Arkivi

Intensifikim i bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi

Peja,lidere e zhvillimit te turizmit nderkufitar
23 qershor 2013, Dojce Vele, Qeveritë e të tria shteteve, komunat ndërkufitare dhe rrjeti i OJQ-ve janë bashkuar rreth zhvillimit te turizmit nderrajonal me shfrytezimin e resurseve te pasura te trekëndëshit ndërkufitar. Komuna e Pejës, në mesin e 46 shteteve garuese nga Organizata Botërore e Turizmit ka marr  çmimin e parë si destinacion turistik. 
Bukuritë e rralla natyrore dhe kulturore, trekëndëshin kufitar Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi e bëjnë një atraksion të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit rajonal. Ndërsa, Peja, komunë perëndimore e Kosoves rrëzë ketij brezi kufitar, është lidere e zhvillimit dhe e promovimit të turizmit të Kosovës në rajon e në botë, thotë për DË-në kryetari i komunës së Pejës, dr.Ali Berisha.

Kosove-Ujevare ne Rugove 
„ Parku i Paqes në Ballkan“, “Majat e Ballkanit”, projekti “Slow Food” i cili pritet të fillojë, jane projektet ndërkufitare të cilat kanë zgjedhur Pejën si destinacion të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit rajonal. Përderisa, projektet me të cilat kemi apikuar në fondet e IPA-s(Instrumenti për Parananëtarësim në BE) do t´i japin një shtytje të metutjeshme zhvillimit të bashkëpunimit ndërkufitar dhe sektorit të turizmit, sepse rajoni i Rugovës me resurset e veta ka shancat më të mira për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm",  thotë kryetari Berisha.

Rajoni i Rugovës-Destinacion turistik botëror

Komuna e Pejës me projektin ndërkufitar “Majat e Ballkanit”, në mesin e 46 shteteve garuese të gjashtë kontinenteve nga Organizata Botërore e Turizmit(World Travel and Tourism Council) në prill të këtij viti mori  çmimin e parë si destinacion turistik. Ky projekt i financuar nga qeveria gjermane nëpërmjet GIZ-së u përqafua nga qeveria e Republikës së Kosovës, Republikes se Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi, me qëllim të zhvillimit të  turizmit ndërkufitar; krijimin e frymës se bashkëpunimit ndërmjet të tria vendeve; krijimin e parakushteve për zhvillimin e turizmit; krijimin e pakove turistike rajonale; , etj. Porjekti për turizmin e së nesërmes në realizimin e të cilit bashkuar ministritë e të tria shteteve, komunat dhe OJQ-të, ka shlyer nga harta vijat kufitare në mes tri vendeve fqinje, thotë Arta
Mal i Zi-Plava,parajse vogel 
Istrefi, këshilltarë politike për media në Ministrinë për Tregti dhe Industri të Republikës së Kosovës, sipas të cilës:

  "Turistët mund të shfrytëzojnë shtegun e gjatë 192 kilometra, i cili ngjitet nga Gryka e Rugovës nga Kosova, lëshohet deri në Plavë te Malit te Zi njërën anë dhe në Theth si dhe Valbonë në Shqipëri, në anën tjetër.  Këtë projekt të filluar me 2010 dhe të financuar nga qeveria gjermane, ministritë tona synojnë ta përtërinë. Ndërsa, bartëse të projektit do të jenë serish komuna e Pejës, e Plavës dhe e Shkodrës, të cilat kanë themeluar grupin drejtues për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij projekti”, shpjegon Istrefi.

Rrjetëzimi i OJQ-ve shtytje e turizmit nderkufitar

Një rol të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit ndërkufitar kanë organizatat joqeveritare dhe
Shqiperi-Thethi i bukur e i virgjer
(Foto:"Thethi Travel Guide")
rrjetëzimi i tyre, thotë Fatos Lajci, drejtor i ERA Group, e cila funksionon me këtë strategji dhe është nënshkruese e memorandumeve të shumta ndërrajonale.  Sepse, beson ai: 


“Bukuritë natyrore dhe kulturore, flora dhe fauna, mikpritja dhe bujaria me të cilën shquhen banorët e brezit kufitar, janë potencialet më të rëndësishme që garantojnë suksesin. Rrjeti i OJQ-ve të të tria shteteve ka arritur të bashkojë kryetarët e komunave ndërkufitare dhe qeveritë e të tria shteteve në qëllimin e përbashkët të zhvillimit të këtyre zonave.Por, shfrytëzimi i këtyre resurseve lë për dëshiruar,  meqënse duhet përkushtimi që nga qytetari deri në hartimin e një strategjie shtetrore  për ruajtjen e ambientit  së pari, në mënyrë që te joshim vizitorët me krijimin e kushteve me elementare ", thote z. Lajci, regjisor filmi dhe ambientalist, i cili një dekadë të jetës ka kalaur në hulumtimin dhe promovimin e resurseve të bjëshkëve të këtij rajoni ndërkufitar.

Lajci, ambientalist i apasionuar
Përderisa Programi  Seenet 2 , është një rrjet ndërkufitar bashkëpunimi ndërmjet Italisë dhe Evropës Juglindore i cili punon në programin trevjecar ndërrajonal për decentralizimin e bashkëpunimit, me qëllim të fuqizimit të shkathtësive qeverisëse si dhe poromovimin e zhvillimit të qëndrueshëm lokal në Pejë, Shkodër, Nikshiq, Kraljevë dhe Nish. Financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë, provincës autonome të Trentos dhe komunës së Pejës,  projekti Zhvillimi i Turizmit Rural në rajonin e Rugovës, është finalizuar me 5 shtëpi akomoduese në katër fshatra, me shenjëzime, shtigje ecjeje si dhe muzeun nga jeta dhe tradita e këtyre trevave.