![]() |
Guri mbivarror në Istog |
Ndodh që herë-herë ekipe arkeologësh gërmojne me vite në një lokalitet për gjetje të cilat një qytetar I thjeshtë I has krejt rastsisht. Kështu ndodhi edhe me 71 vjecarin Salih Feke Zogajn, nga lagja Gjyshkokë e Kaliqanit të Istogut, I cili për të dytën herë brënda dy dekadave gjen pjesë të gurëve mbivarror të cilët dëshmojne lashtësinë tonë brënda ketyre hapësirave ilirike.
![]() |
Salih Zogaj, para 20 vitesh gjeti nje gur mbivarror ilir |
Salih Zogaj-“Arkeologu” I rastsishëm I gjetjeve ilire
Pas dy dekadash, nga po I njëjti qytetar Zalih Zogaj, do të gjendet një zbulim tjetër poaq i rëndësishëm I cili besohet e jetë vazhfimësi e gjetjes së parë. “E tash kur nisi bageri me e hap rrugën e fshatit Kaliqan, e pashë skajin e një guri t’madh edhe thashë ta kqyri cka asht puna e tij? M’interesojke se edhe në t’parin ka pas shkronja e thashë ta kqyri edhe këtë cka po del? Ia kam heq dheun dalngadalë më kazmë zbulova aty tuj heq dheun dalngadalë edhe tuj e shplu, tuj e shplu edhe e gjeta nje qosh t’shkronjes. Atëherë e kam shplu krejt e nxorëm shumë copash por cka mujtëm, I nxorëm, u munduam me I pastru dhe I lajmruam në muze. Erdhën e fotografuan dhe tash pop resin me I marr”,rrëfen Zogaj, I cili kur paralajmrohet se mund të tërhiqen nga dikush që ka tendencë të shtrembëroj histroinë, reagon përnjëherësh: “Jo se I I marr kta besa qetah I coj sonte n’oborr se kjo është e shenjë e vjetër shumë dhe dëshmon vjetërsinë e vendbanimeve ilire te ne!”
Brënda dy dekadash dy gjetje identike nga I njëjti person
Mundesinë se kjo gjetje e dytë pas 20 vitesh nga qytetari Salih Zogaj mund të jetë pjesa tjetër e gurit mbivarror të dëshmorit ilir të shekullit II të erës sonë, Viatorit, e ngrit Enver Boletini, zyrtar për trashëgimi kulturore në komunën e Istogut-përgjegjës për muze dhe arkeologji.
![]() |
Pllaka mbivarrore e Vitaorit ekspozuar ne Muzeun e Istogut |
“Sipas të gjitha gjasave, bëhet fjalë për vazhdimësinë e plakës mbivarrore që ne tashmë e kemi në muze. Këtë mbetet ta konfirmojnë specialistët arekologë, por fjala rrënjë e kësaj pllake mbivarrore është “Bato”, qysh unë e lexova dhe ndërlidhet edhe në aspektin e fushës mbishkrimore por edhe jashtë saj është dekoracioni standard I stellave dardane, pra dekoracioni I vilës së rrushit”, thotë Boletini, sipas të cilit bëhet fjalë për një dëshmor ilir Viator, pjesa tjetër e gurit mbivarror të të cilit është I ekspozuar në hollin e Pallatit të Kulturës në Istog.
“Fjala është për dëshmorin ilir me emrin Viator, dhe poashtu, fjala “bato” është dendur e përdorur si mbiemër I ilirëve të asaj periudhe. Kjo pllakë mbivarrore I kushtohet një deshmori ilir të asaj periudhe, Viator edhe Bato. Ndërsa, në pjesën e gjëtur këtë të ejte nga banorët e Gjyshkokës, sipas permasave por edhe sipas vijës së thyerjes, mua ma merr mendja se është pjesa e mbetur e kokës së plakës mbivarrore të Viatorit. Kjo,gjithësesi mbetet të vërtetohet nga specialistët. Gjithësesi, është e shkruar vetëm në latinishte, por sipas të dhënave të dr. Naser Ferrit, sa I përket kësaj pllake mbivarrore në muze bëhet fjalë për një vendbanim ilir, I cili ka qënë I tanguar nga rruga e vjetër antike e cila I ka lidh të gjitha vendbanimet antike ilire: me Pejën, Prizrenin Fushë-Arrëzën, Ulqinin që njihet si vija Dizenta e njohur romake edhe kjo është pjesë e asaj rruge.
Vetëdie e lartë qytetare për rëndësinë e gjetjeve arkeologjike
Vetëdia e lartë e qytetarëve të Istogut për rëndësinë e gjetjeve arkeologjike po ndihmon dukshëm idenitifkimin e thesarit të trashgimisë arkeologjike në këto hapësira dhe tërheqjen e pa dëmtimte, shton për RTK-në Enver Boletini. Ndërsa, qytetarët fatlum të cilët janë
![]() |
Gjetja besohet te jete pjesa tjeter e gurit te Viatorit |
Istogu është ndër komunat e rralla të Republikës së Kosovës I cili shquhet për thesarin e trashegimisë arkeologjike brenda territorit të vet. Jo fort larg, në fshatin Vrellë të kësaj komune, arekologët e Institutit Arkeologjik të Kosovës kane zbuluar gjurmë të lashta të një qyteti të tërë antik.