Te pranishem qytetare te shumte |
Filluan punimet e shumepritura... |
Qarkullim më të shkurtër, më të shpejt dhe më komod do të ofrojë rruga e shumëpritur nga qytetarët e fshatrave Strellc dhe Isniq e njohur si Drumi I Telit. Sot, me rastin e fillimit të punimeve ministry për infrastrukturë në qeverine e Kosovës Lutfi Zharku me këtë rast tha se:
Ministri Zharku premton investime te tjera infrastrukturore |
Kryetari I komunës së Decanit Rasim Selmanaj tha se “ky projekt po zgjidh problemin e këtyre banorëve një herë e përgjithmonë duke lidh fshatrat mes vete si dhe krijuar qasje më të lehtë në rrugët kryesore. Ne kemi qënë të përkushtuar për ndërtimin e kësaj rruge dhe natyrishëm kemi fituar edhe mbështetjen e ministrit“.
Ndërtimi I rrugës së shumëpritur gëzon qytetarët
Ndërsa, sipas Albert Kurtulajt, përfaqësues I fshatit Strellc I cili I dha shtytje të vazhdueshme ndërtimit të këtyre rrugëve kjo ka një rëndësi të vecantë për strellcianët dhe banorët e fshatrave përreth.
Ministri Zharku dhe kryetari Selmanaj pergezojne qytetaret |
Rruga e shumëpritur e filluar te lagjet Beqiraj-Dautaj e cila vazhdon edhe në të dy krahët e segmentit rrugor të njohur si Drumi I Telit lidh fshatrat Isniq dhe Strellc dhe dhjetëra fshatra të tjera duke shkurtuar rrugën rreth e qark me kilometra të tërë. Asfaltimi I rrugëve është mundësuar nga Ministria e Infrastrukturës së Republikës së Kosovës në vlerë prej 242,368.11 euro. Ndwrsa, sfidë për komunën e Decanit mbetet largimi i vendgrumbullimit të hapur të mbeturinave i cili ka rrënuar edhe shtratin e lumit që kalonte ndërmjet fshatrave Strellc dhe Isniq dhe i akumuluar për vite të tëra përbën rrezik të vazhdueshëm për qytetarët e kësaj zone.