Dr.Islam Lauka-Ambasadori i pare i Shqiperise ne Kosove shpallet "Qytetar Nderi"i komunes se Decanit |
Jashar Dobraj, kryesues I asamblesë komunale të Decanit fillimisht kumtoi se “asambleja komunale e Decanit, në seancën e 29 korrikut 2016 solli vendim që “Asamblea Komunale e Decanit tw shpall “Qytetar Nderi” ish ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë dr.Islam Laukën me motivacion:”Për kontribut të shquar në shkencë, politikë dhe diplomaci”. Me këtë akt kuvendi komunal I Decanit vetëm sa formalizon atë që ka qënë faktike sepse ambasadori Lauka me kontributin e tij ka qënë pjesë e Decanit gjithmonë”.
Aldo Bumçi: "Tituj të tillë nderojnë politikën shqiptare"
Vlerësimi I sotëm për dr.Islam Laukën është një nder për gjithë politikën shqiptare, tha deputeti I Kuvendit ë Shqipërsië, Aldo Bumçi,sipas të cilit me 2009, kur dr.Islam Lauka u emërua ambassador I Shqipërisë në Kosovë, ishte një përiudhë shumë e ngarkuar : “Në atë përiudhë janë nënshkruar rreth 100 marrëveshje Shqipëri-Kosovë. Është bashkërenduar puna ndërmjet dy ministrive për njohjen e Kosovës, anëtarësimin e saj në mekanizma ndërkombtar dhe gjatë gjith kësaj kohe, nuk kemi qënë dëshmitar I asnjë inicidenti apo debati...“.
Titullin “Qytetar Nderi” dr.Islam Laukës ia dorëzoi kryetari I komunës së Decanit. Rasim Selmanaj, I cili me këtë rast tha se: “Gjatë gjithë kohës që ka qënë ambassador, mendoj se dr. Islam Lauka “de facto dhe de jure”, është ndjerë qytetar I Decanit dhe besoj se e njeh më mirë se sa ne, historinë e Decanit dhe vlerat që I kemi”.
Lauka: Po bëhem“Qytetar Nderi”I Decanit të besëlidhjeve të mëdha
Përderisa, dr.Islam Lauka me këtë rast tha se shpallja “Qytetar Nderi” I Decanit,si një vend I besëlidhjeve të mëdha, është një nder për Malcinë e Gjakovës dhe për Shqipërinë. “Sepse, Decani këtë e ka dëshmuar jo me një ditë apo me një vit, por gjatë gjithë hisotrisë. Në Decan ka familje të cilat tash e 150 vjet nuk kanë lëviz nga ideja e shqiptarisë”.
Në vitin 2012, asambleja komunal e Decanit pat shpall “Qytetar Nderi”edhe ish-kryeminsitrin e Shqipërisë dr.Sali Berishën.