![]() |
Punishtja e hidrocentraleve ne Gryke te Decanit |
"Kelkos Kompani", është kompani simotër e kompanise austriake "Kelag International", së cilës i është mundësuar ndërtimi i 3 hidrocentraleve të vogla në Grykë të Decanit në vlerë prej 55 milione eurosh,ne ndertimin e te cilave nuk eshte punesuar asnje punetor I komunes se Decanit,sipas premtimeve paraprake.
Premtimet e papermbushura te investitorit austriak per hapjen e qindra vendpunimeve gjate ndertimi te tri hidrocentraleve ne gryke te Decanit ne vlere prej 55 milione eurosh dhe angazhimi zero i punetoreve nga komuna e Decanit, eshte asgje krahas cenimit te se drejtes elementare per furnizim me uje te paster per pije. Sepse, kompania punekryese e
![]() |
Adem Gjikokaj |
Punekryesi i hidrocentraleve nderpret dy kaptazhe me prurje prej 12 l ne sec
Adem Gjikokaj,nga KRU "Hidrodrini"ne Decan shpjegon për Radio Kosovën, se ndërmarrja e kontraktuar gjatë gropimit për zhvendosjen e gypave të ujësjellësit i cili është bërë pa leje as pa matje gjeodezike,ka bere ndërprerjen e dy kaptazheve me prurje prej 12 litrash në sec., përderisa në kaptazhin kryesor kanë shkaktuar turbullimin e ujit. „ Si rrjedhoje, dy burime kane humb dhe per dite te tera uji ka qene i papishem per 24 fshatra me rreth 30 mije banore. Dhe, nese vazhdon keqperdorimi i lejes se ndertimit pa u konsultuar me komune dhe me ne, futja e gypave F 1,900 rrezikon bartjen e gjithë ujit brënda tyre dhe mbetjen e vendbanimeve të tëra pa ujë.Ndaj, punimet jane nderprere dhe meqense asetet e Hidrodrinit jane prekur pa leje, dy burime uji jane demtuar dhe gypat jane mbuluar, kerkojme sanimin e problemit dhe vazhdimin punimeve pa cenuar ujesjellesin",tha Gjikokaj.
![]() |
Decanasi Daut Cacaj |
Nga demtimi i gypave vendbanime te tera pa uje te pijes
Muhamet Cacaj nga Decani, eshte vetem njeri nder qytetaret e shumte i cili eshte i detyruar te bleje ujin. “Ne faktikisht nuk kemi uje te pijes.Madje, cdo i treti femije eshte i semure nga fyti pas infektimit me uje te ndotur. Tash e blej ujin se s' mund t'rrezikoj shendetin e femijeve!"Perderisa, decanasi Ismet shabanaj ankohet se:“Ne qe nga ajo dite nuk kemi uje te pijes dhe uji sipas analizave eshte i ndotur. Ndersa, kemi deme te konsiderueshme edhe ne kroje dhe paisje tjera qe jane shkaktuar nga uji me balte pas demtimit te gypave. Krahas degradimeve te natyres;, heqjes se drunjve e lenjes se ketyre prerjeve te dheut te pambrojtura si rrezik per cdo kalimtar, tani edhe krojet na i demtuan...Ne per momentin nuk kemi uje dhe nese pak dite merr vape ne do te mbetemi pa uje".Perderisa, perfaqesuesi I komunitetit Syle Mushkolaj, teksa tregon burimin me prurje marramendese tashme te shterruar, flet I deshperuar:"Kem pas mendu si kur te bahemi shtet udheheqesit tane do t' na dalin zot dhe kurre nuk do t' kemi nevoje te ngrisim zanin vet.Por,perdite e ma mire po e shohim se kot ua japim votebesimin,se te gjithe po I shohin interest e veta e ne po duhet te mbrojme vet te drejtat tona..Dy burime na I kane mbyll e pasojat tash po shihen.Vec,po iu baj apel prej ketu se ne vazdhofshin keshtu pa krye,kane me paspune me shtate katunde se na dime e mundemi me I dal zot vetes!"
Gypat e hidrocentraleve, 1.8-2 m |
"Hidrodrini"ne pritje te projektit nga "Kelkos Energy"
Agron Tigani, drejtor i Kompanise Rajonale te Ujerave "Hidrodrini", tha per Radio Kosoven se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Ministria per Zhvillim Ekonomik, kompania "Kelkos Energy si dhe Komuna e Decanit jane njoftuar pa u ofruar punekryesi te burimet.Si pasoje e kesaj neglizhence jane humbur dy burime ne sistem te drenazhimit. "Donatori po ve edhe dy gypa paralel dhe brenga jone eshte se mund te demtohen burimet ujore nga te cilat furnizohen mbi 30 banore. Ne kemi bere inqizimin e gjendjes dhe kemi prezantuar demet,ndersa nga Kelkos Energy kemi kerkuar nje plan detal se kah do te kaloje gypsjellesi qe eshte i dimensioneve 1.8 deri ne 2 metra. Investitori ne KK Decan kane premtuar se do ta hartojne projektin dhe do te vine me nje propozim. Ndaj, punimet jane nderprere per kohe te pacaktuar ",tha per Radio Kosoven drejtori Tigani.
"Kelkos Anergy"e mbyllur per media
![]() |
Decanasit percjellin me shqetesim punimet qe ua rrezikojne burimet e ujit te pijes |
Punimet vazhdojne te jene te nderprera per rreth nje muaj. Akteret relevante premtojne zgjidhje te duhur. Perderisa, komuniteti paralajmeron se ne rast se zeri i tyre has ne vesh te shurdher, do te kunderpergjigjen me protesta dhe radikalizim te qendrimeve deri ne mosnjohjen e Zones se Vecante te Manastirit te Decanit.