Arkivi

Besimet tradicionale shqiptare-shembull harmonie ndërfetare kudo në botë

25 qershor 2017, RTK. Teksa nëpër vende të ndryshme po zhvillohen beteja të egra ndërfetare, komuniteti shqiptar kudo në botë mbetet shembull i harmonisë ndërfetare. Po këtë fryme harmonie shekullore promovojnë bashkërisht edhe prijësit fetar të tri besimeve  tradicionale shqiptare, në Nju Jork.

Kisha Katolike Shqiptare në Amerikë “Zoja e Shkodres” me seli në provincën Harsdale(Yonkers) të Nju Jorkut, në të cilën frekuentojnë  besimtarë shqiptar nga shtetet: New Jersey, Conectikat dhe New York është ndertuar me contributin e besimtarëve si dhe është bekuar në vitin 1999.

Dom Pjetër Popaj:"Të respektojmë dallimet dhe të njohim afrimin"


Dom Pjeter Popaj
Kisha Katolike Shqiptare,NY
Ketu meshat predikohen vetëm në gjuhën shqipe, thotë për RTK-në kreu I kësaj kishe Dom Pjetër Popaj, I cili shton se:

 “Ne jemi njerëz të fesë dhe të besimit dhe të gjithë besojmë në një Zot,vecse në mënyra të ndryshme.Pra, kqyrim gjanat që na bashkojnë dhe respektojmë dallimet.Pra, këtë ta kemi ndërmend gjithmonë, të respektojmë dallimet dhe të njohim afrimin dhe bashkimin, se jemi të një gjaku, të një culture, të një historie dhe të një Zoti në qiell. Unë them gjithnjë se jemi dy shtete por kemi një komb, kemi dy dialekte por kemi një gjuhë. Kemi dy besime, katolikë e musliman, por kemi nje Zot. Pra, në të gjitha jemi një!”

Famullitari amerikan predikon shqip në Kishën Ortodokse Shqiptare 

 Kisha Ortodokse Shqiptare e Shën Nikollës në Nju Jork, wshtw me e reja e dioqezës së Bostonit. E themeluar nga rilindasi ynë I shquar, peshkop Theofan Stilian Noli, kwtu nga një prijës fetar amerikan meshat predikohen edhe në gjuhën shqipe.

Ati Nathan,
Kisha Ortodokse Shqiptare, NY
“Unë gëzohem kur takohem me vëllezërit e besimeve tjera, meqe duke biseduar ne kuptojmë se përpjekjet tona për të ndihmuar njerëzit në nevojë  janë të njëjta. Ne kur bashkohemi bisedojmë edhe për pjesën e bukur të vëllazërisë dhe të familjes si dhe kotrnbutin e shqiptarëve karrshi botës dhe ne s’ jemi të ndarë nga besimi, por jemi të bashkaur në ndryshimet tona dhe në mbështetjen ndaj njëri-tjetrit. Ndërsa, mesazhi i krishterë për dashuri dhe kujdes ndaj njëri-tjetrit është edhe I Kishës Ortdokse Shqiptare, se dashuria s’është vetëm fjalë por ajo cfarë ne bëjmë për ta praktikuar atë dashuri.  Ne këtë dashuri kemi gjetur në Zotin që I shërbejme dhe  ai na mëson që të besojmë dhe të veprojmë. Ne nuk kërkojmë domosdoshmërisht nga të tjerët të bëjnë cfarë bëjmë ne por ne i therrasim ata që ta ndajmë atë dashuri, me shpresne se përmes saj jo vetëm bëjmë njerëz më të lumtur, më të fortë dhe më të shenjt por bëjmë dhe botën një vend më të mirë”, thotë për RTK-në At Nathan, nga Kisha Ortodokse Shqiptare në Amerikë.

Imam Edin Gjoni: "Vlerat që kemi t'ua bartim krenar brezave të rinj"


Imam Edin Gjoni
Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane, NY
Përderisa, nga imam Edin Gjoni, nga Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane në Queens, e themeluar në vitin 2000 nga shqiptar të rrethit të Ulqinit dhe të Tivarit por edhe me kontributet e shqiptarëve të trojeve tjera etnike, vjen mesazhi I paqes, dashurisë dhe mirëkuptimit. “Mesazh i dashurisë, mëshirës, respektit dhe përafrimit me njëri tjetrint, pavarësisht dallimeve në drejtim të edukimit, avancimit, përshpirtërimit në përgjithësi. Mesazh I mirekutpimit me njëri-tjetrin në cdo aspect, I krenarisë me atë cfarë kemi që duke I ruajtur dhe prezervuar t’ua bartim brezave të rinj”, tha imam Edin Gjoni për RTK-në.

Në këtë kohë betejash të egra ndërfetare nëpër vende të ndryshme, harmonia ndërmjet tri besimeve tradicionale shqiptare e kultivuar ndër shekuj  është shembulli më I mirë se si duhet ruajtur dhe kultivuar toleranca ndërfetare në botë.


Jeta Beqiraj, NY