndërkufitare dhe rrjeti i OJQ-ve janë bashkuar rreth zhvillimit te turizmit nderrajonal me shfrytezimin e resurseve te pasura te trekëndëshit ndërkufitar. Komuna e Pejës, në mesin e 46 shteteve garuese nga Organizata Botërore e Turizmit ka marr  çmimin e parë si destinacion turistik. 

Basha ne Gllogjan:“Te kujtojme themelet e kullave te lara ne gjak...“

Basha u mireprit nga b.Ilmi,Selmanaj e qytetare te shumte
11 qershor 2013, Radio Kosova,„Sot festojme ne nje Kosove te pavarur dhe me nje komb i cili nuk i ka me syte e zene nga vargonjte e roberise si para 14 vitesh dhe shikojme me besim drejt nje te ardhme me te mire.Por, kete duhet bere duke kthyer gjithmone syte nga keto themele te gurta te cilat u vaditen me gjakun e me te mireve per t´u perjetsuar gjithmone ne altarin e lirise“,tha nder te tjera kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha,gjate vizites se tij ne Gllogjan, te cilen e filloi me homazhe te varrezat e deshmoreve te kombit. 


Decan:Fillon ndertimi I kanalit te ujitjes per 5 vendbanime

Kanal ujitjeje per 5 vendbanime
8 qershor 2013, Radio Kosova, Ka filluar ndertimi i kanalit te ujitjes ne gjatesi prej 9 kilometrash,i cili shtrihet ne Decan-Carrabreg-Prejlep-Rastovice dhe Prekolluk. Faza e pare e ketij projekti ne gjatesi prej 2,250 metrash pritet te perfundoje brenda dhjete ditesh. Ndersa realizimi i ketij projekti ne vlere prej 180 mije eurosh u mundeua nga Ministria per Zhvillim Ekonomik, ne te cilin komuna e Decanit participon me 50 mije euro.