Manastiri i Deçanit |
Liturgjia qendrore e Krishtlindjeve ortodokse u shërbye në Manastirin e Gracanicës nga drejtuesi i Kishës Ortodokse Serbe për Kosovën Teodosije, Peshkop i Rashkës dhe Prizrenit i cili dha mesazhe paqeje. Në liturgjinë qendrore të Krishtlindjeve në Gracanicë mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili në prag të vizitës tha, se udhëton në Kosovë me mesazhe paqeje. Në liturgji ishte i pranishëm edhe Aleksandër Vulin, ministër për Kosovën në qeverinë e Serbisë, të cilit nga autoritet kosovare iu refuzua kërkesa për vizitë në Manastirin e Gjakovës, por iu lejua vizita në manastiret e tjera.
Manastiri I Gracanices(foto DW) |
Liturgjia e mbajtur në manastirin e Graçanicës u sigurua nga forca të konsiderueshme të Policisë së Kosovës. Ndërkohë që rruga prej kalimit kufitar në Merdare deri në Graçanicë ka qenë me shumë policë të Kosovës, të cilët kanë siguruar udhëtimin e delegacionit serb. Zëvendëskryeminisri Aleksandar Vuçiq, ministri serb për Kosovën Aleksandar Vulin dhe ministri i Mbrojtjes Nebojsha Rodiq kanë kaluar deri në Graçanicë pa asnjë problem. Aleksandar Vuçiq u prit para Manastirit të Graçanicës nga prefektë serbë të Kosovës dhe qytetarë të shumtë.
Incidente nga serbet-Protesta nga shqiptarët
Por ndonëse Krishtlindjet cilësohen si festë e paqes, dashurisë dhe përqafimit të vlerave njerëzore, ato u shoqëruan me incidente nga serbët në veri të Kosovës dhe protesta nga shqiptarët në Gjakovë, qytet në perëndim të Kosovës. Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të
Ne Manastirin e Decanit-Krishtlindje te qeta dhe pa figura politike
Sivjet,Krishtlindjet ne Manastirin e Decanit te pazakonshme... |
Për dallim nga manastiret e tjera por edhe nga vitet e mëparshme, Krishtlindjet në Manastirin e Decanit sivjet u kremtuan në një atmosferë të qetë, rreth të ngushtë fetar dhe pa figura politike. Ndërsa në liturgjinë qëndrore të Krishtlindjeve në Gracanicë mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili në prag të vizitës ka thënë se udhëton në Kosovë me mesazhe paqeje. Në liturgji ishte i pranishëm edhe Aleksandër Vulin, ministër për Kosovën në qeverinë e Serbisë, të cilit nga autoritet kosovare iu refuzua kërkesa për vizitë në Manastirin e Gjakovës por iu lejua vizita në manastiret e tjera. Ndërsa autoritetet kosovare kanë uruar besimtarët ortodoksë, duke i cilësuar krishtlindjet si festë të paqes, dashurisë dhe përqafimit të vlerave njerëzore.
Ajetë Beqiraj/Bahri Cani