Cmimi "Teuta"me kristale te Trepces |
Zv/Abazi dhe Jevrem Berkoviq |
Në gjirin e Bjeshkëve të Rugovës, shkrimtarë shqiptar e malazez nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi u bashkuan rreth vargut për të dëshmuar edhe një herë se janë poetët ata të cilët trasojnë më së miri rrugën e përafrimit ndërmjet popujve. Karvani i "Muzave të Alpeve" me emra të njohur të letërsisë shqipe dhe malazeze si: Jevrem Berkovic, Mirash Martinovic, Safet Hadrovic, Sadik Bejko, Entela Kasi, Ibrahim kadiru, Agim Vinca, Rexhep Ferri etj., filluan me vizitën në komunën e Pejës dhe atë të Decanit. Shkrimtari dhe publicisti nga Kosova Ibrahim Kadriu, anëtar i bordit të Shoqates Rajonale të Shkrimtarëve "Teuta", tha se:
Berkovic te Selmanaj: "N'Tirane studentet me brohoriten: "Skenderbeu...Skenderbeu!"" |
Poetët të ndryshojnë pasqyrën e gabuar për popujt e Ballkanit
Shkrimtarja Entela Kasi, kryetare e Pen Qendrës së Republikës së Shqipërisë tha për DW-në se:
"Për sa i takon konceptit, ishte një organizim jashtzakonisht i bukur në një mjedis Alpesh dhe në një vend muzash nga të cilat janë frymëzuar poetët si Azem Shkreli, emrat të cilëve mbeten testament i letrave shqipe. Unë falenderoj shoqatën "Teuta" për këtë sipërmarrje tepër të vështirë në aspektin e promivimit të kulturës në kushte të dy vendeve, të cilat ende nuk kanë ndërtuar vetveten me ekonomine e tyre dhe nuk kanë në program promovimin e identitetit kulturor të shqiptarëve, si një popull me kulturë të lashtë e mbi të gjitha, mjaft paqedashës".
Ndërsa, për shkrimtarin Safet Hadrovic Vrbički, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Boshnjak të Malit të Zi:
"Muzat e Alpeve" kanë shtruar para nesh një rrugë të mirë për të ardhmen që të njihemi, të përkthejmë librat tanë, të bartim kulturat e njëri-tjetrit në brezat e rinj dhe të prezantohemi në botë si popuj të qytetëruar cfarë edhe jemi. Sepse, është misioni ynë që pasqyrën e gabuar për ne ta ndryshojmë".
"Celësi i Humbur" botohet në gjuhën malazeze
Shkrimtarja Entela Kasi, Pen Qendra e Shqiperise |
"Një libër i ndërtuar mbi çelësin e metaforës, i cili i flet kohës së ekzodit biblik kur mbi 1 milion shqiptarë braktisën trojet e tyre nga regjimi i Serbisë, për t’u nisur drejt rrugëve të botës, vërtet drejt humbjes së origjinës së tyre", vlerësoi kritiku dhe poeti nga Kosova, prof. dr. Agim Vinca.
Përderisa, për botuesin, Vujicic: "Botimi i veprës së poetit të madh shqiptar në gjuhën e tij është një hap i mëtutjeshëm në rrugën e trasuar tashmë nga poeti malazez Radovan Zogovic dhe i vellazërisë së Jevrem Berkoviqit me Ali Podrimjen, të cilët ishin shembull se si duhet cmuar vlerat e tjetrit dhe si duhet bashkëjetuar me popujt fqinj".
Cmimi "TEUTA"i ndahet shkrimtarit malazez Jevrem Berkoviq
Mirash Martinovic, autor i romanit "Teuta" |
Cmimi "TEUTA", ka rënë në duart e duhura, sa për veprën letrare poaq për angazhimin intelektual gjatë luftërave të viteve '90-të që përfshinrë rajonin, tha për DW-në shkrimtari i mirënjohur malazez Mirash Martinovic, njëri ndër tre themeluesit e ShRSh "Teuta":
"Sepse, Bërkoviqi, në vend të dallimeve dhe luftërave fliste për paqen dhe pajtimin, për miqësinë dhe shkëmbimin, në cfarë ishte krejt i vemtuar. Por, vetmia nuk ia lëkundi aspak guximin, duke kërkuar që ata t' i përshtaten atij dhe jo ai atyre. Koha i dha të drejtë dhe vërtetoi qendrimet e tij me një PO të madhe. Ai zë i guximshëm, edhepse ka qënë vetëm një drite e vockël në një det errësire dhe cmendurie, ka shkelqyer dhe ka dhënë shpresë. Për këtë shpresë Berkoviqi e ka merituar Cmimin "Teuta"!"
Prof.dr.Vinca dhe Ali Gjeqbritaj |
"Muzat e Alpeve 2014" do të mbahen në Malit të Zi
Jevrem Berkoviq, vellam i poetit të ndjerë të Kosovës Ali Podrimja dhe pasardhës i denjë i poetit malazez Radovan Zogoviq,i cili me 1937 me ciklin"Ardhësit-Këngët e Ali Binakut", nxori në pah shpronësimin, përndjekjet dhe padrejtësitë që po iu bëheshin shqiptarëve të Kosovës nën sundimin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sloovene,iu drejtua të pranishmëve:
"Në emër të varrit të Zogoviqit, në emër të vëllazërisë sime dhe të Ali Podrimjes, në emër të të gjithë atyre historive të popullit malazez dhe shqiptar, qe pasardhësve të atyre të cilët ua vranë edhe të shenjtin shpend-lejlekun nën qati, të mos silleni ndaj tyre ashtu sic janë sjellur paraadhësit e tyre ndaj paraardhësve tuaj. Të gjithë ata, madje edhe malazezët të cilët Kosovën e përjetojnë si shtet te tyre, prezantojnë një dekor civilizimi për shtetin e Kosovës, cfare Evropa do të dije ta vlerësojë. Une e di se ashtu do të jetë!".
Karvani i "Muzave te Alpeve 2013" gjate vizites te kryetari i komunes se Pejes,dr.Ali Berisha |